Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Bota

Sulmi në El Paso është pjesë e një kërcënimi botëror në rritje

7 vjet ago
in Bota, Editorial - Opinione, Rajoni, Të Gjitha, TT, W-Instant
Sulmi në El Paso është pjesë e një kërcënimi botëror në rritje

Nga Lois Beckett & Jason Wilson “The Guardian”

Raportet se i dyshuari i sulmit me armë zjarri në një supermarket në El Paso të Teksasit, e justifikoi aktin e tij si “një reagim ndaj pushtimit hispanik të Teksasit”, ka shkaktuar thirrje nga të dyja anët e politikës në SHBA, për ta trajtuar kërcënimin e “terroristëve të bardhë” vendas, po aq seriozisht, sa edhe kërcënimin që vjen nga mbështetësit e Al-Kaidës apo ISIS-it.

Por ekspertët që studiojnë dhunën me sfond racist, thonë se sulmi i fundit, duhet të kuptohet jo vetëm si një problem i brendshëm i Shteteve të Bashkuara, por si pjesë e një rrjeti global të radikalizmit, dhe dhunës nacionaliste të bardhë. Një “manifest”, që duket se ka lidhje me sulmin e El Pasos të shtunën e shkuar, e përshkroi numrin në rritje të latino-amerikanëve në Teksas si një “pushtim”, që kërcënon fuqinë politike të amerikanëve të bardhë.

Të shtënat, që shkaktuan të paktën 22 të vdekur, po hetohen nga zyrtarët federalë si një akt i terrorizmit të brendshëm. Edhe autorët e sulmeve të tjera të ngjashme kohët e fundit në mbarë botën, kanë thënë se besonin se të bardhët janë nën sulm, dhe se emigrantët, refugjatët dhe njerëzit e tjerë me ngjyrë janë “pushtues”, që po e rrezikojnë racën e bardhë.

Kanadezi që hapi zjarr në një xhami në Kebek në janar; amerikani që shtypi me makinën e tij një turmë protestuesish në Sharlotsvil po atë vit; sulmi mbi një sinagogë të Pitsburg të SHBA në vitin 2018; sulmi i një të riu mbi 2 dy xhami në Kristçërç të Zelandës së Re marsin e këtij viti, të gjitha këto sulme frymëzuan edhe më shumë akte dhune.

Manifesti i lidhur me të sulmin në El Paso, i referohej qartazi masakrës në Kristçërç si frymëzimi kryesor. Në qendër të ideologjisë së sotme nacionaliste të bardhë, është besimi se të bardhët ndodhen nën sulm, dhe se një gamë e gjerë armiqsh – nga feministët tek politikanët e majtë, dhe myslimanët, hebrenjtë, emigrantët, refugjatët dhe zezakët – janë duke komplotuar për të zhdukur racën e bardhë, përmes mjeteve të ndryshme si martesat ndër racore, emigracioni, “marksizmi kulturor”, dhe kritikave ndaj burrave të bardhë heteroseksualë.

Për njerëzit që besojnë në komplotin e supremacistëve të bardha, ndryshimi demografik përbën një “kërcënim ekzistencial për të bardhët”- thotë Sinthia Miler-Idris, profesore e sociologjisë në Universitetin Amerikan. Këto teori konspirative, i referohen zhvendosjeve demografike në kushte dramatike, të dhunshme, pak e shumë si një lloj “gjenocidi” apo “zëvendësimi të madh” të një populli me një tjetër.

Ideja e “zëvendësimit” është thelbësore për këtë lëvizje. ”Ju nuk do të na zëvendësoni! Hebrenjtë nuk do të na zëvendësojnë!””- brohorisnin nacionalistët e bardhë dhe neo-nazistët, teksa marshonin me pishtarë e ndezur nëpër Sharlotsvil të Virxhinias. Në fakt, në shumë prej vendeve ku radikalizimi i bardhë nacionalist është një kërcënim – përfshirë Shtetet e Bashkuara, Kanadanë, Australinë dhe Zelandën e Re – të bardhët nuk janë në fakt një popullsi amtare, dhe as nuk po shpërngulen gjëkundi.

Megjithëse në zemër të teorive të komplotit nacionalist të bardhë është antisemitizmi, shumë grupime të ndryshme etiketohen si armike. Në dekadën e shkuar, sulme vdekjeprurëse të lidhura me nacionalizmin të bardhë janë kryer kundër myslimanëve, hebrenjve, afro-amerikanëve, aktivistëve dhe politikanë të majtë në Shtetet e Bashkuara, dhe në të gjithë Evropën.

Që nga viti, në mbarë botën më shumë se 175 njerëz janë vrarë, në të paktën 16 sulme të profilit të lartë, dhe të lidhura me nacionalizmin e bardhë. Dhe ndonëse politikanët, e etiketojnë shpesh dhunën e nacionalistëve të bardhë si “absurde’, analistët sugjerojnë se krimet e urrejtjes shtohen shpesh bashkë me ngjarjet politike, siç janë zgjedhjet.

