E mërkurë, 16 Qershor, 2021
16.5 C
Tirana

“Të shtie në goma të motorit”, dëshmia tronditëse e ngjarjes në Shkodër

Bashkëshortja e Mark Kodrës i cili i mori jetën një 25-vjeçari me pretekstin se i ngacmonte vajzat, ka dhënë dëshminë e saj e cila ndryshon rrjedhën e ngjarjes. Ajo ka rrëfyer para mediave se si kishte nisur konflikti mes palëve, e që përfundoi me vdekjen e një të riu. Një sherr mes dy personave, përfundoi me rrëmbimin e një arme dhe më pas duke shtënë mbi Emiljano Ndoun.

Emiljano Ndou u ekzekutua pasi u qëllua me kallashnikov, në afërsi të një kalçetoje në fshatin Bardhaj. Pak pas ngjarjes, u vu në pranga edhe autori i ekzekutimit, Mark Kodra.

Bashkëshortja e autorit 47-vjeçar, Bukuroshe Kodra, ka deklaruar para mediave se fillimisht, viktima është zënë me një nga djemtë e çiftit. Ajo u shpreh se Ndou ka sharë dhe më pas është konfliktuar fizikisht me djalin e çiftit Kodra. Kodra mohon që vrasja të ketë ndodhur pasi viktima i ka ngacmuar vajzat. Sipas saj, viktima ishte problematik dhe ka qenë ai që ka nisur konfliktin. Autori është baba i 7 fëmijëve, ndërsa bashkëshortja e tij tha se nuk kanë pasur asnjë konflikt me familjen e viktimës.

“Konflikt me djalin, është zënë. Konflikti me djalin ka ndodh se ka ecur me motor dhe i ka thënë më avash. Mbrëmë e ka zënë te një lokal dhe i ka thënë çfarë pate atë natë. Ky i ka thënë ka mbaruar, ai i ka thënë që për mua s’ka mbaruar dhe i ka thënë që të shtie në goma të motorit dhe i ka rënë ai.

E ka sharë, i ka rënë. Erdhi në shtëpi dhe tha që më ka rënë, por u mbyll ajo punë për ne. Ky erdhi, doli prapë dhe kur u kthye burri, mori automatikun dhe i ra. E ka dhënë edhe në televizor se ka pasur probleme me femrat, por nuk kemi pasur problem me të më. Nuk kemi pasur kurrgjë me të tjerët”.

Bukuroshe Kodra ka treguar se ngjarja e rëndë ka ndodhur në orën 23:00 të natës. Ajo është përpjekur që t’ia ndalë armën bashkëshortit, por ai ka vijuar derisa ka qëlluar mbi 25-vjeçarin.

“Ai ka dalë prej atje dhe ka ardhur e ka ndalur këtu. Ka ndalur shpejtësinë e motorit. Ka dalë burri me automatik dhe ia kam ndal armën për mos me i ra. Është larguar dhe i ka ra”, tha ajo.

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Autogol, gola të anuluar dhe shtyllë, Franca ”gjunjëzon” Gjermaninë në Mynih

Përfundon supersfida e grupit F mes Francës dhe Gjermanisë. Gjermania e Lëv tronditet që në fillim të kampionatit europian. Skuadra e Didier Deshamps kaloi...

Pekini akuzon NATO-n për ekzagjerim të kërcënimit nga Kina

Kina ka akuzuar NATO-n se është duke shpifur për zhvillimin e saj paqësor, pasi liderët e aleancës kanë paralajmëruar për “sfida sistematike” që vijnë...

Biden shpall planin e parë kombëtar për të luftuar terrorizmin e brendshëm

Presidenti amerikan Joe Biden shpalli atë që ai e quajti plani i parë kombëtar për të luftuar terrorizmin e brendshëm. Në një deklaratë të martën,...

A mundet Basha të përjashtojë Berishën? Ja si përgjigjet Nishani

Kryetari i Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike, Bujar Nishani deklaroi se kryetari i zgjedhur Lulzim Basha, nuk mund ta përjashtojë Sali Berishën nga grupi...

RENEA kontrolle në terren, vë me shpatulla pas murit disa persona në lokal

Forcat RENEA dhe FNSH kanë dalë sërish në terren mbrëmjen e sotme, në kuadër të aksionit për kapjen e personave të shpallur në kërkim,...