Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Kryesore

Zgjedhjet e parakohshme, pse Shqipëria është kaq shumë larg Austrisë?

7 vjet ago
in Kryesore, Politikë, Shqipëria, Të Gjitha, TT, Video Galeri, W-Instant
Zgjedhjet e parakohshme, pse Shqipëria është kaq shumë larg Austrisë?

Austria do të mbajë këtë vjeshtë zgjedhjet e parakohshme parlamentare. Ato u lajmëruan nga kancelari Sebastian Kurz, pas publikimit të një video-skandali me protagonist zv/kancelarin, njëherazi aleatin e tij në koalicion, Heinz Strache.

Ai është filmuar duke biseduar me mbesën e një oligarku rus, të cilës i premton tendera rrugësh, në këmbim të mbështetjes financiare për partinë e tij. PD, LSI dhe mediat pranë tyre, kanë vënë në dukje kontrastin e thellë, që ekziston mes Edi Ramës dhe Sebastian Kurz. Rastet kanë specifikat e tyre. Por fakt është se në Shqipëri, dorëheqja cilësohet jo si një akt normal demokratik, si në Austri dhe Perëndim.

Ajo konsiderohet nga politikani dhe militanti, që e mbështet verbërisht si zhburrërim, dhe si disfatë e plotë, pas së cilës gjithçka merr tatëpjetën. Nga viti 1992, e këtej, asnjë kryeministër nuk ka dhënë dorëheqjen, pas ndonjë skandali korruptiv.

Në dhjetor 2010, videoja Meta-Prifti, faktoi me zë e figurë korrupsionin e kreut të LSI. Meta dha dorëheqjen, por Sali Berisha, as që e çoi ndërmend të çonte vendin drejt zgjedhjeve të reja, ku të provonte të fitonte pa aleatin e tij të kompromentuar.

Përkundrazi, tregoi forcën më 21 janar 2011. Duke marrë shkas nga kjo traditë bajraktarësh, edhe Edi Rama e ka të vështirë të tërhiqet, për t’i hapur rrugë një zgjidhje më të lehtë të krizës politike aktuale. Ai citon shpeshherë argumente kushtetuese që janë të drejta.

Por presioni nga baza e PS për të mos bërë asnjë lëshim, është shumë i madh. Prandaj, jemi shumë larg Austrisë, si për standardet ekonomike, ashtu edhe për kulturën politike.

Bisedimet me BE-në, mund të çelen në qershor ose shtator. Por rruga deri tek anëtarësimi, do të jetë e gjatë, pikërisht për shkak të këtyre 2 faktorëve./ Tirana Today

Tags: Austrisëe parakohshmelargshqiperiaZgjedhjet

TË LIDHURA

“Maskat ranë”, Koçiu për protestën e opozitës: Synim dëmtimi i ekonomisë dhe sabotim i turizmit
Politikë

“Maskat ranë”, Koçiu për protestën e opozitës: Synim dëmtimi i ekonomisë dhe sabotim i turizmit

22:32 | 28/02/2026
Protestuesit rikthehen te selia e PD, Berisha mbyll protestën: Pas 25 minutash në Surrel
Kryesore

Protestuesit rikthehen te selia e PD, Berisha mbyll protestën: Pas 25 minutash në Surrel

21:57 | 28/02/2026
I vunë zjarrin vilës së ish-diktatorit Enver Hoxha, Bardhi: Të paktën nuk ka njerëz të lënduar
Politikë

I vunë zjarrin vilës së ish-diktatorit Enver Hoxha, Bardhi: Të paktën nuk ka njerëz të lënduar

21:27 | 28/02/2026
Next Post
“Mimoza Llastica” kandidon për këshillin Bashkiak të Himarës

“Mimoza Llastica” kandidon për këshillin Bashkiak të Himarës

Durrës, treni përplas të riun në stacionin hekurudhor

Tragjike/ Vdes i riu që u përplas nga treni, dëshmitarët: Ishte me kufje

Shqiptari mahnit jurinë e “The Voice” në Francë, juria ngrihet në këmbë (video)

Shqiptari mahnit jurinë e "The Voice" në Francë, juria ngrihet në këmbë (video)







JU REKOMANDOJMË

“SHKUNDET” SHQIPËRIA! Tërmeti i fuqishëm godet Elbasanin! Ja të dhënat e para

“SHKUNDET” SHQIPËRIA! Tërmeti i fuqishëm godet Elbasanin! Ja të dhënat e para

20:14 | 24/02/2026
“Të fortët e Ballukut kanë kërcënuar dëshmitarët”, prokurori Prençi përgënjeshtron Bardhin

“Të fortët e Ballukut kanë kërcënuar dëshmitarët”, prokurori Prençi përgënjeshtron Bardhin

14:32 | 23/02/2026
Vendim qeverie/ Shkarkohet drejtori i Antikorrupsionit, ja kush e zëvendëson Insidor Rexhepin

Nga pagat e mësuesve,policisë te lojërat e fatit/ Zbardhen vendimet e Këshillit të Ministrave

14:42 | 27/02/2026
Plagosje me a*më në Tiranë, i lënduari g*ditet në bark pranë ish-parkut të autobusëve

Plagosje me a*më në Tiranë, i lënduari g*ditet në bark pranë ish-parkut të autobusëve

11:28 | 26/02/2026




TË FUNDIT

Sulme me raketa në aeroportin e Dubait, panik te qytetarët
Bota

Sulme me raketa në aeroportin e Dubait, panik te qytetarët

by mirseda
23:32 | 28/02/2026
0

Pamjet të reja janë publikuar nga sulmet në aeroportin e Dubait. Siç shihet edhe nga pamjet pas...

Donald Trump konfirmon vdekjen e Khameneit: Informacioni se u vra është i saktë!

Donald Trump konfirmon vdekjen e Khameneit: Informacioni se u vra është i saktë!

22:34 | 28/02/2026
“Maskat ranë”, Koçiu për protestën e opozitës: Synim dëmtimi i ekonomisë dhe sabotim i turizmit

“Maskat ranë”, Koçiu për protestën e opozitës: Synim dëmtimi i ekonomisë dhe sabotim i turizmit

22:32 | 28/02/2026
Morena Taraku në panik në Dubai, publikon pamje nga shpërthimet pranë shtëpisë së saj

Morena Taraku në panik në Dubai, publikon pamje nga shpërthimet pranë shtëpisë së saj

22:28 | 28/02/2026
Protestuesit rikthehen te selia e PD, Berisha mbyll protestën: Pas 25 minutash në Surrel

Protestuesit rikthehen te selia e PD, Berisha mbyll protestën: Pas 25 minutash në Surrel

21:57 | 28/02/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com