Dialogu me Kosovën është rikthyer sërish në fokus nga presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç. Vuçiç ka thënë se është për kompromis, por si president nuk do ta nënshkruaj njohjen e pavarësisë së Kosovës.
“Ne duam një kompromis, por unë nuk do të nënshkruaj njohjen e një Kosove të pavarur”, ka thënë Vuçiç. Presidenti serb thënë se Serbia duhet të marrë pjesë në negociatat e ndërmjetësuara nga Brukseli. Kjo deklaratë e tij vjen para takimit me kryeministrin Albin Kurti, që pritet të mbahet nga fundi i muajit qershor.
Në këtë mbledhje Vuçiç ka lexuar edhe letrën e dorëheqjes së një prej bashkëpunëtorëve më të ngushtë të tij, Nebojsha Stefanoviqit.