E shtunë, 24 Korrik, 2021
24.5 C
Tirana

Kina fiton betejën me koronavirusin, presidenti kinez jep lajmin e mirë

Në Itali, vdekshmëria është e lartë nga koronavirusi, e ndërsa në Kinë situata paraqitet drejt përmirësimit. Presidenti kinez Xi Jinping, teksa vizitoi sot qytetin e Wuhan, epiqendër e shpërthimit të epidemisë nga koronavirusi, tha se Kina pothuajse e ka fituar ‘betejën’ me virusin vrastar.

Sot Kina ka regjistruar rekordin minimal të rasteve të reja të koronavirusit. Gjatë 24 orëve të fundit, ka patur vetëm 19 viktima nga 40 që ishin një ditë më parë.

Ndër rastet e reja, 17 kanë të bëjnë me qytetin Wuhan, epiqendrën e epidemisë. Ndërsa dy të tjerët të infektuar janë ata që kanë udhëtuar në Mbretërinë e Bashkuar dhe në Spanjë.

Rastet e “importuara” në Kinë deri më tani janë 69. Në kohën kur koronavirusi goditi Wuhanin në fund të dhjetorit të vitit 2019, Kina ndërtoi 14 spitale të improvizuara në kohë rekord, për të trajtuar pacientët e shumtë të infektuar.

Pas më shumë se 2 muajsh, situata po stabilizohet. Dy spitalet e fundit në provincën Hubei janë vendosur të mbyllen, sipas agjencisë shtetërore të lajmeve Xinhua.

Të 14 spitalet u ndërtuan posaçërisht për t’u marrë me shpërthimin e koronavirusit dhe kryesisht trajtoheshin pacientë me simptoma të buta.

Përgjatë janarit dhe shkurtit, zyrtarët lokalë të shëndetit shndërruan objektet publike, siç janë stadiumet sportive dhe sallat e ekspozitës në spitale.

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

SHBA do të kërkojë nga Kina t’u përmbahet “rregullave të lojës”

Zëvendës Sekretarja amerikane e Shtetit Wendy Sherman pritet t'i bëjë të qartë Kinës në bisedimet e ardhshme, se Uashingtoni e mirëpret konkurrencën me Pekinin,...

Protesta masive në Australi, qytetarët kundër karantinës

Mijëra qytetarë australianë protestuan këtë të shtunë në disa qytete kryesore të vendit kundër karantinës totale që është vendosur në shumë zona për shkak...

Ligjvënësit amerikanë kërkojnë që Olimpiada më 2022 të mos mbahet në Pekin

Një grup i ligjvënësve amerikanë, i ka bërë thirrje Komitetit Ndërkombëtar Olimpik, që të shtyjë Lojërat Olimpike Dimërore të vitit 2022 dhe të ndërrojë...

Skandali Pegasus: Shtete që përdorën programin përgjues

Aktivistë, gazetarë dhe politikanë në të gjithë botën janë përgjuar përmes telefonit, duke ngritur shqetësimet për mosrespektimin e privatësisë dhe abuzimin me të drejtat...

Merkato/ Nedved zbulon vendimin për të ardhmen e Ronaldos

Zëvendës Presidenti i Juventusit, Pavel Nedved, ka treguar se çfarë do të ndodhë me të ardhmen e Kristiano Ronaldos, në skuadrën bardhezi. Pas fitores së...