E shtunë, 12 Qershor, 2021
27.5 C
Tirana

Shkodra në festë pas 13 vitesh/ Vllaznia fiton Kupën e Shqipërisë (Video)

Përfundon finalja e edicionit të 69 të Kupës së Shqipërisë. Pas 13-vitesh, Vllaznia ka arritur të triumfojë, duke fituar trofeun e 7 në historinë e klubit. Ndeshja e luajtur në “Air Albania” u mbyll me fitoren minimale të shkodranëve.

Skuadra e drejtuar nga Tomas Bërdariç kaloi në avantazh në minutën e 39. Një aksion model i kuqebluve, ku gjuajtja e Da Silvës brenda zonës u devijua nga Sadriu dhe përfundoi në rrjetë.

Në minutën e 86, Skënderbeu mbeti me 10 lojtarë, pasi Zguro u ndëshkua me karton të kuq. Kjo është kupa e shtatë që fiton Vllaznia në historinë e saj, ndërsa të fundit e kishte marrë më 2008.

Fitimi i këtij trofeu të rëndësishëm është padyshim fryt i punës së skuadrës dhe stafit, me në krye trajnerin Tomas Brdariç.

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Përmbyset autoboti me naftë në Elbasan, bllokohet shoferi

Një autobot me karburant është përmbysur mesditën e sotme në aksin rrugor Elbasan-Librazhd, pranë fshatit Xibrakë. Sipas informacioneve paraprake, mësohet se shoferin e ka zëne...

Shpërthimi i kontrolluar i ‘gjobës’ Becchetti

Nga: Agim Baçi Dikur qarkullonte në internet një letër që një vajzë i dërgonte së ëmës, e cila në thelbin e saj lidhej me gjetjen...

Uells-Zvicër/ Pjesa e parë pa gola, portierët vendimtarë me pritjet e tyre

Ka përfunduar me rrjeta të paprekura, pjesa e parë e ndjeshjes midis Zvicrës dhe Uellsit. Një 45 minutësh ku spektakël dhuruan portierët e skuadrave...

Vrasja e 20-vjeçares në Greqi, zbulohet makina me të cilën janë larguar autorët

Zbardhen detaje të reja në lidhje me vrasjen e 20-vjeçare britanike Caroline, e ndodhur pak javë më parë në Greqi. Në emisionin e gazetarit grek...

Fati i kryetarit të PD-së, 3 kandidatët që do të sfidojnë Lulzim Bashën

Nga: Marsela Sinani Lulzim Basha 47 vjeç, Fatbardh Kadilli 55 vjeç, Edith Harxhi 48 vjeçe dhe Agron Shehaj 44 vjeç, aderojnë në të njëjtën parti,...