Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Shqipëria Politikë

Zbardhet lëvizja kundër Bashës që do aktivizohet pas 15 marsit

5 vjet ago
in Politikë, Shqipëria, Të Gjitha, W-Instant
Zbardhet lëvizja kundër Bashës që do aktivizohet pas 15 marsit

Një prej zërave kritik ndaj kryedemokratit Basha, Edvin Kulluri tha se tubimi i 2 marsit tregoi se opozita nuk është më në dorë të Bashës, por të presidentit Ilir Meta. Sipas Kullurit, Kreu i Shtetit bëri atë që duhet të kishte bërë opozita e drejtuar nga Basha, e cila dështoi në aksionin e saj.

Ai tha se Meta po luan rolin e drejtuesit të opozitës. Duke zbardhur skenarin, Kulluri shtoi se njerëzit të cilët janë kundër mazhorancës, janë drejtuar tek tubimi i Metës. Për të, Basha duhej të ishte në krye të mitingut, e ndërsa Meta dëshmoi se mund të marrë drejtimin e opozitës.

“Pjesëmarrja e djeshme besoj si ishte e rëndësishme. Njerëzit iu përgjigjën thirrjes së presidentit duke shkuar në shesh për çështjet që ai ka ngritur. Por thelbi i protestës së djeshme është që ne sot kemi një mazhorancë me një pushtet absolut mbi 3 pushtetet, përballë një opozitë që ka dështuar.

Dje Ilir Meta ka pasur sukses, në një protestë kundër një mazhorance absolute. Me afatin që vuri presidenti për tërheqjen e ligjit për emërimet në Gjykatë Kushtetuese, nuk kemi parë reagim nga mazhoranca, por Rama nuk do të tërhiqet.

15 marsi dhe vajtja e presidentit Meta për shpërndarjen e Parlamentit është një skenar që mund të tensionojë situatën. Meta sot luan dhe rolin e drejtuesit të opozitës. Kjo uri që kanë njerëzit kundër mazhorancës, i ka bërë që të shkojnë të Meta ku duhet të ishte Basha në krye të mitingut. Dalja dje në shesh e Metës, akt i fortë, bëri atë që nuk bëri Basha”, tha Kulluri në “Report TV”.

Kulluri u shpreh më tej se për të rikthyer besimin tek qytetarët, do të krijohet poli i djathtë, që sipas tij do t’i sigurojë të djathtës 700 mijë vota, ku do të ftohen të gjithë aleatët e të djathtës.

“Basha është shumë vonë që të bashkojë popullin kundër Ramës, sepse e dëmtoi këtë popull me atë që bëri në 2017, por e thelloi gabimin e tij duke djegur mandate dhe bojkot të zgjedhjeve. Rama sot kërkon që t’i kapë të gjitha pushtetet. Duke parë aksionin e drejtuar nga Basha, lind nevoja për dalje në zgjedhjet e ardhshme me polin e djathtë. Unë gjykoj se pas gabimeve të Bashës, nuk ka asnjë reflektim për hapjen e PD. Kjo kokëfortësi për të mbajtur partinë e mbyllur, ka bërë që besimi i opinionit të jetë në kuotat minimale i shpjeguar prej rezultatit të vitit 2017. Nuk janë blerë 330 mijë demokratë, dhe kjo është turp që të akuzosh demokratët që kanë shitur votat. Po nuk u bashkua elektorati i djathtë në një platformë të qartë të djathtë, nuk ka asnjë shans që të kemi rotacion. Ftesa për Bashën nga ky grup i madh kritik, të ndryshojmë qeverinë e këtij vendi të fitojmë zgjedhjet. E kërkojmë për bashkuar të djathtën. Nga Basha nuk ka asnjë reflektim, PD është e mbyllur. Ka nisur puna për t’i dhënë një zgjidhje rrëzimit të Edi Ramës. Do bëjmë një koalicion me partitë e djathta pa Lulzim Bashën, pasi ai nuk do rrëzimin e Ramës. Duam të çojmë mbi 700 mijë vota për të djathtën, ndërkohë që Basha siguron vetëm 400 mijë. Ky është një front kundër Edi Ramës”, tha Kulluri.

Kulluri deklaroi se pas 15 marsit do të ketë dhe zhvillime. Sipas tij, poli do të jetë me të gjithë aleatët e djathtë, ku dhe pse vetë Basha është i njohur me këtë lëvizje, nuk ka dëshirë për të ndihmuar këtë koalicion, i cili do të bëhet dhe pa të. Koalicioni, sipas Kullurit do të bëhet dhe me figura publike dhe kontribut që janë kundër modelit autokratik të Bashës në drejtimin e PD, duke lënë hapësirë për të gjithë kritikët e tij.

Meta dje u tregua i drejtpërdrejtë, ku me doza të forta opozitarizmi hodhi një sërë akuzash në drejtim të mazhorancës, ndërsa nuk munguan edhe paralajmërimet për shumicën qeverisëse. Ai tentoi të merrte frenat e opozitës dhe eklipsuar rolin e Bashës. Presidenti Meta e mbylli fjalën e tij duke thënë se demokracia nuk rrezikohet kur populli ngrihet për të mbrojtur Kushtetutën.

