RENEA ka ekzekutuar sot Lefter Zhidrun, pas më shumë se 5 orësh rezistencë nga 71-vjeçari në banesën e tij.
RENEA u fut nga tarraca e pallatit pasi i moshuari nuk pranoi të vetëdorëzohet. Ekzekutimi erdhi pas dështimit të disa negociatave me të moshuarin. Gjatë kontrollit, në banesën e të moshuarit u gjetën 6 kallëpe tritoli dhe kapsolla.
Më poshtë pamjet nga aksioni i RENEAS, siguruar nga abcnews.al:
Vajza e tij 13-vjeçare i ka bërë thirrje të atit që të dorëzohej, por 71-vjeçari nuk u bind sërish. Operacionin e RENEA-s e kanë ndjekur nga afër zyrtarët e lartë të Policisë së Shtetit. Në vendin e ngjarjes ndodheshin kreu i policisë Ardi Veliu, si dhe drejtori i Departamentit të Policisë Kriminale, Tonin Vocaj.
E gjitha historia nisi rreth orës 13:00, ku pas një sherri me 71-vjeçarin, bashkëshortja e tij njoftoi policinë. Me ndërhyrjen e policisë i moshuari qëlloi drejt këtyre të fundit, ndërsa mbetën të plagosur dy të rinj, kalimtarë të rastit, të cilët fatmirësisht janë jashtë rrezikut për jetën.