Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Bota

Zbulimi i SHBA: Rusia u përpoq të ndikonte zgjedhjet amerikane

5 vjet ago
in Bota, Të Gjitha
Zbulimi i SHBA: Rusia u përpoq të ndikonte zgjedhjet amerikane

Zyrtarët amerikanë të zbulimit thanë të martën se qeveria ruse u përpoq të ndikonte në fushatën presidenciale të 2020-s në SHBA me “aludime mashtruese ose të pabazuara” kundër kandidatit të atëhershëm Joe Biden përmes disa aleatëve të ish-Presidentit Trump dhe të administratës së tij.

Ky vlerësim jepet në një raport prej 15 faqesh për ndërhyrjet në zgjedhje, të botuar nga Zyra e Drejtorit të Zbulimit Kombëtar.

Në raport thuhet se Presidenti rus Vladimir Putin ishte në dijeni dhe me gjasë i drejtoi vetë përpjekje për të manipuluar fushatën presidenciale të SHBA.

Raporti nënvizon aludimin se aleatët e zotit Trump bënë lojën e Moskës, duke amplifikuar në prag të zgjedhjeve të 3 nëntorit pretendimet e ngritura kundër zotit Biden nga disa figura ukrainase të lidhura me Rusinë. Zoti Biden mundi ish-Presidentin Trump në zgjedhje dhe mori detyrën si president më 20 janar.

Agjencitë e zbulimit amerikan identifikuan edhe tentativa të tjera për të ndikuar te votuesit, duke përfshirë një “fushatë ndikimi të fshehtë shumëplanëshe” nga ana e Iranit, që synonte të ulte mbështetjen për zotin Trump. Raporti gjithashtu nxjerr si të pavërtetë një version të mbështetur nga aleatët e zotit Trump se Kina po ndërhynte në emër të kandidatit Biden. Raporti arrin në përfundimin se Pekini “nuk bëri përpjekje për ndërhyrje”.

“Kina kërkoi stabilitet në marrëdhëniet e saj me Shtetet e Bashkuara dhe mendoi se nuk do t’ia vlente (të bënte diçka), pasi cilido rezultat zgjedhor nuk do t’i krijonte asaj ndonjë avantazh aq sa të rrezikonte një kundërpërgjigje nëse kapej,” thuhet në raport.

Zyrtarët amerikanë thanë se ata kishin zbuluar gjithashtu përpjekje nga ana e Kubës, Venezuelës dhe grupit militant libanez Hezbollah për të ndikuar në zgjedhjet e SHBA. Megjithatë, thonë autorët e raportit, “në përgjithësi, ne vlerësojmë se ato ishin më të vogla në krahasim me ato të ndërmarra nga Rusia dhe Irani”.

Agjencitë amerikane të zbulimit dhe ish-prokurori i posaçëm Robert Mueller disa vjet më parë arritën në përfundimin se Rusia ndërhyri në zgjedhjet e 2016-s për t’i dhënë shtytje kandidaturës së zotit Trump me një fushatë propagande që synonte dëmtimin e kundërshtares së tij demokrate Hillary Clinton./voa/

Tags: ndikimrusiSHBAzbulimzgjedhjet amerikane

TË LIDHURA

140miliardë euro asete të ngira, Moska kërcënon BE: Nëse i prekni, do merrni përgjigje të dhimbshme
Bota

140miliardë euro asete të ngira, Moska kërcënon BE: Nëse i prekni, do merrni përgjigje të dhimbshme

13:49 | 23/10/2025
Vendim unanim/ BE miraton paketën e 19 të sanksioneve kundër Rusisë
Bota

Vendim unanim/ BE miraton paketën e 19 të sanksioneve kundër Rusisë

10:24 | 23/10/2025
BBC: Franca tërhiqet nga angazhimi për të ndaluar gomonet me emigrantë në Kanalin Anglez
Bota

BBC: Franca tërhiqet nga angazhimi për të ndaluar gomonet me emigrantë në Kanalin Anglez

09:59 | 23/10/2025
Next Post
Rikthehet Liga e Kampioneve/ Ja cilët janë favoritët për të fituar trofeun

Live / Luhen dy sfidat e Championsit, mbyllen pjesët e para

Më dërguan mesazhe/ Pipero: Ja çfarë u thashë mësuesve për vaksinën AstraZeneca

Më dërguan mesazhe/ Pipero: Ja çfarë u thashë mësuesve për vaksinën AstraZeneca

Rikthehet Liga e Kampioneve/ Ja cilët janë favoritët për të fituar trofeun

Live / Luhen dy sfidat e Championsit, Ramos shënon nga penalltia







JU REKOMANDOJMË

Kukës/ 49-vjeçari derdh benzinë në dyqan dhe kërcënon punonjësit, arrestohet

Kukës/ 49-vjeçari derdh benzinë në dyqan dhe kërcënon punonjësit, arrestohet

17:11 | 20/10/2025
“Mami insistonte shumë”/ Luiza Gega dhe Taulant Stërmasi ndajnë lajmin e bukur

“Mami insistonte shumë”/ Luiza Gega dhe Taulant Stërmasi ndajnë lajmin e bukur

19:59 | 22/10/2025
Zhduket në mënyrë misterioze një 26-vjeçar në Tropojë, ja detajet e para

Zhduket në mënyrë misterioze një 26-vjeçar në Tropojë, ja detajet e para

22:16 | 21/10/2025
Ngjarje e rëndë në autostradën Fier–Vlorë, gjendet i pajetë një drejtues automjeti

Ngjarje e rëndë në autostradën Fier–Vlorë, gjendet i pajetë një drejtues automjeti

18:24 | 16/10/2025




TË FUNDIT

140miliardë euro asete të ngira, Moska kërcënon BE: Nëse i prekni, do merrni përgjigje të dhimbshme
Bota

140miliardë euro asete të ngira, Moska kërcënon BE: Nëse i prekni, do merrni përgjigje të dhimbshme

by mirseda
13:49 | 23/10/2025
0

Rusia tha se do të jepte një “përgjigje të dhimbshme” ndaj çdo veprimi të Bashkimit Europian që...

“Boll morët para nga shteti”/ Rama thirrje kryebashkiakëve: Futeni bashkinë në punë

“Boll morët para nga shteti”/ Rama thirrje kryebashkiakëve: Futeni bashkinë në punë

13:33 | 23/10/2025
Biznesmeni në kërkim nga SPAK për vrasje, AAPSK nxjerr për qira lokalin e tij “MONOPOL”

Biznesmeni në kërkim nga SPAK për vrasje, AAPSK nxjerr për qira lokalin e tij “MONOPOL”

13:14 | 23/10/2025
Raporti i OSBE/ODIHR për 11 majin: Mjedisi i polarizuar, votat e diasporës u menaxhuan mirë

Raporti i OSBE/ODIHR për 11 majin: Mjedisi i polarizuar, votat e diasporës u menaxhuan mirë

12:50 | 23/10/2025
Argita dhe Jamarbër Malltezi kërkojnë lirim të pasurive të sekuestruara nga SPAK

Argita dhe Jamarbër Malltezi kërkojnë lirim të pasurive të sekuestruara nga SPAK

12:48 | 23/10/2025
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com