‘Vrasje me dashje’/Prokuroria ndryshon akuzën për efektivin

Prokuroria e Tiranës ka konkretizuar akuzën për efektivin e policisë Nevaldo Hajdaraj, i cili vrau Klodian Rashën. Prokuroria ka ngritur akuzën për “vrasje me dashje”. Prokuroria e Tiranës ka zbardhur të gjithë dinamikën e vrasjes së të riut nga efektivi i policisë.

“Kemi siguruar provën kryesore, pamjet filmike ku qartësohet momenti i goditjes me armë nga punonjësi i policisë.

Filmimi i sekuestruar jep një tablo të qartë të vrasjes. Filmimi tregon se polici ka qëlluar nga një pozicion i shtrirë, drejt Klodian Rashës. Këndi i goditjes se Klodian Rashes, në gjatësinë e trupit të viktimës”, thekson Prokuroria.

“Vrasje me dashje” ka vendosur organi i akuzës për policin i cili rrezikon deri në 20 vite burg. Ndërkohë më parë akuza që rëndonte mbi efektivin ishte ajo e “tejkalimit të kushteve të vetëmbrojtjes”, me anë të së cilës rrezikonte vetëm 7 vite burg.