Nga ana tjetër, Basha foli shkurtimisht për mediat në mbyllje të tubimit, teksa deklaroi se kishte dalë si qytetar. “Kjo nuk është një protestë, është një tubim drejtuar gjithë qytetarëve shqiptarë në mbrojtje të Kushtetutës, dhe unë këtu ndodhem si qytetar, si prind, si bir nëne e babai, si bashkëshort dhe si bashkëqytetar i juaji. Unë kam dalë bashkë me miq të nderuar, me zotin Mustafaj, me zotin Bisha dhe miq të tjerë për të dhënë mesazhin e qartë se ky është tubim qytetar”, deklaroi ai.

Tags: bashaEdvin KullurimanifestimiMeta

TË LIDHURA

Rama publikon pamje nga aksioni në Durrës: Hapësirat publike po çlirohen për t’i hapur rrugë Rilindjes Urbane 2.0
Politikë

Rama publikon pamje nga aksioni në Durrës: Hapësirat publike po çlirohen për t’i hapur rrugë Rilindjes Urbane 2.0

14:18 | 08/08/2025
Shkodër, 47-vjeçari gjendet pa shenja jete pranë banesës. Dyshohet se është pickuar…
Aktualitet

Shkodër, 47-vjeçari gjendet pa shenja jete pranë banesës. Dyshohet se është pickuar…

13:36 | 08/08/2025
Të gjitha rrugët e inceneratorit të çojnë tek Erion Veliaj
Aktualitet

Të gjitha rrugët e inceneratorit të çojnë tek Erion Veliaj

12:15 | 08/08/2025
Next Post
Vranësira dhe reshje shiu/ Si do ndryshojë moti gjatë orëve në vijim

Vranësira dhe reshje shiu/ Si do ndryshojë moti gjatë orëve në vijim

“Dje në shesh ishin 500 mijë njerëz”, Berisha bën bilancet

"Dje në shesh ishin 500 mijë njerëz", Berisha bën bilancet

Francesco Totti vazhdon të shënojë gola fantastik

Francesco Totti vazhdon të shënojë gola fantastik

JU REKOMANDOJMË

Ngjarja e rëndë në Dibër! Nëna e plagosur drejtoreshë shkolle, djali me arsim të lartë s’kishte gjetur punë…

Ngjarja e rëndë në Dibër! Nëna e plagosur drejtoreshë shkolle, djali me arsim të lartë s’kishte gjetur punë…

18:00 | 02/08/2025
United në sulm për lojtarin e Barcelonës, gati 61 milionë paund

United në sulm për lojtarin e Barcelonës, gati 61 milionë paund

17:54 | 02/08/2025
Detaje të reja nga plagosja në Fresk! 27-vjeçari ishte në makinë kur u qëllua, mori një plumb në bark

Detaje të reja nga plagosja në Fresk! 27-vjeçari ishte në makinë kur u qëllua, mori një plumb në bark

22:44 | 02/08/2025
Sherri i dhunshëm mbrëmë te ‘Ali Demi’, policia njoftim zyrtar

Zbardhet e shkuara e Frrok Lleshajt: Ish-polici vrau në ’95, u arratis në ’97, u ekzekutua sot te dera e shtëpisë

22:41 | 04/08/2025




TË FUNDIT

“Krim i mirëfilltë”, presidenti palestinez reagon ashpër pas vendimit të Izraelit për pushtimin e plotë të Gazës
Bota

“Krim i mirëfilltë”, presidenti palestinez reagon ashpër pas vendimit të Izraelit për pushtimin e plotë të Gazës

by mirseda
14:29 | 08/08/2025
0

Zyra e Mahmoud Abbasit, presidentit të Autoritetit Palestinez, ka dënuar vendimin e kabinetit të sigurisë izraelite, duke...

Rama publikon pamje nga aksioni në Durrës: Hapësirat publike po çlirohen për t’i hapur rrugë Rilindjes Urbane 2.0

Rama publikon pamje nga aksioni në Durrës: Hapësirat publike po çlirohen për t’i hapur rrugë Rilindjes Urbane 2.0

14:18 | 08/08/2025
Shkodër, 47-vjeçari gjendet pa shenja jete pranë banesës. Dyshohet se është pickuar…

Shkodër, 47-vjeçari gjendet pa shenja jete pranë banesës. Dyshohet se është pickuar…

13:36 | 08/08/2025
Cristiano Ronaldo shton një tjetër tripletë në karrierë

Cristiano Ronaldo shton një tjetër tripletë në karrierë

12:18 | 08/08/2025
Të gjitha rrugët e inceneratorit të çojnë tek Erion Veliaj

Të gjitha rrugët e inceneratorit të çojnë tek Erion Veliaj

12:15 | 08/08/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com