Klubi italian i futbollit, AC Milan, ka konfirmuar se Zllatan Ibrahimoviç ka rezultuar pozitiv me koronavirus.
Milan ka njoftuar se 38-vjeçari do të mungojë në ndeshjen e Ligës së Evropës, kundër klubit norvegjez Bodo/Glimt më 24 shtator. Më tej, në njoftimin e klubit thuhet se Ibrahimoviç është vendosur në karantinë në shtëpinë e tij dhe se autoritetet shëndetësore janë informuar për gjendjen e tij.
Kujtojmë se vetëm një ditë më parë, një tjetër lojtar i këtij ekipi, Leo Duarte, u konfirmua pozitiv me COVID-19.
Sipas klubit, e gjithë pjesa tjetër e ekipit është testuar për koronavirus, por fatmirësisht kanë rezultuar negativ.