Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Shqipëria Aktualitet

Njësia Antikorrupsion me “dorë të fortë”, ç’ka ndodhur në Kadastrën e Durrësit

4 vjet ago
in Aktualitet, Kryesore, Politikë, Shqipëria, Të Gjitha, W-Instant
Njësia Antikorrupsion me “dorë të fortë”, ç’ka ndodhur në Kadastrën e Durrësit

Ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja, ka denoncuar sot raste të tjera korrupsioni të kapur nga Njësia Antikorrupsion. Në një deklaratë për media, ai tha se në Bashkinë e Durrësit ka konstatuar lëshime lejesh legalizimesh pa respektuar ligjin. Manja sqaroi opinionin publik se ka përfunduar hetimi për tre raste. Dy rastet e para kanë të bëjnë me dhënien e lejeve të legalizimit, duke mos respektuar kërkesat që kërkon ligji përkatës.

Ndërsa në rastin e tretë është printuar leja e legalizimit, dhe i është dorëzuar qytetarit. Më tej janë dhënë dokumentet e tjera, që duhet të jepen menjëherë me legalizimin. Duket se këto shkelje nuk kanë fund. Ministri u ndal edhe në doganën e Korçës, ku një nëpunës ka arritur të bëhet pjesë e doganës nëpërmjet dokumenteve shkollore të falsifikuara.

“Konstatoj që të gjitha rastet e referuara nga njësia anti-korrupsion, janë regjistruar si vepra penale dhe po hetohen me seriozitet. Në rastin e Fierit ku denoncuam 2 inspektorë të AKU, Gjykata e Fierit ka vendosur masën “arrest me burg” për një nga inspektorët dhe tjetri në “arrest në shtëpi”. Sot do të ndaj me ju raste të reja, për të cilat ka përfunduar hetimi. Fillimisht e nisim me Kadastrën, që është dhe objekti i drejtpërdrejt i njësisë anti-korrupsion. Bëhet fjalë këtë radhë për Kadastrën e Durrësit.

Ka përfunduar hetimi për tre raste. Dy rastet e para kanë të bëjnë me dhënien e lejeve të legalizimit, duke mos respektuar kërkesat që kërkon ligji përkatës. Rasti i tretë është më flagrant, është printuar leja e legalizimit. I është dorëzuar qytetarit, e në fund janë dhënë dokumentet e tjera, që duhet të jepen menjëherë me legalizimin.

Kjo është e kuptueshme, se cilat janë interesat që të çojnë drejt shkeljes së ligjit. Rasti tjetër ka të bëjë me doganën e Korçës, ku një nëpunës ka arritur të bëhet pjesë e doganës nëpërmjet dokumenteve shkollore të falsifikuara. Veç doganierit kemi kallëzuar edhe noterin. Kemi urdhëruar që ndaj noterit të nisë hetimi disiplinor. E fundit ka të bëjë me shërbimin e transportit rrugor, ku kemi kallëzuar një rast të rryshfetit. Kemi kallëzuar dhe një sekser.

Dua të shfrytëzoj rastin që t’i bëj thirrje qytetarëve, që të denoncojnë çdo qytetar që shantazhon dhe kërkon rryshfet për gjëra që ju takojnë sipas ligjit. Kemi nisur një investigim të gjerë me lejet e ndërtimit të dhëna nga Bashkitë, dhe që bien ndesh me ligjin.

Nisur nga një rast në Bashkinë e Vlorës për lejen e ndërtimit të dhënë ndaj një biznesi të madh, duke mos përmbushur kriteret, e për të cilën ka një kallëzim penal, kam urdhëruar ngritjen e një komisioni të posaçëm për të trajtuar çështje të kësaj natyre. Kemi konstatuar një sërë problematikash, sidomos në zonat bregdetare. Po nëse do të konstatojmë shkelje për territoret, do të marrim masa. Në këtë proces kemi konstatuar se duke marrë kompetenca ekzekutive, ka rivendosur në afat leje ndërtimi të dhëna që nga viti 2005, edhe pse planet urbanistike janë transformuar në kohë.

