E martë, 27 Tetor, 2020
10 C
Tirana

Më 25 Prill fiton bojkoti, kjo duket qartë

Më të lexuarat

Covid në vend: Në 24 orë 288 raste, numër i ulët i të shëruarve

Në 24 orët e fundit, është regjistruar një rënie e lehtë  e rasteve të reja me Covid-19 në vend. Ministria e Shëndetësisë, informon se 288...

Video/ Çmendet futbollisti, godet me lëvizje kung-fu lojtarin kundërshtar

Ndeshja e Ligës së Parë mes Montpelje dhe Reims përfundoi me rezultatin e thellë 0-4 për miqtë. Rezultati mbeti në hije për shkak të asaj...

Këto janë 4 simptomat e Covid-19, që mund t’ju çojnë në spital

Ndërsa mund të mos ketë nga ato që quhen “simptoma të një Covid-i të mirë”, disa janë padyshim më të këqija se të tjerat....

Manastirliu i përgjigjet akuzave të PD, ja kur do të hapet spitali Covid 3

Ditën e sotme ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu ka zhvilluar një takim me stafin mjekësor në Spitalin Infektiv. Ministrja është shprehur se situata në të...

Përplasja me Macron, Erdogan thirrje turqve: Mos blini mallra franceze

Presidenti turk, Rexhep Taip Erdogan u ka bërë thirrje turqve që të mos blejnë mallrat franceze. Gjatë një fjalimi në televizion, ai u bëri thirrje...

Fotoja bëhet virale/ Melania Trump përdor sozi

Shpesh është folur që Zonja e Parë e SHBA ka një sozi, e cila e shoqëron presidentin hera-herës. Përkundrejt këtyre zërave, Trump e ka...

E përjashtojnë nga emisioni/ Nuk ndalet Shqipja, bën deklaratën e radhës

Emisioni ‘Përputhen’ përjashtoi nga emisioni konkurrenten Shqipe Hysenaj. Ajo bullizoi një prej çunave, dhe dy vajzat, Tean për peshën e saj dhe Anën për...

Kudo me truprojë, si ndryshoi jeta e Luanës pas përndjekjes (FOTO)

Pas denoncimit që bëri ndaj një të riu për përndjekje, moderatorja Luana Vjollca shfaqet kudo me truprojë. “Në çdo hap me mua. Faleminderit për sigurinë...

E trishtë, ndërron jetë ish-futbollisti i Manchester City

Manchester City ka dhënë një lajm të trishtë për botën e futbollit. Klubi njofton se ka ndërruar jetë në moshën 17-vjeçare ish-lojtari i të rinjve,...

Hajdari zbulon emrin e partisë me të cilën do garojë në zgjedhje

Deputetja Rudina Hajdari, do të garojë me një parti të re në zgjedhjet parlamentare të 25 prillit. Në ‘News 24’, Hajdari tha se partia e...

Nga Ben Andoni

Ka një vështirësi publike për të zbërthyer propozimin e fundit të PS-së dhe sjelljen me ekuivokë të PD-së dhe LSI-së. Formula, e paraqitur nga përfaqësuesi socialist, Gjiknuri, i përket më shumë pritjeve të rezultateve prej një komuniteti matematicienësh sesa popullit të zakonshëm. Kur mendon se në Shqipëri ka ende vende ku votojnë familjarisht, ku njerëzit mezi përshtaten me votimin normal, e ku në masë përpjekja për manipulimin e votës ka filluar që sot, atëherë aq më absurd të duket lufta pa principe e palëve dhe mosgjetja e gjuhës.

Gjithsesi ndryshimi më i dukshëm është ai i bërjes së gjërave institucionale. PS-ja, që mbart të gjithë fuqinë dhe në vazhdën e ndryshimeve kushtetuese të 30 Korrikut, ka bërë të qartë strukturën për koalicion paraelektoral partish me pragun 3% në nivel kombëtar dhe me Lista të hapura, që kanë një koeficient, ku kandidati mund të përfitojë që edhe nëse është në listë në numra inferiorë të ngjitet nga preferencat e publikut. Kjo, e fundit, duket pak e vështirë sepse zakonisht partitë mbështeten te militantët dhe te kampionimet e detyruara, që do të thotë se nëse kryetarët vendosin e përcaktojnë emra është e vështirë të përmbysen prej një votimi fair.

