E shtunë, 12 Qershor, 2021
27.5 C
Tirana

Spalletti zyrtarisht te Napoli, De Laurentiis i uron mirëseardhjen

Presidenti i Napolit, Aurelio De Laurentiis, ka “bekuar” 62-vjeçarin Luciano Spalletti si trajner të ri të napoletanëve.

Ndonëse dihej prej kohësh, vetëm sot presidenti Aurelio De Laurentiis, ka zyrtarizuar lajmin dhe i ka uruar mirëseardhjen Spallettit.

“Kam kënaqësinë t’ju njoftoj se Luciano Spalletti do të jetë trajneri i Napolit, duke nisur nga 1 korriku. Mirë se vjen Luciano, së bashku do të bëjmë punëra të mëdha”, ka shkruar pronari i klubit nga Kampanja.

Pas dy sezonesh pushim, ish-trajneri i Interit, Luciano Spalletti, rikthehet në pankinën e Napolit, teksa ka nënshkruar kontratë 2-vjeçare me pagë 2.5 milionë euro në sezon.

Napoli është vetëm një prej ekipeve që plotëson mozaikun e lëvizjeve të trajnerëve në Serinë A, dhe në disa ekipe europiane. Konte, Pirlo, Fonseka e Gatuzo janë larguar nga ekipet e tyre, duke u zëvendësuar kështu me Inzagin, Allegrin, Murinjon dhe Spaletin.  Përfundimi i Europianit që nis më 11 qershor mund të sjellë emra të rinj jo vetëm në disa ekipe europiane, por edhe në disa kombëtare./ Tirana Today

 

 

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Të shtëna me ar*ë në SHBA, 13 të plagosur, autori ende i lirë

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur të Teksas të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, ku një person ka shtënë me armë duke lënë të...

Përmbyset autoboti me naftë në Elbasan, bllokohet shoferi

Një autobot me karburant është përmbysur mesditën e sotme në aksin rrugor Elbasan-Librazhd, pranë fshatit Xibrakë. Sipas informacioneve paraprake, mësohet se shoferin e ka zëne...

Shpërthimi i kontrolluar i ‘gjobës’ Becchetti

Nga: Agim Baçi Dikur qarkullonte në internet një letër që një vajzë i dërgonte së ëmës, e cila në thelbin e saj lidhej me gjetjen...

Uells-Zvicër/ Pjesa e parë pa gola, portierët vendimtarë me pritjet e tyre

Ka përfunduar me rrjeta të paprekura, pjesa e parë e ndjeshjes midis Zvicrës dhe Uellsit. Një 45 minutësh ku spektakël dhuruan portierët e skuadrave...

Vrasja e 20-vjeçares në Greqi, zbulohet makina me të cilën janë larguar autorët

Zbardhen detaje të reja në lidhje me vrasjen e 20-vjeçare britanike Caroline, e ndodhur pak javë më parë në Greqi. Në emisionin e gazetarit grek...