Ambasadorja amerikane Yuri Kim, ka reaguar lidhur me urdhër-arrestet për dosjen 339. Me anë të një postimi në Twitter, diplomatja amerikane shprehet se SPAK (Struktura e Posaçme Antikorrupsion) po zbulon lidhjet mes krimit të organizuar dhe korrupsionit. Ambasadroja thekson se Reforma në Drejtësi po ecën para dhe nuk do të ndalet.
Kujtojmë këtu se GJKKO (Gjykata Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar) ka lëshuar 22 urdhër-arreste për dosjen 339. Ata janë komisionerë nën akuzë për “votim më shumë se një herë pa u identifikuar”.
Postimi i ambasadores
“Puna e SPAK për çështjen 339 po zbulon lidhjet midis krimit të organizuar dhe korrupsionit. Reforma në Drejtësi vazhdon të ecë përpara dhe nuk mund të ndalet. Edhe një gur”, shprehet ambasadorja.
The SPOs work on the 339 case begins to reveal the links between organized crime and corruption. Justice reform continues to move forward and cannot be stopped. Edhe një gur! https://t.co/EONsS6RN2f
— Ambassador Yuri Kim (@USAmbAlbania) July 28, 2020