E mërkurë, 27 Janar, 2021
2 C
Tirana

“Ç’e pyet mo ç’e pyet…”/ Rama krahason opinionistët me qentë (VIDEO)

Kryeministri Rama shquhet për batutat e tij pikante. Ai ka vizuar një familje në Farkë, duke parë vijimësinë e punimeve për banesat që u dëmtuan nga tërmeti. Familjarët që u futën në shtëpinë e re, thanë se është një ëndërr dhe ende nuk po e besojnë se kjo gjë është bërë realitet. ”Kthimi në shtëpi i familjeve të prekura nga tragjedia e 26 nëntorit të shkuar, VAZHDON”, shkruan Rama bashkëngjitur videos në fjalë.

Gjatë bashkëbisedimit me familjarët për gjendjen në të cilën ndodhen, Rama e ka quajtur qenin e një familje në Farkë si një “analist”. Ramën teksa e kanë shoqëruar të lehurat e një qeni, nuk kurseu as batutat, duke i thënë të zotit të shtëpisë se në shtëpi ka analistë.

Biseda

Rama: Si jeni? Mirë se ju gjetëm… Çfarë ke mor çfarë ke (i drejtohet qenit)? E paskeni një analist këtu tek shtëpia, ju jep komentet e ditës si çdo mëngjes.

Kryefamiljari: Na lë edhe natën pa gjumë…

Rama: Edhe natën pa gjumë ë? Ç’e pyet mo ç’e pyet…

Teksa i dorëzoi çelësat e banesës së re, Rama shprehet se tashmë vështirësia më e madhe kaloi, dhe se do të vijojë puna edhe për banesat e tjera.

Rama: Më e keqja tani kaloi. Ajo që u prish ishte copë.

Kryefamiljari: Kam lindur për herë të dytë.

Rama: Nuk e besoje apo jo!

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Video/ Tension dhe përmbysje, Interi eliminon Milanin në minutën e 97-të

Interi triumfoi me rezultatin 2-1 ndaj Milanit, në derbin e vlefshëm për çerekfinalen e Kupës së Italisë, ku nuk mundoi as tensioni. Ibrahimoviç dhe Lukaku...

Skënder Brataj tregon numrin e personelit mjekësor të vaksinuar

Drejtori i Urgjencës Kombëtare, Skënder Brataj ka bërë me dije shifrat e personelit mjekësor që është injektuar me vaksinën anti-covid deri më tani në...

Shkel rregullat e rrjetit social, Twitter i mbyll llogarinë Genc Pollos

Platfotma Twitter i ka mbyllur llogarinë ish-deputetit të PD, Genc Pollo, për shkak se ky i fundit ka shkelur rregullat e rrjetit social. Lajmin e...

Haradinaj mesazh Serbisë: Do forcojmë policinë dhe ushtrinë e Kosovës

Kandidati për President në Kosovë, Ramush Haradinaj ka përcjellë një tjetër për fqinjët, Serbinë. Haradinaj u shpreh se Kosova nuk do e mbajë më kokën...

Kur lali Eri gjobit Ndrangheta-n

Nga: Dritan Hila Sapo kapën implikimin e tre personave italianë që bënin kështjella në rërë për biznese në Tiranë dhe ku përmendej edhe mafia kalabreze,...