E shtunë, 23 Janar, 2021
10 C
Tirana

Vendim i fundit/Ministrja e Arsimit zbulon kur do rifillojë shkolla

Ministrja e Arsimit, Evis Kushi, ka zbuluar datën se kur do të nisë shkolla pas pushimeve të festave të fundvitit. Pas përfundimit të pushimeve të Krishtlindjeve dhe Vitit të ri, ministrja Evis Kushi ka bërë të ditur se mësimi do të fillojë më 11 janar, dhe jo në 4 siç parashikon urdhri i mëparshëm.

Evis Kushi e cila mori pjesë në vizitën e kryeministrit të Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev në bashkinë e Pustecit, dha lajmin se pas pushimeve të fundvitit, shkolla do të rifillojë në datën 11 janar.

“Në bashkëpunim me Komitetin e Ekspertëve, kemi vendosur që pas pushimeve të fundvitit shkolla të nisë në datën 11 janar dhe jo në 4, siç parashikonte urdhri i mëparshëm”, tha Kushi.

Ndërsa në shkolla, procesi mësimor vijon i alternuar, në shkollë dhe online. Ky vendim ka hyrë në fuqi më datën 1 dhjetor. Ndërsa studentët zhvillojnë online procesin mësimor.

 

 

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

E trishtë/ Ndërron jetë në moshën 35-vjeçare ish-sulmuesi

Ish-sulmuesi xhamajkan, Luton Shelton ka ndërruar jetë në moshën 35-vjeçare, për shkak të një sëmundje. Shelton ishte diagnostikuar në vitin 2018 me sëmundjen “ALS”, e...

Berlini përgatitet për konsultime me administratën Biden

Lehtësimi i jashtëzakonshëm u shpreh në Gjermani që kur Joe Bideni i fitoi zgjedhjet presidenciale. Kurse të mërkurën (20.01.), kancelarja Angela Merkel i shkroi...

Samsung u ngrit si një dyqan që shiste perime, dhe kuriozitete që nuk i dinit

Sistemi ligjor i Japonisë ka një normë dënimi prej 99 për qind. Peshkimi mbetet profesioni i dytë më i rrezikshëm i Shteteve të Bashkuara, pas...

Analisti: Basha do ketë Tiranën, ja kush do jetë drejtuesi i PD në Gjirokastër

Partia Demokratike ka emëruar drejtuesit politik në pjesën më të madhe të qarqeve, ndërkohë që janë ende për t’u zbuluar se cilët do të...

A do jetë sërish kandidat për deputet? Ja si përgjigjet Ervin Salianji

Ervin Salianji është shprehur se ekziston mundësia që ai të jetë kandidat për deputet në listën e Partisë Demokratike. I ftuar në “Zonë e lirë”,...