E shtunë, 12 Qershor, 2021
27.5 C
Tirana

U dënua me dy vite burg/ Llalla: Vendim i marrë jashtë sallës së gjykimit

Ish-kryeprokurori i Përgjithshëm, Adriatik Lllalla deklaroi se e priste vendimin e Gjykatës kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO), për dënimin e tij me dy vite burg, dhe 5 vjet përjashtim nga funksionet publike.

I ftuar në emisionin ”Çim Peka Live” në ”Syri Tv”, Llalla u shpreh se ky vendim u mor jashtë sallës së gjykimit prej shumë kohësh, dhe u formalizua në seancën gjyqësore.

Sipas tij, sistemi i tanishëm i drejtësisë, po shkon drejt një modeli tjetër të zhvillimit, ku në shumë raste vendimmarrjet merren jashtë sallën së gjykimit.

Adriatik Llalla: ”Të jem i sinqertë, një vendim të tillë e prisja. Është një vendim që u mor jashtë sallës së gjykimit, prej më shumë kohësh, hetimet e nisura ndaj meje, edhe përpara se prokuroria të niste hetimet, dukej se një vendim i tillë ishte marrë dhe u formalizua në sallën e gjykimit. Normalisht nuk ndihem mirë. Nuk ka si ndihet mirë një njeri që është dënuar për një vepër që nuk e ka kryer. Por krahas vetes ndjej se sistemi i drejtësisë po shkon drejt një modeli tjetër të zhvillimit, ku në shumë raste vendimmarrjet merren jashtë sallën së gjykimit për të plotësuar tekat, dëshirat, mllefet e individëve të caktuar.”

Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë kundër Korrupsionit dhe Krimit të organizuar dënoi sot me 2 vjet burgim dhe 5 vjet përjashtim nga funksionet publike, ish Prokurorin e Përgjithshëm Adriatik Llalla. Ai u gjet fajtor, sipas Gjykatës për “fshehje dhe mosdeklarim të pasurisë”. Paralelisht Gjykata vendosi dhe sekuestrimin e disa pronave të zotit Llalla që deri më tani ishin nën sekuestro.

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Përmbyset autoboti me naftë në Elbasan, bllokohet shoferi

Një autobot me karburant është përmbysur mesditën e sotme në aksin rrugor Elbasan-Librazhd, pranë fshatit Xibrakë. Sipas informacioneve paraprake, mësohet se shoferin e ka zëne...

Shpërthimi i kontrolluar i ‘gjobës’ Becchetti

Nga: Agim Baçi Dikur qarkullonte në internet një letër që një vajzë i dërgonte së ëmës, e cila në thelbin e saj lidhej me gjetjen...

Uells-Zvicër/ Pjesa e parë pa gola, portierët vendimtarë me pritjet e tyre

Ka përfunduar me rrjeta të paprekura, pjesa e parë e ndjeshjes midis Zvicrës dhe Uellsit. Një 45 minutësh ku spektakël dhuruan portierët e skuadrave...

Vrasja e 20-vjeçares në Greqi, zbulohet makina me të cilën janë larguar autorët

Zbardhen detaje të reja në lidhje me vrasjen e 20-vjeçare britanike Caroline, e ndodhur pak javë më parë në Greqi. Në emisionin e gazetarit grek...

Fati i kryetarit të PD-së, 3 kandidatët që do të sfidojnë Lulzim Bashën

Nga: Marsela Sinani Lulzim Basha 47 vjeç, Fatbardh Kadilli 55 vjeç, Edith Harxhi 48 vjeçe dhe Agron Shehaj 44 vjeç, aderojnë në të njëjtën parti,...