Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Të Gjitha

Doni të zvogëloni prekjen nga depresioni? Zgjohuni nga gjumi 1 orë më herët

5 vjet ago
in Të Gjitha, W-Instant

Nga: Lisa Marshall “Medicalxpress”

Zgjimi vetëm 1 orë më parë nga gjumi, mund të zvogëlojë me 23 për qind rrezikun e një personi për të përjetuar një periudhë të një depresioni të madh. Kjo sugjerohet nga një studim i ri gjenetik, i botuar më 26 maj në revistën “JAMA Psychiatry”. Studimi i kryer mbi 840.000 njerëz, nga studiuesit e Universitetit të Kolorados dhe Institutit Broad në Universitetin e Harvardit në Boston SHBA, përfaqëson një nga provat më të forta se kronotipi -pra prirja e një personi për të fjetur në një kohë të caktuar – ndikon shumë në rrezikun e prekjes nga depresioni.

“Ne e dimë prej disa kohësh se ekziston një marrëdhënie midis kohës së gjumit dhe gjendjes shpirtërore. Por pyetja që dëgjojmë shpesh nga ekspertët është:“Sa herët duhet të ngrihen njerëzit në mëngjes për të parë përfitimet?”, u shpreh autorja e vjetër e studimit Selin Veter, asistent/profesore e fiziologjisë integruese në Universitetin e Kolorados.

“Ne zbuluam se edhe fjetja 1 orë më herët, shoqërohet me një rrezik ndjeshëm më të ulët të prekjes nga depresioni”, theksoi ajo. Studimet e mëparshme vëzhguese kanë treguar se njerëzit që flenë shumë vonë në darkë, kanë 2 herë më shumë të ngjarë të vuajnë nga depresioni sesa ata që flenë herët dhe ngrihen po herët në mëngjes, pavarësisht nga koha që flenë.

Por për shkak se vetë çrregullimet e humorit mund të prishin modelet e gjumit, studiuesit e kanë pasur të vështirë që ta deshifrojnë se çfarë e shkakton atë. Studime të tjera, janë realizuar mbi një numër të vogël njerëzish dhe janë mbështetur mbi pyetësorë të realizuar në një moment të vetëm.

Ndërkohë, në këto të fundit nuk janë marrë parasysh faktorët mjedisorë të cilët mund të ndikojnë si në kohën e fjetjes po ashtu edhe në gjendjen e humorit, duke ofruar rezultate potencialisht konfuze. Në vitin 2018, Veter publikoi një studim të gjerë dhe afatgjatë në kohë mbi 32.000 infermierë.

Ai tregoi se “ata që ngriheshin herët në mëngjes” kishin deri 27 për qind më pak të ngjarë të zhvillonin një depresion të madh gjatë 4 viteve të vëzhgimit. Dhe kjo ngriti pyetjen: Çfarë do të thotë të jesh një njeri që zgjohet herët në mëngjes? Për të kuptuar arsyen autori kryesor i studimit të fundit Ijas Dagllas iu drejtua të dhënave të mbledhura nga kompania e testimit të ADN-së “23 dhe Me“ dhe bazës së të dhënave biomjekësore “UK Biobank”.

Më pas ai përdori një metodë të quajtur “Rastësia Mendeliane”, që përdor lidhjet gjenetike për të ndihmuar në deshifrimin e shkakut dhe pasojës. Dihet se më shumë se 340 variante të zakonshme gjenetike, përfshirë të ashtuquajturin “gjen i orës” PER2, ndikojnë në kronotipin e një personi.

Dhe është po gjenetika, ajo që shpjegon 12-42 për qind të preferencës sonë mbi kohën e fjetjes në darkë. Studiuesit vlerësuan të dhënat gjenetike të identifikuara tek 850.000 individë, përfshirë të dhëna nga 85.000 njerëz që mbajtën për 1 javë gjurmues të gjumit, dhe 250.000 të tjerë të cilët kishin plotësuar pyetësorë mbi preferencat në raport me gjumin.

Këto të dhëna iu dhanë studiuesve një panoramë më të detajuar, se si ndikojnë variantet gjenetike tek koha kur flemë dhe zgjohemi. Tek grupi më i madh, rreth një e treta e subjekteve të anketuar u vetë-identifikuan si “laureshat” e mëngjes, 9 për qind ishin “bufët e natës”, dhe pjesa tjetër ishin midis.

