Prindërit e Carolines e cila u vra nga bashkëshorti i saj Babis Anagnostopoulos, kanë vendosur që vajzës së vogël ti ndryshojnë mbiemrin. Në lidhje me këtë vendim ka reaguar Babis, i cili e ka quajtur të padrejtë që vogëlushes Lydia ti hiqet mbiemri i tij. Një i burgosur ka nxjerrë detaje në lidhje me këtë çështje.
Ai ka thënë se Babis është njoftuar për këtë lajm nga mediat, dhe është shprehur shumë i revoltuar, pasi nuk e priste një reagim të tillë nga prindërit e Carolines.
Piloti e mësoi ndryshimin e mbiemrit nga mediat, dhe ishte revoltuar. Siç shprehet ai, nuk e priste një reagim të tillë, sidomos pas tërheqjes së prindërve nga kërkesa për kujdestarinë e vogëlushes.
“Ai është i mërzitur dhe nuk dëshiron që vajza e tij të mos ketë mbiemrin e tij. Ai e do shumë atë. Është i dërrmuar”, ka thënë i burgosuri.
Një producent i një televizioni nga Londra ka kontaktuar me avokatin e vrasësit, dhe i ka kërkuar të kontaktojë Babis Anagnostopoulos në burgun e Korydallos ku po mbahet, për t’i dhënë atij të drejtat për të prodhuar çështjen e vrasjes në Glyka Nera.
Sipas avokatit të tij, Alexandros Papaioannidis, përgjigjja e Babis Anagnostopoulos ishte negative. “Klienti im nuk dëshiron të japë pëlqimin për prodhimin e një filmi apo dokumentari për këtë rast tragjik. Është negative”, tha zoti Papaioannidis. Ndërkohë, BBC dhe Channel 4 britanik kanë shfaqur interes për prodhimin e një dokumentari mbi vrasjen brutale të Caroline Crouch.
Burimi i lajmit: newsbomb. Përshtatur nga Tirana Today