E hënë, 24 Janar, 2022
-0.5 C
Tirana

Zjarri te ‘Sarajet e Toptanëve’, ‘përplasje’ e fortë nga politika

Pak para mesnatës, rreth orës 24:00, një zjarr ka rënë tek “Sarajet e Toptanëve”. Zjarri ka qenë i qëllimshëm, teksa kamerat e sigurisë kanë filmuar autorin i cili largohet me vrap pasi i vuri flakët një nga godinave me arkitekturën më të veçantë në Tiranë.

Autori i ka vënë zjarrin në 2 vatra nga dritarja e pasme, teksa kryebashkiaku Erion Veliaj ka hedhur akuza të forta, duke thënë se e gjitha është e qëllimshme për të ndaluar shpronësimin e kësaj godine. Duke marrë shkas nga kjo situatë, Veliaj njofton se ka biseduar me kryeministrin Edi Rama, i cili ka autorizuar shpronësimin e përshpejtuar.

Ja se çfarë shkruan Veliaj

“Mbrëmë, në orën 23:49, Policia Bashkiake, pranë AMK – po, ata që sulmonte presidenti – kanë njoftuar sallën operative për zjarrvënie pranë monumentit të kulturës, të njohur gjerësisht si ‘Sarajet’.

Në pak minuta, zjarrfikësit e Bashkisë së Tiranës kanë shuar zjarrin e qëllimtë në 2 vatra .

Në dallim nga shumë objekte, për të cilat bëhet zhurmë pa lidhje, si lodrat te Liqeni apo ngrehina e tallashit te Teatri Kombëtar, objekti ‘Sarajet’ është monument kulture.

Dje, nën stilin e shkollës “Kosova”, u tentua djegia e objektit nga dritarja e pasme, që pronarët të ndalojnë shpronësimin.

Kamerat e sigurisë kanë kapur zjarrvënësin teksa largohet përballë ‘Torre Drin’, ndërkohë Policia e Shtetit po punon për ta çuar në pranga. Por, zjarrvënësit e vërtetë janë porositësit – edhe për këta nuk do ketë mëshirë! Politikanë që ditën merakosen për lodrat, e natën i vënë zjarrin qytetit.

Në mesnatë bisedova me Kryeministrin Edi Rama, i cili ka autorizuar shpronësimin e përshpejtuar për ‘Sarajet’, si një nga aktet e para të qeverisë së re. Ta harrojnë që aty do ketë ndërtim, e ta harrojnë që aty do ketë zjarr gjersa të bëhet shpronësimi. Nga sot ka nisur regjimi 24h roje!

Ngjarjet do rrjedhin si me poshtë:

  1. Shpronësim për 18 pronarët (jo të gjithë janë politikanë piromanë).
  2. Shpallja “Shtëpi Muze”, si shtëpia e Zekatëve dhe Skëndulatëve në Gjirokastër.
  3. Rikonstruksion dhe hapje për publikun.

Mirënjohje zjarrfikësve dhe policisë për mbrëmë!

Zjarri i qëllimshëm te Sarajet e Toptanëve, Meta: Ta hetojë SPAK

Kreu i Shtetit, Ilir Meta, i ka kërkuar SPAK-ut të hetojë për zjarrëvënien e qëllimshme te “Sarajet e Toptanëve”. Meta, tejet i rebeluar thotë se ky akt kriminal është përdorur rëndom vitet e fundit, për t’i hapur udhën ndërtimit të kullave. Sipas tij, babëzia e shfrenuar e betonit në Tiranë, ka shkatërruar shumë monumente historike, tradicionale, kulturore dhe objekte të rëndësisë së veçantë.

Çfarë shkruan Meta

Tirana u gdhi sot me një tjetër monument kulture, “Sarajet”, gati të shkrumbuar nga zjarrvënia e qëllimshme.

Ky akt kriminal dhe i dënueshëm është përdorur rëndom vitet e fundit, për t’i hapur udhën ndërtimit të kullave, “lavatriçeve të pastrimit të parave” në kryeqytet, siç denoncojnë edhe organizatat prestigjioze ndërkombëtare.

Viktimë e “piromanëve” ra pak ditë më parë edhe kurora e gjelbër në “Pallatin e Brigadave”, ku gjithashtu është planifikuar të ndërtohet një kompleks kullash.

Babëzia e shfrenuar e betonit në Tiranë ka shkatërruar shumë monumente historike, tradicionale, kulturore dhe objekte të rëndësisë së veçantë, ndërkohë edhe ato pak të mbetura rrezikohen të zhduken përgjithmonë.

Gjenocidi kulturor, barbaria ndaj identitetit tonë kombëtar dhe kushdo që luan me zjarrin për përfitim personal në dëm të interesit publik, meriton të ndëshkohet me të gjithë ashpërsinë e ligjit.

