E shtunë, 23 Janar, 2021
10 C
Tirana

Pema e Krishtlindjes, një traditë me një histori antike

Krishtlindja po afron, dhe qytete në të gjithë botën e krishterë (por edhe jo të krishterë) shkëlqejnë nga mijëra drita, ku spikasin pemët vezulluese të Krishtlindjeve, që shkëlqejnë në ditët e shkurtra dhe të ftohta të dhjetorit.

Sipas shkrimtarit amerikan Uashington Irving, dimri do të kishte qenë shumë i errët dhe i trishtuar pa ditët e festës kushtuar lindjes së Jezu Krishtit. Dekorimi i pemës është sot një praktikë e zakonshme në çdo qytet dhe ndoshta në çdo familje.

Por si ka lindur kjo traditë? Besohet se tradita e pemës së Krishtlindjes ta ketë zanafillën tek zakonet pagane në Evropën Veriore.

Në realitet, dekorimi i pemëve me rastin e festave fetare, ishte një zakon i pranishëm në Greqinë e lashtë, i adoptuar gjithashtu edhe nga romakët e Perandorisë Lindore.

Padyshim që pema nuk ishte një bredh. Në atë kohë përdorej një degë ulliri ose dafine, e quajtur Eiresione (Ειρεσιώνη), e zbukuruar me kurora prej leshi të kuq ose të bardhë, dhe me fruta të stinës si gështenja, arra, mollë apo dardha.

Pema përgatitej 2 herë në vit: në pranverë për të kërkuar një mot të butë, të favorshëm për korrjet, dhe në vjeshtë për të falenderuar Zotat për dhuratat që toka i kishte dhuruar gjatë vitit të kaluar. Degët e zbukuruara u kushtoheshin hyjnive si Apolloni apo Athina, ato çoheshin nga shtëpia në shtëpi nga fëmijët që këndonin këngë, dhe merrnin në këmbim dhurata.

Kjo traditë vazhdoi gjithashtu edhe në Perandorinë Bizantine të Kristianizuar, si një formë falënderimi ndaj Zotit për dhuratat e tij. Ky zakon mund të ketë mbërritur në Evropën Veri-perëndimore, falë rojeve të pallatit mbretëror në Bizant, apo Batalionit të Kalorësisë Perandorake, ku nisën të zbukuroheshin bimë tipike lokale, si ato me gjelbërim të përhershëm, që përdoren edhe sot.

Rojet që merrnin pjesë në ceremonitë zyrtare, vinin gjithashtu nga vende shumë të largëta si Skandinavia, Britania e Madhe, Rusia, Gjermania. Përgjithësisht kishte kulte jo të krishtera: ku midis tyre kishte ende shumë paganë dhe më vonë myslimanë.

Ndoshta, disa prej tyre e çuan në vendet e tyre të origjinës zakonin e dekorimit të degëve ose pemëve gjatë periudhës së Krishtlindjes. Prandaj duket se një traditë e lashtë siç është ajo e pemës së Krishtlindjes, e konsideruar si tipike perëndimore, vjen në fakt nga Lindja.

Është më e zakonshme ideja se ishin keltët, ata që i dhanë jetë traditës së pemës së zbukuruar, zakonisht me gjelbërim të përjetshëm, për të festuar Solcistin e dimrit, të kremtuar më 25 dhjetor, pasi nga ajo ditë kishte një “rilindje” të Diellit, pra ditët nisnin të zgjateshin.

Gjatë Mesjetës, sërish në rajonet e Evropës Veriore, natën para Krishtlindjeve, në oborret e kishave u vunë Misteret e Adamit dhe Evës: një pemë, e cila me kalimin e kohës do të jetë gjithmonë një bredh (për shkak të vlerës së tij magjike të gjelbërimit të përjetshëm).

Ajo pemë përfaqësonte pemën e mëkatit origjinal, simbolin e rënies së njerëzve nga hiri hyjnor. Duke kremtuar lindjen e Jezu Krishtit, shpëtimtarit të gjithë njerëzimit, të përfaqësuar nga Adami dhe Eva, ajo pemë u bë një simbol i faljes dhe pajtimit. Fillimisht e zbukuruar vetëm me mollë, me kalimin e kohës ajo u pasurua me zbukurime me letra me ngjyra, dhe më pas me topa qelqi, të cilat i dhuronin një shkëlqim të veçantë.

Kjo traditë mbeti për shumë kohë tipike për rajonet e Evropës Veriore, pasi vendet katolike e konsideronin atë një zakon tipik protestant, në mos pagan. Në Itali, personi i parë që zbukuroi një pemë të Krishtlindjes ishte Mbretëresha Margerita, në gjysmën e dytë të shekullit XIX-të.

Në Britani, ky zakoni u shfaq në mesin e viteve 1800 nga bashkëshorti i Mbretëreshës Viktoria, Alberti, që lindi në Saksoni dhe më pas u rrit duke ndjekur traditën e Evropës Veriore. Nga Mbretëria e Bashkuar pema e Krishtlindjes u përhap në të gjithë botën anglo-saksone, dhe më pas edhe në Shtetet e Bashkuara.

Sot, pema e ngritur çdo vit në Qendrën Rokefeler në Nju Jork, është simboli mbarëbotëror i Krishtlindjeve, dhe vendi më i vizituar në Nju Jork gjatë dhjetorit. Në vitin 1931, në një komb të dërrmuar nga Depresioni i Madh, punëtorët që punuan për ndërtimin e “Rockefeller Center”, mblodhën para për të blerë një pemë të Krishtlindjes, të cilën më pas e zbukuruan me dekoracione prej letre të krijuara nga familjarët e tyre, pa asnjë ndriçim.

Burimi i lajmit: https://www.vanillamagazine.it/l-albero-di-natale-una-tradizione-dalla-storia-antichissima-1

Përshtatur nga TIRANA TODAY

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

E trishtë/ Ndërron jetë në moshën 35-vjeçare ish-sulmuesi

Ish-sulmuesi xhamajkan, Luton Shelton ka ndërruar jetë në moshën 35-vjeçare, për shkak të një sëmundje. Shelton ishte diagnostikuar në vitin 2018 me sëmundjen “ALS”, e...

Berlini përgatitet për konsultime me administratën Biden

Lehtësimi i jashtëzakonshëm u shpreh në Gjermani që kur Joe Bideni i fitoi zgjedhjet presidenciale. Kurse të mërkurën (20.01.), kancelarja Angela Merkel i shkroi...

Samsung u ngrit si një dyqan që shiste perime, dhe kuriozitete që nuk i dinit

Sistemi ligjor i Japonisë ka një normë dënimi prej 99 për qind. Peshkimi mbetet profesioni i dytë më i rrezikshëm i Shteteve të Bashkuara, pas...

Analisti: Basha do ketë Tiranën, ja kush do jetë drejtuesi i PD në Gjirokastër

Partia Demokratike ka emëruar drejtuesit politik në pjesën më të madhe të qarqeve, ndërkohë që janë ende për t’u zbuluar se cilët do të...

A do jetë sërish kandidat për deputet? Ja si përgjigjet Ervin Salianji

Ervin Salianji është shprehur se ekziston mundësia që ai të jetë kandidat për deputet në listën e Partisë Demokratike. I ftuar në “Zonë e lirë”,...