Këngëtarja e njohur Elvana Gjata ka qenë tepër aktive kohët e fundit me disa projekte të reja, ku deri më tani janë publikuar dy bashkëpunime të cilat kanë rezultuar të suksesshme. Po ashtu, ajo performoi edhe në “Sunny Hill Festival”.
Mirëpo, këto angazhime të njëpasnjëshme nuk sjellin vetëm lodhje fizike, por edhe distancim nga njerëzit e dashur. Së fundmi, ajo ka gjetur paksa kohë për t’u relaksuar dhe qëndruar me familjen e saj.
Elvana ka ripostuar në rrjetet sociale një status të 6 viteve më parë, teksa ndan me ndjekësit një ndjesi, të cilën e quan “shumë të sinqertë”.
“Zgjedh ta ndaj me ju këtë ndjesi timen shumë të sinqertë. Ndonjëherë rutina, problemet dhe streset e punëve ditore na bëjnë të lëmë pas dore disa nga gjërat më të shtrenjta që kemi në jetë duke harruar që nuk jemi të përjetshëm. Ndaj kur u ktheva në shtëpi vrapova drejt prindërve të mi dhe me lot në sy nisa t’i puth e përqafoj, duke falenderuar Zotin që i kam në jetë. Bekime, mirënjohje dhe përulje atyre që na dhanë jetë.”
“Si në 2013…dhe sot në 2019…njësoj dhe përgjithmonë kështu do jetë”, shton Elvana.