Si Ministër i Drejtësisë, do të vendos në lëvizje Inspektorin e Lartë të Drejtësisë për çdo gjë të paligjshme. Rivendosja në afat e lejeve të ndërtimit të skaduara është e pa pranueshme. Nuk mundet gjykata të shtyjë vlefshmërinë e saj, sepse merr atribute të një organi tjetër. Leja e ndërtimit jepet nga kryetari i Bashkisë sipas ligjit, dhe vetëm pasi janë dhënë të gjitha udhëzimet nga ekspertët. Për mua është e pa imagjinueshme që gjykata të marrë përsipër të zgjasë apo ripërtërijë një leje të dhënë në vitin 2005”, u shpreh Manja.

Tags: korrupsionMinistri i DrejtësisërryshfetUlsi Manja

TË LIDHURA

Humbet pa gjurmë çobani 48-vjeçarar në Delvinë. Kolegu i tij denoncon rastin në polici
Aktualitet

Humbet pa gjurmë çobani 48-vjeçarar në Delvinë. Kolegu i tij denoncon rastin në polici

19:47 | 04/07/2025
Punëtor 44-vjeçar bie nga lartësia, në gjendje të rëndë në spital
Aktualitet

Punëtor 44-vjeçar bie nga lartësia, në gjendje të rëndë në spital

19:17 | 04/07/2025
Arrestohen 3 “skifterë” shqiptarë dhe britanikë për grabitje të mëdha
Aktualitet

Arrestohen 3 “skifterë” shqiptarë dhe britanikë për grabitje të mëdha

18:35 | 04/07/2025
Next Post
Skemë mashtrimi me prodhimin e kriptovalutave, çfarë zbuloi policia

“U kthye nga Italia, por nuk erdhi në banesë”, i ati denoncon zhdukjen e vajzës

“Është inskenim, s’ka fakte”, reagon për herë të parë mësuesi “pedofil”

“Është inskenim, s’ka fakte”, reagon për herë të parë mësuesi “pedofil”

Kriza e lirës i jep mundësi opozitës turke të sfidojë Erdoganin

Kriza e lirës i jep mundësi opozitës turke të sfidojë Erdoganin

JU REKOMANDOJMË

Horoskopi 19 Mars 2024

Priten përplasje, surpriza dhe ngjitje të papritura!/ Çfarë thonë yjet për ty sot?

08:05 | 02/07/2025
Dy të mbytur në Shqipëri/ Ish-banorja e ‘BBVA’ paralajmëron: Mos u laheni në det më 29 qershor, ja pse

Dy të mbytur në Shqipëri/ Ish-banorja e ‘BBVA’ paralajmëron: Mos u laheni në det më 29 qershor, ja pse

12:18 | 30/06/2025
Shqiptari dënohet me vdekje në Kinë për 1 ton drogë, diplomacia e shpëton

Shqiptari dënohet me vdekje në Kinë për 1 ton drogë, diplomacia e shpëton

15:48 | 30/06/2025
Horoskopi 19 Mars 2024

Sinjale të qarta për zemrën, mendjen dhe financat – ja çfarë parashikojnë yjet për shenjën tuaj sot.

08:09 | 30/06/2025




TË FUNDIT

Humbet pa gjurmë çobani 48-vjeçarar në Delvinë. Kolegu i tij denoncon rastin në polici
Aktualitet

Humbet pa gjurmë çobani 48-vjeçarar në Delvinë. Kolegu i tij denoncon rastin në polici

by mirseda
19:47 | 04/07/2025
0

Një 48-vjeçar nga Delvina është shpallur në kërkim pasi ka humbur kontaktet me familjarët dhe kolegët prej...

Portugalia ndalon celularët në klasat e shkollave fillore

Portugalia ndalon celularët në klasat e shkollave fillore

19:39 | 04/07/2025
Holanda kërkon sanksione më të ashpra: Rusia përdor armë kimike në Ukrainë

Holanda kërkon sanksione më të ashpra: Rusia përdor armë kimike në Ukrainë

19:19 | 04/07/2025
Punëtor 44-vjeçar bie nga lartësia, në gjendje të rëndë në spital

Punëtor 44-vjeçar bie nga lartësia, në gjendje të rëndë në spital

19:17 | 04/07/2025
Zyrtare, Partizani ndan rrugët me mesfushorin

Zyrtare, Partizani ndan rrugët me mesfushorin

19:14 | 04/07/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com