Shumë nga këto sulme “të pakuptimta” janë kryer gjatë momenteve kryesore të debateve politike kryesore mbi emigracionin dhe politikën mbi refugjatët. Donald Trump, që vuri për disa vite me radhë në pikëpyetje, shtetësinë e presidentit të parë me ngjyrë të Amerikës, ka bërë vazhdimisht komente në publik, që përfshijnë retorikën e nacionalizmit të bardhë.

Ai bëri fushatë për ndalimin e emigrantëve myslimanëve, ngritjen e një muri me Meksikën dhe i etiketoi publikisht si përdhunues emigrantët meksikanë. Si president, ai i ka quajtur shpeshherë emigrantët si “pushtues”. Në një tubim në muajin maj, Trump e përdori sërish termin “pushtim”, për të përshkruar ardhjen e emigrantëve në kufirin jugor të SHBA-së.

Në atë tubim, ai ngriti mundësinë e përdorimit të armëve mbi emigrantët. Kur Trump pyeti “Si t’i ndalim këta njerëz?”, dikush nga turma bërtiti “Qëllo mbi ta!”. Dhe Trump qeshi. “Kur ke politikanë që përdorin një gjuhë të tillë, kjo forcon bindjet ekstremiste në një mënyrë të atillë, që i bën ekstremistët, të ndihen se kanë të drejtë të veprojnë në atë mënyrë”- shprehet Miler-Idris./ TIRANA TODAY

Tags: botërorDonald Trumpel pasoemigrantetkerceniminë rritjeshtetet e bashkuarasulmi

TË LIDHURA

Kaos në tregun e naftës: Çmimi në nivelin më të lartë të dy viteve
Bota

Kaos në tregun e naftës: Çmimi në nivelin më të lartë të dy viteve

22:46 | 06/03/2026
SHBA-të paralajmërojnë rritje të sulmeve ndaj Iranit, bëjnë gati bombarduesin më të madh amerikan
Bota

SHBA-të paralajmërojnë rritje të sulmeve ndaj Iranit, bëjnë gati bombarduesin më të madh amerikan

22:32 | 06/03/2026
Rusia mund të zhvendosë eksportet e LNG nga Evropa në Azi në 2026
Bota

Rusia mund të zhvendosë eksportet e LNG nga Evropa në Azi në 2026

22:03 | 06/03/2026
Next Post
Hapet me forcë dera e bashkisë së Kamzës, Rakip Suli arrin të futet në zyrë

Hapet me forcë dera e bashkisë së Kamzës, Rakip Suli arrin të futet në zyrë

Vrau pronarin e lokalit në plazh, zbulohen bëmat e “të fortit” të Vlorës. I kapur me armë dhe…

Vrau pronarin e lokalit në plazh, zbulohen bëmat e “të fortit” të Vlorës. I kapur me armë dhe...

Nga lepuri tek fajkoi, ja cilat janë 10 kafshët më të shpejta në botë!

Nga lepuri tek fajkoi, ja cilat janë 10 kafshët më të shpejta në botë!







JU REKOMANDOJMË

Irani: Goditëm me raketa zyrën e Netanyahut! Fati i Kryeministrit izraelit…

Irani: Goditëm me raketa zyrën e Netanyahut! Fati i Kryeministrit izraelit…

12:00 | 02/03/2026
Alarmi nga mediat azere: Irani kërcënon Shqipërinë, synon të godasë MEK

Alarmi nga mediat azere: Irani kërcënon Shqipërinë, synon të godasë MEK

20:13 | 02/03/2026
“Do të shesim gazin tonë tjetërkund”, Putin: Rusia mund të tërhiqet tërësisht nga tregu evropian

“Do të shesim gazin tonë tjetërkund”, Putin: Rusia mund të tërhiqet tërësisht nga tregu evropian

19:05 | 04/03/2026
Rogerti bën deklaratën e papritur për Argjira Spancën, reagon kjo e fundit

Rogerti bën deklaratën e papritur për Argjira Spancën, reagon kjo e fundit

13:02 | 03/03/2026




TË FUNDIT

Kaos në tregun e naftës: Çmimi në nivelin më të lartë të dy viteve
Bota

Kaos në tregun e naftës: Çmimi në nivelin më të lartë të dy viteve

by mirseda
22:46 | 06/03/2026
0

Çmimet globale të naftës janë rritur në nivelin më të lartë në më shumë se dy vjet,...

SHBA-të paralajmërojnë rritje të sulmeve ndaj Iranit, bëjnë gati bombarduesin më të madh amerikan

SHBA-të paralajmërojnë rritje të sulmeve ndaj Iranit, bëjnë gati bombarduesin më të madh amerikan

22:32 | 06/03/2026
Hoxha mbledh shtabin për Lindjen e Mesme: Prioritet siguria e shqiptarëve

Hoxha mbledh shtabin për Lindjen e Mesme: Prioritet siguria e shqiptarëve

22:25 | 06/03/2026
Rusia mund të zhvendosë eksportet e LNG nga Evropa në Azi në 2026

Rusia mund të zhvendosë eksportet e LNG nga Evropa në Azi në 2026

22:03 | 06/03/2026
Guterres: Lufta në Lindjen e Mesme mund të dalë jashtë kontrollit

Guterres: Lufta në Lindjen e Mesme mund të dalë jashtë kontrollit

21:41 | 06/03/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com