E mërkurë, 16 Qershor, 2021
24.5 C
Tirana

Mosmarrëveshja me kryeministrin, dorëhiqet ministrja e Drejtësisë sllovene

Përplasja për dy prokurorë të cilët do të punonin për agjencinë e re të Prokurorisë së Përgjithshme Europiane, ka çuar në dorëheqjen e ministres sllovene e Drejtësisë, Lilijana Kozloviç.

Gazetat sllovene dhanë detaje, duke shpjeguar dorëheqjen pas mosmarrëveshjeve me kryeministrin Janez Jansa, lidhur me emërimin e dy prokurorëve në një agjenci europiane. Kozloviç ka thënë për mediat se ajo dha dorëheqjen pasi; ”Jansa kishte anuluar emërimin e dy prokurorëve sllovenë të cilët do të punonin për agjencinë e re të Prokurorisë së Përgjithshme Europiane”.

Ministrja Kozloviç kishte konfirmuar emërimin e dy zyrtarëve, të cilët, sipas saj, ishin emëruar nga një këshill i pavarur. Ndërkaq, kryeministri Jansa tha për mediat se ai i kishte anuluar dy emërimet, pasi këta prokurorë kishin bërë vazhdimisht akuza të rreme kundër politikanëve të partisë së tij.

Kritikët në Slloveni thonë se kreu i qeverisë, Jansa është përpjekur të kufizojë lirinë e medias dhe ka pak respekt për vlerat demokratike dhe standardet e shtetit të së drejtës. Sipas analistëve, ai ka sulmuar gazetarët në Twitter dhe ka shënjestruar mediat e pavarura.

Mësohet se Zyra e re e Prokurorisë së Përgjithshme të Bashkimit Europian, do të fillojë punën të martën, më 1 qershor, për të hetuar krimet në lidhje me buxhetin e BE, përfshirë korrupsionin, përvetësimin e fondeve dhe mashtrimin.

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Të ndalet sa më shpejt gjenocidi ndaj myslimanëve në Kinë

Nga Joseph Bosco “The Hill” Kur tmerret e plota të Holokaustit Nazist ishin më se të qarta edhe për mohuesit më kokëfortë gjatë viteve 1940-1950,...

Dhunohet drejtoresha në Bashkinë e Tiranës

Policia njofton se është dhunuar për shkak të detyrës Drejtoresha e Agjencisë së Parqeve dhe Rekreacionit në Bashkinë e Tiranës. Agresori është një 34-vjeçar me...

‘Vatra’ deklaratë: Të na tregohet pse Berisha u shpall “non grata”

DEKLARATË PUBLIKE E FEDERATËS PAN – SHQIPTARE TË AMERIKËS VATRA, RRETH SHPALLJES ‘NON GRATA’ TË ISH- PRESIDENTIT SHQIPTAR DR. SALI BERISHA Federata Pan - Shqiptare...

BE heq kufizimet e udhëtimit për Shqipërinë, Serbinë dhe Maqedoninë e Veriut

Vendet anëtare të Bashkimit Evropian kanë rënë dakord të mërkurën (16 qershor) të heqin kufizimet e udhëtimit për udhëtarët nga tetë vende dhe territore...

Arma më e fuqishme e Opozitës

Nga Oerd Bylykbashi Ligji i Dekriminalizimit funksionon si sahat! Një tjetër kryebashkiak i dënuar me burgim u zbulua falë tij, duhet të largohet nga funksioni...