Në përgjithësi, mesi i gjumit ishte rreth 3 e mëngjesit, çka do të thotë se njerëzit shkonin për të fjetur në orën 11, dhe zgjoheshin në orën 6 të mëngjesit. Me këtë informacion, studiuesit analizuan një mostër tjetër që përfshinte informacionin gjenetik së bashku me regjistrat mjekësorë dhe sondazhet në lidhje me diagnozat e një çrregullimi depresiv të madh.

Duke përdorur teknika të reja statistikore, ata pyetën: A janë më pak të rrezikuar nga depresioni ata që kanë variante gjenetike që i predispozojnë ata të ngrihen më herët në mëngjes? Përgjigja është një po e prerë. Çdo pikë e mesit të gjumit që ishte 1 orë më parë (pra në gjysmën e rrugës midis gjumit dhe kohës së zgjimit), korrespondonte me një rrezik 23 për qind më të ulët të çrregullimit të madh depresiv.

Thënë ndryshe, nëse dikush që normalisht fle në orën 1 të mëngjesit, shkon në shtrat në mesnatë dhe fle të njëjtën periudhë kohore, mund ta ulë me 23 për qind rrezikun nga depresioni, dhe nëse bie të flejë në orën 11 të mbrëmjes, mund ta ulë këtë rrezik me rreth 40 për qind. Po çfarë mund ta shpjegojë këtë efekt? Disa studime sugjerojnë që ekspozimi më i madh ndaj dritës natyrale, prodhon një mori ndikimesh hormonale të njëpasnjëshme, që mund të ndikojnë në gjendjen shpirtërore.

Burimi i lajmit: medicalxpress. Përshtati: Tirana Today

Tags: depresionikerkuesit

TË LIDHURA

Të Gjitha

Prefekti Shkëlqim Hajdari takim me Njësitë Administrative 1 dhe 2 në Tiranë

14:24 | 25/05/2026
Të Gjitha

Përpjekjet e fundit për zgjedhjen e presidentit, rinis seanca në Kuvendin e Kosovës, mungon opozita

19:47 | 28/04/2026
Aktualitet

“Nafta derdhet lumenjve dhe trajtohet si “mall pa zot”, kurse ne e paguajmë shtrenjtë”, Lapaj

20:07 | 20/04/2026
Next Post

Mosmarrëveshja me kryeministrin, dorëhiqet ministrja e Drejtësisë sllovene

Tritol në derë të shtëpisë për pazare droge, në shënjestër dy vëllezërit

Lamtumira e Zinedin Zidan nga Reali, si e përshëndetën futbollistët







JU REKOMANDOJMË

“Çmendet pas meje! Do të jemi shokë, unë s’dua!”, Noizy sqaron zanafillën e konfliktit me Cllevion

14:18 | 03/06/2026

Tragjedia në Shëngjin/ Ndërrojnë jetë dy të rinj pasi u morën nga dallgët, dy në gjendje të rëndë

17:37 | 03/06/2026

Djali i Biden: Kushner e Ivanka po ndërtojnë parajsë në Shqipëri, ju merreni me pikturat e mia

21:08 | 03/06/2026

Detaje nga sherri në Tiranë, zbardhet dëshmia e efektivit: Më vendosi thikën në qafë! E kapa dhe…

14:57 | 05/06/2026




TË FUNDIT

Aktualitet

Marshimi në Tiranë/ Protestuesit para Ministrisë së Infrastrukturës: Arresto Ballukun!

by mirseda
22:20 | 06/06/2026
0

Vijon marshimi i qytetarëve nëpër akset kryesore të kryeqytetit. Pasi lanë pas godinën e Kryeministrisë duke thirrur...

Marshimi vijon në Tiranë/ Bulevardi ushton nga thirrjet: “Poshtë diktatura”, “Rama ik!”

22:17 | 06/06/2026

Shqipëria zhgënjen sërish, në “Air Albania” fiton Luksemburgu

22:04 | 06/06/2026

“Na quajtën iranianë e grekë”/ Protestuesi kosovar: Rama të bashkëpunojë me Kurtin, jo me serbët!

22:01 | 06/06/2026

Aksident në aksin Fier-Levan/ Përplasje kokë më kokë, plagosen tre persona

21:56 | 06/06/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com