E hënë, 24 Janar, 2022
3.5 C
Tirana

“Është inskenim, s’ka fakte”, reagon për herë të parë mësuesi “pedofil”

Engjëllush Bregu, ish-mësues fizike dhe informatike, ishte rikthyer në punë në shkollën “22 Tetori”, 12 vite pasi ishte dënuar për “pedofili” dhe “ngacmim seksual” të fëmijëve. Ka qenë reagimi publik përmes medias dhe jo funksionimi i mekanizmit shtetëror, që solli shkarkimin e tij. Kjo çështje është rikthyer sërish në fokus.

Bregu u akuzua pas rikthimit në punë në shkollën “22 Tetori” në Berat, por në fakt ai prej 4 vitesh jep mësim. Për mikrofonin e emisionit “Shqipëria Live”, ai është prononcuar në lidhje me akuzat ndërsa i quan si sulme personale. Ai u shpreh se ka katër vite që është rikthyer në mësimdhënie dhe se  nuk ishte “22 Tetori” shkolla e tij e parë.

“Kisha vetëm katër ditë që jepja mësim te “22 Tetori”, më pritën mirë. Pas ra numri i nxënësve në shkollën ku jepja mësim më parë, u detyruan që dy mësues të dilnin pa punë. Në bazë të portalit, nuk arrita që të mbyllja dokumentet për të drejtën e punës. Në 2017 kam hyrë në portal dhe kam pritur. Vendi i punës është hapur më 1 shkurt të 2018.

Kam dorëzuar dosjen me të gjitha dokumentet, dëshminë e penalitetit, vlerësimin e komitetit të prindërve të asaj shkolle, vlerësimin e psikologut. Katër ditë unë u ndjeva një çik ngushtë se nuk kisha lëndën time matematikë-fizikë.

Ka ardhur një gazetare në shkollë, mua s’më ka marrë në intervistë. Nuk më ka marrë njeri në telefon për të më thënë për pezullim nga puna. Në shkollë pritja ka qenë e mirë, përveç drejtoreshës, e cila mendoi se kisha falsifikuar dokumentet.

Kur kanë pyetur nxënësit për mua, një fëmijë nuk di si të veprojë, si është shikimi i çuditshëm. Kam bërë vetëm 1 orë mësimin me secilën klasë, nuk kisha si t’i shihja në mënyrë të çuditshme.

Kam përqafuar një nxënës, mësuesi ka për detyrë të ruaj nxënësit. Çuditem të më vendoset një epitet i tillë “pedofil”, është akuzë shumë e rëndë. Është një inskenim, fakte nuk ka. Një vit para se të ndodhte kjo, jam ndarë nga gruaja, kam pasur probleme me të. I vetmi fakt është se i kam hedhur krahun. E vuajta atë dënim. Në ndërgjegjen time jam i pastër, se nuk e kam bërë atë gjë”.

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Mungonin avokatët, GJKKO shtyn seancën ndaj Fatos Tushes

Gjykata Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka shtyrë në datën 2 shkurt seancën në ngarkim të Fatos Tushes, ish-kryetarit të Bashkisë Lushnje dhe...

Rama: Presidentin e ri do ta zgjedhim ne, do i kthejmë dinjitetin asaj zyre

Kryeministri Rama tha sot në mbledhjen e Grupit Parlamentar, se Partia Socialiste do të nisë punën për zgjedhjen e Presidentit të ri të Republikës...

Mbyllja e shkollave për 3 ditë/Aktivistët: Ministrja bën meteorologen

Për tre ditë, shkollat do jenë të mbyllura për shkak të motit të acartë. Lidhur me këtë vendim, aktivistë të Qëndresës Qytetare kanë protestuar...

“E mbyllim në shkurt”/Rama mbledh Grupin Parlamentar të PS, ja çfarë do ndodhë

Në mbledhjen e Grupit Parlamentar, kreu i qeverisë Edi Rama iu është drejtuar socialistëve të angazhohen seriozisht në procesin e këshillimit kombëtar. Ai vuri...

Basha: Berisha po vë interesat e tij personale mbi ato të demokratëve!

Në Shqipëri zgjedhjet e pjesshme, të parakohshme lokale, më 6 mars, për të zëvendësuar kryetarët e gjashtë bashkive, që iu ka mbaruar mandati, priten...