Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Kryesore

Shehi paralajmëron Ramën pas takimit me Metën: Jemi gati për beteja të tjera

6 vjet ago
in Kryesore, Politikë, Shqipëria, Të Gjitha, W-Instant
Shehi paralajmëron Ramën pas takimit me Metën: Jemi gati për beteja të tjera

Presidenti Ilir Meta, pasi anuloi 30 qershorin si datë për zgjedhjet lokale ka nisur ditën e sotme takimet në Presidencë me partitë aleate të PD për caktimin e një datë të re për zgjedhjet.

Pas takimit ku mori pjesë Agron Duka, Dashamir Shehi, Vangjel Dule, Arjan Madhi dhe Nard Ndoka, ishte Shehi që foli për mediat.

Ai u shpreh se ishte një takim pozitiv dhe se si person e çmojmë shumë presidentin për aktin që mori për ti dhën kohë politikës të zgjidhë krizën që ka pushtuar vendin.

Shehi tha kjo nuk do të jetë thjesht për përcaktimin e datës së zgjedhjeve, por kjo kohë duhet të shërbejë për të arritur marrëveshje të mëdha politike. Po ashtu paralajmëroi se nëse mazhoranca do të vazhdojë me idenë për të zhvilluar ndeshjet më 30 qershor do të ketë beteja të tjera dhe se nuk do të ishin në të mirë të vendit.

“U munduam të sqarojmë situatën e sotme. E falënderuam për mundësinë që i ka dhënë politikës për të gjetur një zgjidhje. Si person e çmojmë shumë presidentin. Në një situatë kaq të rëndë, idetë janë të përgjithshme, nuk kemi ndonjë avancim sa i përket datës së zgjedhjeve, pasi aksioni opozitar është përtej zgjedhjeve.

Ne gjykojmë që sot të paktën që dita e zgjedhje do të derivojë nga një marrëveshje politike, ku do të merren parasysh pretendimet opozitare për zgjedhje të lira e të ndershme, takimi ishte shumë pozitiv, gjykojmë që është bërë një hap i vogël, por në drejtim e duhur. Data e zgjedhjeve nuk mund të jetë si një dëshirë, s’do të dalë vetvetiu nga marrëveshjet politike. Nuk kishte një propozim konkret në tryezë, do të vazhdojë një diskutim , Presidenti Meta do të thërrasë edhe aleatët e tjerë.

Ne nuk kemi tager të mbyllim marrëveshje, pasi e ka kreu i opozitës, Lulzim Basha. Por ishte një hap i vogël pozitiv.

Data e zgjedhjeve do të dalë vetvetiu nga marrëveshjet politike. Nëse data e zgjedhjeve do të dalë sa për të marrë kohë, kjo nuk do të ishte zgjidhje e krizës politike, duhen shumë marrëveshje dhe diskutime.

Shpresojmë që pala tjetër të mos ketë luajtur mendsh dhe të vazhdojë me idenë për të zhvilluar zgjedhjet më datë 30 qershor. Nëse po do të bëhemi gati për beteja dhe rrethana të tjera që nuk do të ishin në të mirë të vendit”, tha Shehi pas takimit me presidentin Meta./ Tirana Today

 

Tags: betejagatiJemiMetënparalajmeronRamënshehitakimittjeraZgjedhjet

TË LIDHURA

Plasi një granatë, plagoset 49-vjeçari në Pogradec
Aktualitet

Plasi një granatë, plagoset 49-vjeçari në Pogradec

18:45 | 20/10/2025
Manastirliu me mësuesit: Forcojmë bashkëpunimin për zhvillimin e komunitetit
Politikë

Manastirliu me mësuesit: Forcojmë bashkëpunimin për zhvillimin e komunitetit

17:58 | 20/10/2025
Kukës/ 49-vjeçari derdh benzinë në dyqan dhe kërcënon punonjësit, arrestohet
Aktualitet

Kukës/ 49-vjeçari derdh benzinë në dyqan dhe kërcënon punonjësit, arrestohet

17:11 | 20/10/2025
Next Post
Qeveria kompenson me 10 mln lekë familjet e ushtarakëve të vrarë në Letoni

Qeveria kompenson me 10 mln lekë familjet e ushtarakëve të vrarë në Letoni

Rama e kërcënoi me burg, ja si ia kthen Basha

"Opozita ka nisur një sfidë, në fund të së cilës dikush duhet të 'vritet'"

Foto/ Komenti i nxjerr ‘zbuluar’, futbollisti i kombëtares në një ‘lidhje’ me moderatoren

Foto/ Komenti i nxjerr ‘zbuluar’, futbollisti i kombëtares në një ‘lidhje’ me moderatoren







JU REKOMANDOJMË

Mes maleve, takova dhimbjen dhe forcën

Mes maleve, takova dhimbjen dhe forcën

22:44 | 14/10/2025
Shkarkime dhe emërime, Rama bën ndryshime në qeveri

Shkarkime dhe emërime, Rama bën ndryshime në qeveri

16:54 | 15/10/2025
Makina merr flakë në lëvizje në aksin Librazhd–Prrenjas, shpëton drejtuesi

Makina merr flakë në lëvizje në aksin Librazhd–Prrenjas, shpëton drejtuesi

22:36 | 14/10/2025
Ngjarje e rëndë në autostradën Fier–Vlorë, gjendet i pajetë një drejtues automjeti

Ngjarje e rëndë në autostradën Fier–Vlorë, gjendet i pajetë një drejtues automjeti

18:24 | 16/10/2025




TË FUNDIT

Dodik dorëhiqet nga posti i presidentit të Republikës Sërpska; SHBA e përshëndet
Bota

Dodik dorëhiqet nga posti i presidentit të Republikës Sërpska; SHBA e përshëndet

by mirseda
22:13 | 20/10/2025
0

Presidenti i Republikës Sprska Milorad Dodik, i sanksionuar non grata nga SHBA dhe Britania e Madhe ka...

Praga i jep fund skuterëve elektrikë, qyteti synon rrugë më të sigurta për këmbësorët

Praga i jep fund skuterëve elektrikë, qyteti synon rrugë më të sigurta për këmbësorët

22:10 | 20/10/2025
Aksident nga treni në Itali: 1 viktimë, 2 të plagosur

Aksident nga treni në Itali: 1 viktimë, 2 të plagosur

21:53 | 20/10/2025
SHBA, 846 fluturime të vonuara sipas FlightAware

SHBA, 846 fluturime të vonuara sipas FlightAware

21:11 | 20/10/2025
Kosovë, shoqëria civile i kërkon BE-së heqjen e masave ndëshkuese

Kosovë, shoqëria civile i kërkon BE-së heqjen e masave ndëshkuese

21:09 | 20/10/2025
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com