Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Shqipëria Aktualitet

120 vrasje pa autor/Nano-Salianjit: Ndodhin dhe në vende të zhvilluara

5 vjet ago
in Aktualitet, Shqipëria, Të Gjitha, W-Instant

Deputeti demokrat Ervin Salianji, ka ngritur shqetësimin e vrasjeve pa autor në Komisionin e Sigurisë. Drejtori i Policisë së Shtetit, Gledis Nano, i është përgjigjur deputetit të PD-së Ervin Salianji në lidhje me ngjarjet pa autor, ku pohoi se ka raste specifike që janë të vështira për tu zbardhur. Duke iu referuar statistikave, Salianji tha se nga viti 2014, janë 120 vrasje pa autorë. Deputeti shprehu haptazi shqetësimin, se ngjarjet tipike mafioze jo vetëm që nuk parandalohen, po as edhe nuk zbulohen. Në kundërpërgjigje, Gledis Nano ia ktheu se angazhimi është maksinal, por për këto krime duhet kohë.

Ervin Salianji: Nga 2014 janë 120 vrasje pa autorë. Ngjarjet tipike mafioze jo vetëm që nuk parandalohen, po as edhe nuk zbulohen. Ka ekzekutime me snajper, që nuk janë zbardhur. Ka ndonjë informacion në lidhje me këto ngjarje? A ka sofistikim të grupeve kriminale?

Gledis Nano: Ngjarjet pa autorë që përmendi deputeti Salianji, ka raste të veçanta specifike dhe të caktuara që janë të vështira për t’u zbardhur. Kanë ndodhur edhe në vende të tjera shumë më të zhvilluara.

Për zbardhjen e ngjarjeve që ju përmendët; duan kohë. Por të jeni të sigurt që angazhimi është maksimal, dhe nuk pushojmë në asnjë moment për zbardhjen e tyre. Dua të sqaroj një tjetër moment. Kur flasim për vrasje, puna është e fshehtë dhe një pjesë e punës është e padukshme, kur kemi të bëjmë me parandalim të ngjarjeve sidomos.

Një pjesë bëhen publike dhe një pjesë nuk bëhen për shkak të hetimeve. Për këtë arsye duhet të jemi të qartë që angazhimi është maksimal. Në lidhje me ngjarjet e fundit, ka hetime që do të japin shumë shpejt rezultate”.

Tags: Ervin SalianjiGledis NanoKriminaliteti

TË LIDHURA

Aktualitet

Biznesmeni Pandeli Carapuli zyrtarisht nën hetim për pastrim parash. SPAK i komunikon akuzën

15:16 | 05/06/2026
Aktualitet

Detaje nga sherri në Tiranë, zbardhet dëshmia e efektivit: Më vendosi thikën në qafë! E kapa dhe…

14:57 | 05/06/2026
Aktualitet

AGSH reagon pas incidenteve në tubimin kundër projektit për Zvërnecin: Gazetarët nuk janë palë

14:53 | 05/06/2026
Next Post

Njësia Antikorrupsion me "dorë të fortë", ç'ka ndodhur në Kadastrën e Durrësit

“U kthye nga Italia, por nuk erdhi në banesë”, i ati denoncon zhdukjen e vajzës

“Është inskenim, s’ka fakte”, reagon për herë të parë mësuesi “pedofil”







JU REKOMANDOJMË

“Çmendet pas meje! Do të jemi shokë, unë s’dua!”, Noizy sqaron zanafillën e konfliktit me Cllevion

14:18 | 03/06/2026

Tragjedia në Shëngjin/ Ndërrojnë jetë dy të rinj pasi u morën nga dallgët, dy në gjendje të rëndë

17:37 | 03/06/2026

Djali i Biden: Kushner e Ivanka po ndërtojnë parajsë në Shqipëri, ju merreni me pikturat e mia

21:08 | 03/06/2026

Berisha “spastron” Këshillin Kombëtar të PD-së, jashtë listës mbeten dhjetëra emra të njohur

17:16 | 30/05/2026




TË FUNDIT

Sport

Besiktas me trajner të ri, do vendosë edhe për Asllanin

by mirseda
15:18 | 05/06/2026
0

Vicenzo Italiano është trajneri i ri i Besiktas. Lajmi është bërë i ditur së fundmi nga klubi...

Biznesmeni Pandeli Carapuli zyrtarisht nën hetim për pastrim parash. SPAK i komunikon akuzën

15:16 | 05/06/2026

Detaje nga sherri në Tiranë, zbardhet dëshmia e efektivit: Më vendosi thikën në qafë! E kapa dhe…

14:57 | 05/06/2026

AGSH reagon pas incidenteve në tubimin kundër projektit për Zvërnecin: Gazetarët nuk janë palë

14:53 | 05/06/2026

“Jam… më jep 60 mijë euro”, mashtroi qytetarin duke iu prezantuar si një biznesmen dhe i mori paratë

14:38 | 05/06/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com