Nxis organin e Prokurorisë, SPAK si dhe të gjitha institucionet ligjzbatuese përgjegjëse të marrin çdo masë efektive për hetimin me transparencë dhe nxjerrjen para drejtësisë penale të autorëve, frymëzuesve dhe përfituesve të kësaj veprimtarie kriminale.

Sarajet e Toptanasve- një vlerë arkitekturore e Tiranës

Një nga monumentet e kulturës në Tiranë janë dhe “Sarajet e Toptanasve”. Vizitorët shqiptarë dhe të huaj janë gjithmonë kurioz për t’i parë nga brenda, dhe për të mësuar më shumë. Sarajet ndodhen në rrugën “Abdi Toptani”, në një kontrast me pallatet shumëkatëshe aty pranë. Para disa vitesh, ky vend ka funksionuar si bar-restorant por tashmë është i mbyllur dhe nuk lejohen vizitorë. Sarajet janë ndërtuar rreth viteve 1833-1840 dhe janë një nga të paktat saraje feudalësh të ruajtura në qytetet e Shqipërisë.

Ato përbëhen nga 32 ambiente në stilin oriental, të zbukuruara me dekoracione të ndryshme. Sarajet përbëjnë një kompleks arkitektonik me mure, oborre, puse, rrugë, porta të mëdha, banesa dhe ambiente ndihmëse.

Rrethuar me mure masive të lartë prej guri, ky kompleks krijon një fortifikim, duke marrë pamjen e një kështjelle të vogël. Këto ndërtime, karakteristike për shtresën e feudalëve, u përhapën nga gjysma e dytë e shek. XIX në trevën e Tiranës. Banesa dy katëshe, e ndërtuar nga mjeshtrat dibranë, është vendosur mbi një parcelë të rrafshët me orientim nga jug-lindja, duke i drejtuar diellit pamjen kryesore. Ajo paraqet interes nga ana ndërtimore, si për kompozimin funksional, trajtimin arkitektonik-dekorativ, ashtu dhe të lidhjes së saj në një ansambël të vetëm me ndërtimet përreth. Sarajet e Selim Pashë Toptanit njihen me emrin e dhëndrit të tij Servet Bej Libohovës dhe janë Monument Kulture nën mbrojtjen e shtetit.

Lexo edhe :   Merr detyrën Arqipeshkvi i ri i Kishës Katolike, politika bëhet bashkë

Margariti: Mbështesim Bashkinë në nismën për ta shndërruar godinën në një objekt publik

Ministrja e Kulturës, Elva Margariti, ka reaguar për flakët e zjarrit ku bën të ditur se është bërë kallëzim për zjarrëvënie të qëllimshme. Që në orët e para të ditës së sotme, nga ana e Drejtorisë Rajonale të Trashëgimisë Kulturore, Tiranë është bërë kallëzimi pranë Komisariatit të Policisë nr. 1, Tiranë, me dyshimin se bëhet fjalë për një zjarrëvënie të qëllimshme, për të zhvlerësuar godinën dhe tjetërsimin e funksionit të saj.

Lexo edhe :   Me poture ulur nderojmë sulltanin

Ministrja thotë më tej se Bashkia Tiranë kishte nisur procedurat e shpronësimit, për ta shndërruar në një institucion kulturor publik. Duke marrë shkas nga situata e krijuar, godina do të shpronësohet me procedurë të përshpejtuar. Ministria e Kulturës inkurajon organet kompetente, të zbardhin ngjarjen dhe të vendosin përgjegjësit para përgjegjësisë.

Statusi

Dje në mbrëmje u gjend mes flakësh godina e shek. XIX, e njohur si “Sarajet”, në rrugën “Alqi Kondi”.

Për vlerat e saj arkitektonike dhe historike, kjo ndërtesë u shpall në vitin 1973, monument kulture e kat. I

Që në orët e para të ditës së sotme nga ana e Drejtorisë Rajonale të Trashëgimisë Kulturore, Tiranë është bërë kallëzimi pranë Komisariatit të Policisë nr. 1, Tiranë, me dyshimin se bëhet fjalë për një zjarrëvënie të qëllimshme, për të zhvlerësuar godinën dhe tjetërsimin e funksionit të saj.

Kjo godinë, e cila ka kryer funksionin e Bibliotekës së parë Kombëtare ka qenë pronë e shtetit deri në vitin 2000, kur iu kthye ish-pronarëve të saj.

Së fundmi Bashkia Tiranë kishte nisur procedurat e shpronësimit, për ta shndërruar në një institucion kulturor publik.

Parë situatën e krijuar, godina do të shpronësohet me procedurë të përshpejtuar.

Ministria e Kulturës jo vetëm dënon këtë akt kriminal ndaj trashëgimisë kulturore, por inkurajon organet e kompetente të zbardhin ngjarjen dhe të vërë përgjegjësit para përgjegjësisë.

