E shtunë, 12 Qershor, 2021
27.5 C
Tirana

Lamtumira e Zinedin Zidan nga Reali, si e përshëndetën futbollistët

Admirim dhe falenderim! Kështu mund të përmblidhen reagimet e futbollistëve të Reald Madritit pas lamtumirës së “Zizusë”. Gazetat spanjolle kanë zbardhur mesazhet që futbollistët kanë dhënë në rrjetet sociale, duke përshëndetur trajnerin e tyre, Zinedin Zidan, që i dha lamtumirën Realit dy vjet pas rikthimit në stolin e madrilenëve.

Gazeta “As” shkruante se vetëm futbollisti Lukas Vaskez kishte mundur ta takonte Zidan në qendrën stërvitore për ta përshëndetur për largimin. Mesfushori ndodhej në “Valdebebas” dhe i dha përqafimin trajnerit. Ndërsa lojtarët e tjerë bënë disa mesazhe nga rrjetet sociale.

Mesazhet e futbollistëve:

Ramos: ZZ. I madhi dhe i vetmi. Të dëshiroj më të mirën. Meriton gjithçka dhe ke fituar gjithçka. Shijoje jetën, shijoje familjen. Një përqafim të madh mister. Faleminderit Zidan!

Benzema: Faleminderit vëlla, për gjithçka që më ke dhënë. Jam krenar dhe i nderuar që kam besuar te ty. Je një njeri fantastik. Shihemi.

Kros: Ishte kënaqësi e madhe. Faleminderit Zizu!

Varan: Që kur erdhi në Madrid përpara 10 vitesh ke qenë më shumë sesa një trajner për mua. Më ndihmove që të rritem si futbollist dhe si njeri. Ia dole që ta çoje këtë gjeneratë të artë në majë disa herë. Nuk mundet të falënderoj mjaftueshëm për të gjitha këshillat që më ke dhënë, brenda dhe jashtë fushës së lojës. Faleminderit sërish shef! Paç fat! Do të shihemi shumë shpejt. Shpresoj!

Kurtua: Ka qenë një nder i madh për mua që të kem pasur si trajner një legjendë si ty. Faleminderit për gjithçka më mësove, për besimin që ke pasur tek unë dhe për ato që fituam bashkë. Shpresoj të ritakohemi. Dëshiroj më të mirën për ty!

Kasemiro: Faleminderit për gjithçka mister. Të detyrohem shumë për këtë që jam sot. Kam vetëm admirim.

Asensio: Faleminderit për gjithçka më mësove. Paç fat në objektivat e tjerë!

Karvahal: Mister, kam vetëm fjalë falënderuese për këtë kohë që ke qenë si trajner. Shumë faleminderit për gjithçka, për dedikimin dhe për faktin që më bëre lojtar më të mirë dita-ditës. Sigurisht që do të ritakohemi.

Modriç: Mister ishte kënaqësi që të luaja për ju dhe të fitoja me ju. Jeni i madh! Paç fat!

Vinicius: Faleminderit për gjithçka mister. Paç fat në aventurën e re.

Marselo: Faleminderit për të gjithë këto vite mister. Dëshiroj më të mirën për të ardhmen.

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Të shtëna me ar*ë në SHBA, 13 të plagosur, autori ende i lirë

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur të Teksas të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, ku një person ka shtënë me armë duke lënë të...

Përmbyset autoboti me naftë në Elbasan, bllokohet shoferi

Një autobot me karburant është përmbysur mesditën e sotme në aksin rrugor Elbasan-Librazhd, pranë fshatit Xibrakë. Sipas informacioneve paraprake, mësohet se shoferin e ka zëne...

Shpërthimi i kontrolluar i ‘gjobës’ Becchetti

Nga: Agim Baçi Dikur qarkullonte në internet një letër që një vajzë i dërgonte së ëmës, e cila në thelbin e saj lidhej me gjetjen...

Uells-Zvicër/ Pjesa e parë pa gola, portierët vendimtarë me pritjet e tyre

Ka përfunduar me rrjeta të paprekura, pjesa e parë e ndjeshjes midis Zvicrës dhe Uellsit. Një 45 minutësh ku spektakël dhuruan portierët e skuadrave...

Vrasja e 20-vjeçares në Greqi, zbulohet makina me të cilën janë larguar autorët

Zbardhen detaje të reja në lidhje me vrasjen e 20-vjeçare britanike Caroline, e ndodhur pak javë më parë në Greqi. Në emisionin e gazetarit grek...