E hënë, 20 Shtator, 2021
26.5 C
Tirana

“U lidha me Kristinën, më pas me Zhanetën”, 59-vjeçari: Gruaja e dinte

Gjykata e Tiranës ka vendosur masën e sigurisë “arrest me burg” për Përparim Ademin, i cili ditën e 31 dhjetorit vrau me breshëri automatiku të dashurën e tij dhe motrën e saj në zonën e Astirit në Tiranë.

Ademi u gjykua për veprën penale “Vrasje për shkak të marrëdhënieve familjare me dashje”, që dënohet me jo më pak se 20 vite burg ose burg të përjetshëm.

Ai është shfaqur në seancë i qetë, ndonëse është autori i një vrasje të dyfishtë. Sipas Ademit, ai kishte krijuar lidhje paralele me Zhanetën, pavarësisht se ishte i martuar.

Gjatë javëve të fundit, sipas 59-vjeçarit, ajo ishte distancuar ndjeshëm, ndërsa dyshonte se edhe ajo kishte një lidhje tjetër.

Bashkëshortja e Ademit, në deklaratën e saj para grupit hetimor është shprehur se ka qenë në dijeni të tradhtisë së bashkëshortit me dy motrat. Sipas saj, për të mbajtur familjen të bashkuar, ajo ka heshtur dhe madje ka bërë mikesha dy motrat. Madje ka patur hyrje dhe dalje familjare me ta dhe kanë udhëtuar së bashku.

Ademi, i njohur edhe me mbiemrin Tela, ka pranuar që para 20 vitesh ka nisur një marrëdhënie jashtëmartesore me Kristinën. Pas ndarjes me këtë të fundit, është lidhur me motrën tjetër, Zhanetën.

Ademi ka martesë ligjore me një grua tjetër, e cila ka pranuar se i dinte lidhjet e të shoqit, madje kishte krijuar miqësi me dy motrat që të mos prishte familjen. Përparim Ademi ka pretenduar se ka një fëmijë me njërën prej motrave, por që nuk e ka regjistruar në emrin e tij.

Përparimi ka thënë se krimi ndodhi për arsye xhelozie, sepse kishte dyshime se Zhaneta kishte një marrëdhënie me dikë tjetër.

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Kosova ndalon hyrjen e mjeteve me targa serbe, Drecun: Aksioni i planifikuar

Kryetari i Komisionit për Kosovën në Kuvendin e Serbisë, Milovan Drecun, ka deklaruar se aksioni i Njësisë Speciale të Kosovës rreth vendosjes së reciprocitetit...

Ndodh edhe kështu/Nuk siguroi dot biletën, tifozi fshihet në tualetin e femrave

Për të parë skuadrën e zemrës, ia vlen çfarë do lloj sakrifice. Një tifoz skocez i skuadrës së Sëlltikut është përballur me një të...

E mendonin të vdekur në Pukë, si i dështoi plani për inskenimin e vrasjes

Vijojnë hetimet ndaj biznesmenit italian Davide Pecorelli, të cilit i dështoi plani për inskenimin e vrasjes. Shqipëria nis hetimet për "shkatërrim prone" e "dëmtim...

Thellohet tragjedia, shuhet familja Gjoka nga shpërthimi i bombolës së gazit

Pas dy motrave dhe mamasë, ka humbur jetën edhe djali 12-vjeçar i familjes Gjoka. Enriko Gjoka 12 vjeç, fatkeqësisht nuk ia ka dalë t'i...

Vendimi/Çfarë është reciprociteti për targat e Serbisë? Blindohet kufiri

Duke parë situatën e agravuar tashmë mes Kosovës dhe Serbisë, Ministria e Punëve të Brendshme ka kërkuar nga ana e qytetarëve që të shfrytëzojnë...