Përparim Ademi i cili vrau dy motrat Zhaneta Metani dhe Kristina Bardhi në vigjilje të vitit të Ri, është lënë në burg nga Gjykata e Tiranës. 59-vjeçari është shfaqur i qetë në sallën e gjyqit, ndërsa trupa gjykuese dha masën e sigurisë.
Çështja është marrë në hetim nga prokurori Albert Demirneli, i cili i ka kërkuar Gjykatës së Tiranës, caktimin e masës së sigurisë “arrest në burg”.
Krimi i rëndë ndodhi dy ditë më parë në Astir. 59-vjeçari Përparim Ademi i qëlloi për vdekje me kallashnikov të dy motrat, Kristinën dhe Zhanetën, ndërsa e gjithë ngjarja ndodhi në sy të dy fëmijëve të mitur të kësaj të fundit. Policia i gjeti të dy motrat në banesë pa shenja jete, ndërsa në vendngjarje u gjetën 26 gëzhoja kallashnikovi.