E premte, 15 Janar, 2021
3 C
Tirana

Këshilli Politik/ Hajdari: Mora garanci nga PS-ja që listat do të hapen 100%

Deputetja Rudina Hajdari shprehet se ka marrë garanci nga Partia Socialiste se listat do të hapen 100%.

Në përfundim të mbledhjes së Këshillit Politik, Hajdari u shpreh se 30 korriku është mënyra më e drejtë për të garantuar atë që ata kanë kërkuar.

“Pavarësisht një procesi goxha të gjatë këtu në këshillin politik, të gjithë jemi të lodhur, por qytetari po triumfon. Zëri i qytetarëve do të dëgjohet, ne do të shkojmë drejt ndryshimeve kushtetuese. Edhe pse jemi lodhur, edhe pse ka pasur tone të larta mashkullore, i kam duruar me një qëndrim, për të garantuar të drejtën e qytetarëve për të zgjedhur.

Në këtë mbledhje morëm garanci, që shumica duhet të kuptojë, që listat do të hapen 100%, kjo garanci u dha sot. Pas ndryshimeve kushtuese jam e hapur për të bashkëpunuar me PD-në për të amenduar Kodin Zgjedhor për hapjen e listave 100%. Çdo standard që garanton këtë drejtë, edhe koalicionet, që prekim një standard që përkon me vendet e BE-së, por edhe një standard që garanton zgjedhje të lira dhe të ndershme. 30 Korriku është mënyra më e drejtë për të garantuar atë që kemi kërkuar”, tha ajo.

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

SHBA vijon tërheqjen e trupave nga Afganistani, kanë mbetur vetëm 2.500

Ushtria amerikane ka ulur nivelin e trupave në Afganistan në 2.500. Ky është niveli më i ulët i pranisë amerikane në gati dy dekada,...

Aksidenti me 4 viktima/ Momenti i parakalimit të gabuar të ‘Citroen-it’ (Video)

Publikohet video e aksidentit që i mori jetën 4 shtetasve nga Kosova në Rrugën e Kombit, mbrëmjen e djeshme (14 janar). Në videon e publikuar...

Rigoni dhe samiti i Tiranës

Nga: Frrok Çupi Këtu është në plan një samit dialogu mes shteteve fqinje, por njëkohësisht disa kanë lëshuar fjalë kundër, sikur ‘u bëmë ne shqiptarët...

Vllaznia me njërën dorë te titulli, Teuta zhyt Bylisin në krizë

Përfundojnë dy ndeshjet që hapën siparin e javës së 14 të Kategorisë Superiore. Teuta mundi me rezultatin e pastër 2-0 Bylisin, dhe me këtë fitore...

Nuk mbajti premtimin për ujësjellësin, banorët lidhin te pema kreun e komunës

Kryetari i komunës në qytetin jugor meksikan Chiapas, Oscar Ramirez është lidhur nga banorët e zonës, pasi nuk mbajti premtimin për ndërtimin e një...