E shtunë, 12 Qershor, 2021
27.5 C
Tirana

Vrasja e shqiptarit në Greqi, autoritetet identifikojnë 3 autorët e dyshuar

Zbardhen detaje të reja në lidhje me vrasjen e Aris Papas, 34-vjeçarit shqiptar i cili u ekzekutua pasditën e djeshme në Sepolia të Athinës.

Autoritetet greke kanë identifikuar personat që i zunë pritë në shkurt të këtij viti, por që nuk mundën ta ekzenutonin, shkruan The Toc.

Një 38-vjeçar i njohur si “Mili”, një 32-vjeçar i njohur si “Doriani” dhe një 30-vjeçar i njohur si Landi, kishin thurur planin për të vrarë shqiptarin.

Rolin e karremit e luajti ‘Landi’, i cili e nxorri në takim shqiptarin dhe në të njëjtën kohë u shfaqën dy personat e tjerë që e qëlluan shqiptarin. Shënjestra shpëtoi, por grupi prej tre personash dyshohet se fshihet dhe pas vrasjes së tij që u realizua mbrëmë, pas disa tentativave.

Shqiptari mbante veshur gjithmonë një jelek antiplumb, i cili jo pak herë i shpëtoi jetën, por një gjë e tillë nuk ndodhi ditën e djeshme.

Dyshohet se ekzekutimi ka ndodhur për një larje hesapesh mes bandave të trafikut të drogës që operojnë në qendër të kryeqytetit grek.

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Përmbyset autoboti me naftë në Elbasan, bllokohet shoferi

Një autobot me karburant është përmbysur mesditën e sotme në aksin rrugor Elbasan-Librazhd, pranë fshatit Xibrakë. Sipas informacioneve paraprake, mësohet se shoferin e ka zëne...

Shpërthimi i kontrolluar i ‘gjobës’ Becchetti

Nga: Agim Baçi Dikur qarkullonte në internet një letër që një vajzë i dërgonte së ëmës, e cila në thelbin e saj lidhej me gjetjen...

Uells-Zvicër/ Pjesa e parë pa gola, portierët vendimtarë me pritjet e tyre

Ka përfunduar me rrjeta të paprekura, pjesa e parë e ndjeshjes midis Zvicrës dhe Uellsit. Një 45 minutësh ku spektakël dhuruan portierët e skuadrave...

Vrasja e 20-vjeçares në Greqi, zbulohet makina me të cilën janë larguar autorët

Zbardhen detaje të reja në lidhje me vrasjen e 20-vjeçare britanike Caroline, e ndodhur pak javë më parë në Greqi. Në emisionin e gazetarit grek...

Fati i kryetarit të PD-së, 3 kandidatët që do të sfidojnë Lulzim Bashën

Nga: Marsela Sinani Lulzim Basha 47 vjeç, Fatbardh Kadilli 55 vjeç, Edith Harxhi 48 vjeçe dhe Agron Shehaj 44 vjeç, aderojnë në të njëjtën parti,...