Kryebashkiaku Erion Veliaj, teksa dha çelësat e shtëpisë së re të rindërtuar për familjen e Besnik Fushës në Farkë, dha ultimatumin e prerë që subjektet e OFL dhe të shkarkuarit e Vettingut të mos i afrohen fushatës.
Teksa pak muaj na ndajnë nga zgjedhjet, ai është drejtuar forcave politike, që të mos përdorin subjektet e OFL-së, duke i paralajmëruar se nuk kanë asnjë shans të fitojnë. Veliaj tha se PS s’ka punë me figura të OFL-së, apo me ata që s’kanë kaluar Vettingun.
(Minuta 8:40)
“Kur vijnë zgjedhjet, disa parti që s’kanë as program, as din e iman, që s’kanë bërë ndonjë punë konkrete, do përdorin dhunën, subjektet e OFL-së dhe gjithë kontigjentin që nuk kaloi Vettingun, do na i sjellin edhe si kandidatë.
Unë them se Farka është e qartë: Ne s’kemi punë me figura të OFL-së, apo me njerëz që s’kanë kaluar Vettingun, e që duan të riciklohen me politikën e partive të pashpresa”, tha Veliaj.