Po ashtu, mbështet Bashkinë e Tiranës në nismën për ta shndërruar këtë godinë në një objekt kulturor, publik, duke ruajtur vlerat e saj unikale.

Falenderojmë për ndërhyrjen e menjëhershme punonjësit e Policisë së Mbrojtjes nga Zjarri dhe për Shpëtim, që luftuan me flakët e zjarrit, punonjësit e Policisë së Shtetit dhe Policisë Bashkiake, Bashkisë së Tiranës, punonjësit e Drejtorisë Rajonale të Trashëgimisë Kulturore, por edhe çdo qytetar të thjeshtë që ka kontriubuar në shuarjen e zjarrit e do të ndihmojnë në zbardhjen e kësaj ngjarjeje të paprecedentë.

Zjarri tek “Sarajet e Toptanëve”, Blendi Fevziu publikon historinë e veçantë

Gazetari Blendi Fevziu ka ndarë historinë e veçantë të një nga ndërtesave më të bukura në Shqipëri. Mbrëmjen e kaluar, një zjarr përfshiu “Sarajet e Toptanëve”. Ai thotë se djegia e saj do ishte nje katastrofë për trashegimine kulturore dhe historike të Tiranës, e gjithë Shqipërisë. Duke qëndruar në të njëjtën linjë, ai shkruan më tej se djegia apo shkatërrimi natën, është një nga metodat e zakonshme për të nxjerrë jashtë funksionit monumentet e kulturës.

Çfarë shkruan Blendi Fevziu

Godina e njohur si Sarajet, ne qender te Tiranes, eshte nje nga 10 godinat me te vjetra dhe padyshim nder me te rendesishmet ne Kryeqytet dhe ne Shqiperi. Mendohet se eshte ndertuar ne vitet 1830 – 1840 nga Abdi bej Toptani (1785 – 1862), djali i Kapllan Pashe Toptanit, varri i te cilit ndodhet ne qender te qytetit. Abdi beu ishte martuar me vajzen e Bushatllinjvete Shkodres. Sarajet kane arkitekture tipike orientale dhe gati 32 dhoma. Aty lindi, u rri dhe nderroi jete Abdi Bej Toptani, nipi, luftetar antiosman, firmetar i Deklarates se Pavaresise ne Vlore, Ministri i Pare i Financave ne historine e shtetit shqiptar, ne qeverine e Ismail Qemalit dhe anetar i Keshillit te Nalte ne vitet 1920 – 1922. Aty u vendos Ambasada e pare e SHBA ne vitet 1925 – 1929. Me poshte po postoj dy foto te vitit 1920 per te pare si dukej nga jashte dhe si ishte e mobiluar nga brenda. Plus dy foto te zjarrit te mbremshem. Djegia e saj do ishte nje katastrofe per trashegimine kulturore dhe historike te Tiranes e gjithe Shqiperise. Djegia apo shkaterrimi naten eshte nje nga metodat e zakonshme per te nxjerre jashte funksionit monumentet e kultures. Stambolli i vjeter qe e vuajti kete metode e zgjidhi duke ndaluar perjete ndertimin aty ku zjarri ose dora e njeriut shkaterron nje monument kulture. Tirana ka pesuar mjaft shkaterrime te monumenteve te kultures dhe historise keto 30 vjet. Ndaj duhet ndalur urgjent rrenimi i metejshem i tyre.

TIRANA TODAY

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Sulm ajror në burgun e Jemenit, të paktën 70 të vrarë

Të paktën 70 njerëz u vranë në një sulm ajror në një burg, dhe të paktën tre fëmijë vdiqën në një bombardim të veçantë,...

Shtetet e Bashkuara pezullojnë 44 fluturime të linjave ajrore kineze

Qeveria e Shteteve të Bashkuara njoftoi të premten pezullimin e 44 fluturimeve ajrore të katër kompanive kineze nga Shtetet e Bashkuara drejt Kinës. Pezullimi...

Caktohet data për zgjedhjet në FSHF

FSHF u ka dhënë fund dilemave, pasi është caktuar data e zgjedhjeve për president. Federata Shqiptare e Futbollit, i ka dhënë fund dyshimeve rreth...

Kosova sërish vend i rrezikut të lartë për Gjermaninë

Varianti Omikron ka shtuar ndjeshëm shifrat e infektimeve në Kosovë. Nga dita e dielë (23.01; 00:00) Kosova futet sërish në listën e vendeve të...

Armët vdekjeprurëse amerikane mbërrijnë në Ukrainë

Rreth 90 ton "ndihma vdekjeprurëse" nga SHBA-ja kanë mbërritur në Ukrainë, mes tensioneve për grumbullimin e trupave ruse në kufi. Kjo ishte dërgesa e...