pusulabetcasibomcasibomgrandpashabet girişgrandpashabet girişgrandpashabet girişgrandpashabettaraftarium24betasusjustin tvmeritkingtaraftarium24justin tvjustin tvjustin tvtaraftarium24taraftarium24extrabetmatadorbetcasibomcasinoroyalvevobahismatbet girişzenbetmarsbahiszenbetzenbetcasibomkulisbetpusulabetjojobet canlıbetgitmercurecasino girişMercurecasinoholiganbet girişholiganbetsonbahis girişsonbahisholiganbet girişMercurecasinosuperbetin girişholiganbetbetplay girişsuperbetinholiganbet girişbetplaynesinecasino girişholiganbetmarsbahis girişmatbet girişcasinoroyalbettiltmatadorbetsekabet girişpusulabet girişbetgit güncel girişcasinoroyalMercurecasino güncel girişholiganbet güncel girişsonbahis güncel girişholiganbet güncel girişsuperbetin güncel girişbetplay güncel girişholiganbet güncel girişnesicasino güncel girişimajbet girişimajbetgrandpashabetholiganbetkulisbetcasibomcasibom girişgrandpashabettipobetgates of olympusligobetdeneme bonusudeneme bonusudeneme bonusudeneme bonusuCasibomgrandpashabetcratosroyalbetibizabetmercurecasinoholiganbetsonbahishititbetbetgarantisuperbetinbetplayholiganbetgrandpashabetCasibomcratosroyalbetromabetjojobet girişjojobetcasibomJojobetgrandpashabet girişmarsbahis
Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Kryesore

Zgjedhjet përfunduan, por jo proceset ndaj 21 personave nën hetim për blerje vote

9 vjet ago
in Kryesore, Të Gjitha

Zgjedhjet u mbyllën dhe rezultati ishte dukshëm në favor të Partisë Socialiste, por akuzat e partive politike për korrupsion dhe shit-blerje të votës dominuan sërish edhe në këtë fushatë. Vetëm 21 persona po ndiqen penalisht për krime zgjedhore në të gjithë vendin. Një punonjës policie u arrestua, ndërsa disa të tjerë janë pezulluar dhe po hetohen.

Ja qytetet ku u arrestuan persona për shitje apo blerje vote

Tiranë, tre të arrestuar

Dy ditë para zgjedhjeve, një rast i denoncuar nga emisioni “Stop” në TV Klan pas filmimeve me kamera të fshehta përfundoi me arrestimin e tre personave të përfshirë në Tiranë-të dyshuar për blerje votash.

Policia njoftoi arrestimin e Arben Markut, që shfaqej në video duke paguar për votën për Partinë Socialiste,

Luan Nela personin që mori paratë dhe po ashtu

Luan Imeraj, që sipas policisë i përkiste LSI dhe kishte nxitur videoincizimin duke i ofruar Nelës një vend pune në rast se ai e kryente atë.

“Këta shtetas janë arrestuar pasi në kameran e fshehtë pasqyrohen veprimet korruptive të shtetasit Arben Marku, i cili në këmbim të blerjes së votës jep një shumë monetare shtetasit Luan Nela. Është arritur të dokumentohet me prova ligjore se Luan Nela përfiton shumën e parave…Nga hetimet e kryera ka rezultuar gjithashtu se shtetasi Luan Nela ka pranuar të bëjë regjistrimet audio dhe video në këmbim të një vendi pune të premtuar nga shtetasi Luan Imeraj, i cili është përkrahës i LSI”, thuhej në komunikatën e policisë për këtë rast.

Elbasan, një i arrestuar

Arrestohet një person me akuzën e dhënies së shpërblimeve dhe premtimeve dhe rrezikon deri në 2 vite burg. I arrestuari sipas policisë i përket PDIU, e cila fitoi një mandat më shumë në qarkun e Elbasanit, krahasuar me zgjedhjet e 2013 dhe gati i trefishoi votat e saj.

Librazhd, një i arrestuar

Ndalohet shtetasi që u kap ditën e zgjedhjeve me sasi të konsiderueshme të hollash dhe ushqimesh, personi i përfshirë i përket PDIU.

Cërrik, një i arrestuar

Një person po ndiqet penalisht për blerje vote. I akuzuari sipas policisë është një person pranë LSI-së.

Shkodër, tre të arrestuar dhe katër të hetuar

Në këtë qytet po ashtu u raportuan tre raste të blerjes së votës.

Policia arrestoi Izmir Bushajn, një doganier që sipas saj po blinte vota për LSI.

Gëzim Bushaj që akuzohet se po e shiste votën dhe shoqëroi kryetarin e Partisë Social Demokrate të Shkodrës.

Përparim Rraboshta i cili shpërndau ndihma ushqimore për familjet egjiptiane një ditë para zgjedhjeve. Rraboshta, për PSD-në e të cilit garonte Tom Doshi dhe që arriti rekord në këto zgjedhje në Shkodër duke nxjerrë për herë të parë një kandidat fitues, i cilësoi akuzat politike.

