Sikundër u paralajmërua më herët, ambasadorja e SHBA-së Yuri Kim është duke zhvilluar një takim me Presidentin e Republikës, Ilir Meta.
Teksa fokusi është tek Reforma Zgjedhore, ende nuk dihet se cili është qëllimi i takimit të Presidentit Meta me ambasadoren amerikane, Yuri Kim.
Pas këtij takimi, Kreu i Shtetit, Ilir Meta, ka njoftuar se do të ketë një komunikim për mediat në orën 12:00.
“Sot në ora 12:00, Presidenti i Republikes Sh.T.Z Ilir Meta, do te zhvillojë komunikimin e perjavshëm me gazetaret”.
Gjatë ditëve të fundit, ambasadorja Kim dhe ambasadorët e BE e Britanisë së Madhe kanë mbajtur takime me anëtarët e Këshillit Politik, për të diskutuar rreth Reformës Zgjedhore.