E shtunë, 23 Janar, 2021
10 C
Tirana

“Zoti i dëgjoi lutjet tuaja”, artistja shkodrane fiton betejën me virusin

Pamjet që u shpërndanë në rrjet disa javë më parë, tregonin këngëtaren Justina Aliaj e cila luftonte me virusin vdekjeprurës. Por ajo ia ka dalë, duke arritur që të mposhtë koronavirusin.

Lajmin e mirë e ka përcjellë në rrjetet sociale, ku shprehet se forcë i kanë dhënë të gjithë ata që e kanë inkurajuar. Këngëtarja tregon ato ditë të vështira, ku hera-herës i humbisnin edhe shpresat.

Figura e mirënjohur e skenës shqiptare, gjatë muajit nëntor ndodhej në gjëndje të rënduar, ndërsa ishte shtruar te Spitali Infektiv.

“Gjithë respektin për ju!!!Miqtë e mi të shtrenjtë, nga zemra uroj të jeni mirë me shëndet! Më lejoni t’ju shpreh gjithë çfarë kam në zemër për ju…Më keni dhënë lumturi të përjetuar si kurrë!!!Dhe sa e madhe ishte ajo lumturia nga aty ku ndodhesha unë!!!

Ju më dhatë kurajë për me luftu në ato ditë vendimtare, ku hera-herës më humbnin edhe shpresat, ndërkohë që mjekët bënin të pamundurën për të më mbajtur në jetë. Ishin urimet, ai interesim i jashtëzakonshëm që treguat për mua, dhe dashuria e pasioni im i madh, më i madhi pasion i jetës sime me u shfaq para jush me atë ç’ka Zoti më kishte dhuruar, e që unë jua dhurova Juve gjithë jetën.

Zoti i dëgjoi lutjet tuaja, edhe të miat, Ai i pranoi lutjet tuaja, sepse fortësisht, Ai e besoi këtë lidhjen tonë sublime. Unë sot jam Covid-19 free! Uroj që Shqipëria dhe bota mbarë, me u shëru sa më shpejt nga kjo sëmundje shfarosëse.Të gëzojmë në këto fundvit festash me sa më pak dhimbje e lot! GEZUAR ky Vit i Ri 2021!Ardhtë i bardhë për shumë e shumë motmote! Për çdo vjet e ma me zemër të mirë!Së fundi miqtë e mi fort të shtrenjtë, a mos harrova të ju them se: edhe një 100 herë të lindja, e me gjithë peripecitë, unë Artin do të zgjidhja! Siç thotë Kipling- Dhe kjo na qenka më e bukura! Mirënjohje e thellë!E juaja, Justina Aliaj”.

Lexo edhe :   Biden shpalos sot planin kundër koronavirusit
Lexo edhe :   Biden shpalos sot planin kundër koronavirusit

 

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

E trishtë/ Ndërron jetë në moshën 35-vjeçare ish-sulmuesi

Ish-sulmuesi xhamajkan, Luton Shelton ka ndërruar jetë në moshën 35-vjeçare, për shkak të një sëmundje. Shelton ishte diagnostikuar në vitin 2018 me sëmundjen “ALS”, e...

Berlini përgatitet për konsultime me administratën Biden

Lehtësimi i jashtëzakonshëm u shpreh në Gjermani që kur Joe Bideni i fitoi zgjedhjet presidenciale. Kurse të mërkurën (20.01.), kancelarja Angela Merkel i shkroi...

Samsung u ngrit si një dyqan që shiste perime, dhe kuriozitete që nuk i dinit

Sistemi ligjor i Japonisë ka një normë dënimi prej 99 për qind. Peshkimi mbetet profesioni i dytë më i rrezikshëm i Shteteve të Bashkuara, pas...

Analisti: Basha do ketë Tiranën, ja kush do jetë drejtuesi i PD në Gjirokastër

Partia Demokratike ka emëruar drejtuesit politik në pjesën më të madhe të qarqeve, ndërkohë që janë ende për t’u zbuluar se cilët do të...

A do jetë sërish kandidat për deputet? Ja si përgjigjet Ervin Salianji

Ervin Salianji është shprehur se ekziston mundësia që ai të jetë kandidat për deputet në listën e Partisë Demokratike. I ftuar në “Zonë e lirë”,...