PD dhe LSI e kundërshtojnë por nuk deklarohen zyrtarisht ose më saktë asnjëherë nuk shkojnë përballë përveç përfoljeve dhe anatemave, kur mbaron Këshilli Politik. Madje, PD ka zgjedhur një udhë heshtje ose gjysme ankimimi, e cila duket haptazi se ka një lloj interesi në të gjithë këtë strukturë që i vlen dhe asaj.

Po të pyesësh shumicën e njerëzve por edhe vetë politikanët janë të paqartë për këtë skemë, që kinse nuk e duan, kurse nga ana tjetër u pëlqen. Në fakt, mekanizimi për të vështirësuar administrimin e votës, një barrë që do të bjerë mbi strukturat zgjedhore, i jep oksigjen luftës politike, pjesës më të dëshiruar të partive për justifikimin dhe zgjatur luftën.

Lexo edhe :   Çfarë do të sjellin partitë e reja në jetën politike?
Lexo edhe :   Këta këpusin kumbulla me sytë te 3 Nëntori

Veçse, njerëzit duan zgjidhje për problemet ditore, një shikim të qartë të sistemit të taksave dhe mbi të gjitha institucionalizimit të së Drejtës, që duket ende e largët në procesin e stërzvarritur të Vetting dhe stërkëmbshave gjithëfarëlloj.

Kjo e shpjegon arsyen që publiku e ka nisur hapur indiferencën dhe bojkotin. Përveç militantëve dhe atyre që bëjnë lista për drejtorë dhe përgjegjës, shqiptarët, si të vetmen rrugë shikojnë bojkotin e zgjedhjeve.

Të mendosh se pjesëmarrja e përgjithshme e vitit 2017 ishte 45.17 % dhe 46.7%, katër vjet më parë, atëherë e kupton se ky trend do ndjekë këtë udhë. Ose nëse do i krahasonim me zgjedhjet e 2013-s kishim një ulje me 160 mijë vota, që do të thoshte se plot 1.88 milion shqiptarë vendosën të mos shkojnë në zgjedhje, atëherë e kupton edhe secili është shqetësimi i sotëm. Ky është problemi më i madh me të cilin do të hasen partitë politike për atë luftë paprincipe që kanë bërë deri më tani. Dhe, më shumë se vota kundër, bojkoti, është një alarm për vendin, që po braktiset nga shpresa dhe nga politikat për ta dashur atë. Kjo është e vetmja gjë që mund të parashikohet sot, të paktën tetë muaj para votimeve të shumëpritura të 25 Prillit, i cili pritet ta rifusë në hulli politikën shqiptare. (Javanews)

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Kryemadhi: Rama i ka kthyer shqiptarët si qen me maska

Kryetarja e LSI,  Monika Kryemadhi ka folur në lidhje me vendimin e mbajtjes së maskës me detyrim në ambientet jashtë. Kryemadhi është shprehur se përdorimi...

Thaçi i ashpër me Perëndimin: Po i bën padrejtësi Kosovës me vizat

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, thotë se është padrejtësi që Bashkimi Evropian nuk liberalizon vizat me Kosovën. Sipas tij, Perëndimi ka rënë në lajthitje. Teksa foli...

Ndeshje dramatike në “San Siro”, Kumbulla i shënon dhe ndal Milanin

Përfundon supersfida e javës së 6 të Serisë A, mes Milanit dhe Romës. Ndeshja ka prodhuar jo vetëm lojë të bukur, por edhe gola, pasi...

Hajdari ashpërson tonet: PD dhe PS, banda që luftojnë me njëra-tjetrën

Për deputeten Rudina Hajdari, dy partitë më të mëdha në vend PD dhe PS janë kthyer në banda të cilat luftojnë me njëra-tjetrën. Hajdari shprehet...

Krijimi i partive të reja, Patozi: ‘Thërrmimi’ i PD mund të dali për mirë

Kreu i Bindjes Demokratike, Astrit Patozi, thotë se fragmentarizimi i PD mund t’i sjelli dobi Shqipërisë. Sipas tij, edhe nëse PD “thërrmohet fare, ndoshta nuk...