E shtunë, 12 Qershor, 2021
27.5 C
Tirana

I dënuar për korrupsion/ Ish-kryeprokurori Llalla tregon pasuritë e tij

Ish-kryeprokurori i Përgjithshëm, Adriatik Llalla ka folur për herë të parë në lidhje me vendimin e Gjykatës kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO), për dënimin e tij me dy vite burg, dhe 5 vjet përjashtim nga funksionet publike.

I ftuar në në emisionin ”Çim Peka Live” në ”Syri Tv”, Llalla u pyet për disa nga pasuritë e tij të paluajtshme, për çmimin dhe kohën në të cilat ato janë blerë.

Llalla u shpreh se aprtamenti i tij në Durrës u ble për një shumë prej 22 milion lekë të vjetra, për shkak se bëri një marrëveshje me pronarin e pallatit, pasi ky i fundit kishte nevojë për para.

Në lidhje me sipërfaqen e tokës që posedon,, Llalla tha se çmimi mesatar është 67 mijë lekë metri katror, dhe bëhet fjalë për një fshat rreth 10 km jashtë Tiranës.

Ndër të tjera, Llalla bëri me dije dhe akuzat që i janë bërë në lidhje me katin e 3-të të banesës së tij, dhe faturën e shpenzimeve për lindjen e të birit në SHBA.

Pjesë nga biseda

Sa është blerë apartamenti në Durrës?

Apartamenti në Durrës është blerë 22 mln lekë të vjetra në vitin 2012. Në kohën kur e kam blerë, duke iu referuar pallatit ku është blerë apartamenti im, çmimi shkon në 600 mijë lekë të vjetra metri katrorë, kurse prej meje është blerë me 35 mijë lekë metri katror. Është blerë më lirë se apartamentet e tjera.

Pse më lirë?

Është një marrëveshje që u lidh me ndërtuesin e objektit, dëshmi të cilën ai e bëri edhe para trupës gjyqësore. Është një marrëveshje e lidhur me vullnetin tonë të lirë, në një moment të vështirë që ai ndodhej, ku unë isha i interesuar të bleja një apartament në Durrës. Ramë dakord dhe unë deri para daljes së vendimit gjyqësor, kisha në pronësi këtë apartament.

Flasim pak për tokën. 22 mijë metra2. Me çfarë çmimi është blerë?

Çmimi mesatar i tokës është 67 mijë lekë metri katror.

Ju akuzoheni se e keni blerë më lirë?

Akuza bazohet pikërisht në këtë se është blerë më lirë se sa tregu. Ndërkohë që sipas të dhënave të mbledhura nga vetë eksperti gjatë hetimit rezulton se në vetëm 1 rast, pronat kanë qenë më të lartë se sa i pronës time, dhe të gjitha rastet e tjera kanë qenë me çmimin më të ulët.

Lexo edhe :   Goditi Macron me shuplakë, gjykata franceze dënon 28-vjeçarin

Pra në zonën ku keni blerë këtë tokë, çmimi është më i ulët…

Bëhet fjalë për një fshat rreth 10 km jashtë Tirane që është një zonë me infrastrukturë jo normale.

Kati i 3-të i banesës tuaj, për çfarë akuzoheni?

Kati i 3-të i banesës, gjykata bazohet në faktin se pretendon sipas ekspertes se kati i 3-të nuk është ndërtuar në vitin e deklaruar prej meje. Unë e kam deklaruar të përfunduar në vitin 2006, sipas ekspertes pretendohet se ndërtimi është përfunduar në vitin 2002 dhe vlera e ndërtimit ka qenë më e larta. Duke llogaritur këtu krahun e punës apo shpenzimet e tjera. Ndërkohë që puna në banesën time, që nga themelet deri në ndërtimin përfundimtar është bërë me punë vullnetaren time, të familjarëve të mi. Përveç kostos së ndërtimit, çdo shpenzim tjetër ka qenë puna jonë.

Lexo edhe :   Trashëgimtare e pasurive me dokumente false, lë motrat dhe vëllezërit pa prona

Kur është bërë ky apartament, çfarë funksioni keni pasur?

Kam qenë oficer prokuror në disa rrethe të vendit.

Çfarë shpenzimesh ka pasur lindja e djalit në SHBA?

Lindja e djalit sipas marrëveshjes së nënshkruar nga gruaja me spitalin përkatës ku është realizuar lindja, e nënshkruar në datën 2 janar 2017, në bazë të cilës bashkëshortja merrte përsipër që mbasi të faturohej nga spitali, do të paguante menjëherë detyrimet spitalore. Në atë vit, adresa ishte e një mikut tonë që jeton në SHBA, ku shkon dhe fatura spitalore. Fatura e parë ka shkuar në 17 maj të vitit 2017, ditë në të cilën është pagesa prej tij. Fatura nuk kalonte shifrën prej 300 mijë lekësh të cilat janë detyrim që subjekti e deklaroi më pas në Inspektoriatin e Deklarimit të Pasurive. Shifra tjetër prej 5 mijë dollarësh është paguar pasi unë jam larguar nga funksioni dhe nuk kisha më detyrime deklarimi.

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Përmbyset autoboti me naftë në Elbasan, bllokohet shoferi

Një autobot me karburant është përmbysur mesditën e sotme në aksin rrugor Elbasan-Librazhd, pranë fshatit Xibrakë. Sipas informacioneve paraprake, mësohet se shoferin e ka zëne...

Shpërthimi i kontrolluar i ‘gjobës’ Becchetti

Nga: Agim Baçi Dikur qarkullonte në internet një letër që një vajzë i dërgonte së ëmës, e cila në thelbin e saj lidhej me gjetjen...

Uells-Zvicër/ Pjesa e parë pa gola, portierët vendimtarë me pritjet e tyre

Ka përfunduar me rrjeta të paprekura, pjesa e parë e ndjeshjes midis Zvicrës dhe Uellsit. Një 45 minutësh ku spektakël dhuruan portierët e skuadrave...

Vrasja e 20-vjeçares në Greqi, zbulohet makina me të cilën janë larguar autorët

Zbardhen detaje të reja në lidhje me vrasjen e 20-vjeçare britanike Caroline, e ndodhur pak javë më parë në Greqi. Në emisionin e gazetarit grek...

Fati i kryetarit të PD-së, 3 kandidatët që do të sfidojnë Lulzim Bashën

Nga: Marsela Sinani Lulzim Basha 47 vjeç, Fatbardh Kadilli 55 vjeç, Edith Harxhi 48 vjeçe dhe Agron Shehaj 44 vjeç, aderojnë në të njëjtën parti,...