Ndërkohë katër persona të tjerë dhe një punonjës i KESH (Korporata Elektroenergjetike Shqiptare) po ashtu u shoqëruan, por u lanë të lirë pasi policia gjeti se ekonomisti po shpërndante një ditë para zgjedhjeve çeqet e dëmshpërblimeve për përmbytjet e 7 viteve më parë.

Korçë, dy të arrestuar

Një 55-vjeçar përfundoi në pranga ditën e zgjedhjeve, me akuzën se po tentonte të blinte vota në favor të LSI-së. Pajtim Myrtollari, koordinator i LSI-së në një lagje të Korçës ishte arrestuar për të njëjtën akuzë edhe në zgjedhjet e vitit 2013, por gjykata e shkallës së parë e kishte shpallur më pas të pafajshëm ndërsa akuzat ishin amnistuar ndërkohë që çështja e tij ndodhej në Apel.  Avokati i Myrtollarit i cilësoi akuzat politike.

Një koordinator tjetër i një force politike, po hetohet në gjendje të lirë pasi iu gjetën 170 mijë lekë që dyshohet se do i përdorte për të blerë zgjedhës dhe paguar komisionerë.

Vlorë, tre të arrestuar

Tre persona u referuan në Prokurorinë e Vlorës me akuza për blerje të votës. Policia thotë se ata janë ndaluar më 23 qershor, ndërsa nuk ka bërë me dije se për llogari të kujt subjekti politik do të bleheshin votat.

Delvinë

Një drejtuese lokale e PS denoncoi ditën e zgjedhjeve një përfaqësues të LSI, të cilin sipas policisë ajo nuk e njihte, që po “shpërndante vlera monetare në këmbim të votës”. Policia tha se rasti po hetohej dhe mbetej pa autor.

Fier

I vetmi rast i denoncuar nga një qytetare nuk u arrit të verifikohej nga policia.

Berat, kallëzim ndaj deputetit të LSI-së

Rasti i parë i një deputeti të akuzuar për korrupsion në zgjedhje u shënua në Berat. Disa funksionarë të LSI-së, përfshirë edhe deputetin Gledion Rehovica u kallëzuan nga policia e Shtetit në Prokurorinë e Përgjithshme.

Tags: hetimhetimelsiPDpersonaPSshit blerjete arrestuarzgjedhje

TË LIDHURA

Aktualitet

Goditet rrjeti i prostitucionit në 3 apartamente në Tiranë, arrestohen tre shtetase të huaja

11:54 | 12/06/2026
Aktualitet

Zhdukja e Eglant Koçit/ Karrotreci çoi makinën dhe trupin në Ibë, në zyrë gjenden mbetje baruti

11:40 | 12/06/2026
Aktualitet

“Revolucion”, “Shqipëri e Re”/ Marshimi masiv në Tiranë, jehon thirrja: Rama jep dorëheqjen!

22:59 | 11/06/2026
Next Post

Populizmi dhe nihilizmi rus, si prelud i terrorit komunist dhe terrorizmit të epokës moderne

Yee: Ballkani Perëndimor në gjendje të mjerueshme. Nuk e arrin BE-në as për 30 vjet

Shtypi i ditës, 6 korrik 2017







JU REKOMANDOJMË

Në pritje të ëmbël për herë të dytë, Dafina zbulon gjininë e bebit përmes Daskanit

20:27 | 10/06/2026

Zhdukja misterioze e Eglant Koçit, zbardhet dëshmia a përkrahësit të autorit: Shakaj më tha ….

13:38 | 10/06/2026

“Maskara, je një maskara”, përplasje verbale me ministrin, Shehaj përjashtohet nga seanca

16:21 | 11/06/2026

Kush është biznesmeni Orest Sota, Artur Shehu dhe Ilir Shtufi të arrestuar nga SPAK,

10:27 | 12/06/2026




TË FUNDIT

Aktualitet

Kontroll në burgun e Durrësit/ Kishte fshehur celularin në xhaketë gjatë takimit me djalin e saj

by mirseda
12:59 | 12/06/2026
0

Rikthehen kontrollet në burgun e Durrësit. rreth orës 9:20 në ambientet e IEVP Durrës, gjatë kontrollit fizik...

Berisha: Ligjet që kërkoni të anulohen, PD i ka votuar kundër në Parlament

12:57 | 12/06/2026

Projekti TID, banorët e prekur protestojnë para Bashkisë së Durrësit

12:54 | 12/06/2026

Pjesë e një grupi trafiku kokaine e pastrimi parash, zbulohen emrat e 20 të akuzuarve

12:27 | 12/06/2026

Nga zgjedhjet e parakoheshme, te presidenti i ri/ Kurti: Jemi të gatshëm për komunikim me opozitën

12:19 | 12/06/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com