Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Shqipëria Politikë

Votoi kundër SHBA, reagimi i ashpër ndaj Ramës: O injorant, je trutharë si Enver Hoxha!

7 vjet ago
in Politikë, Shqipëria, Të Gjitha
Votoi kundër SHBA, reagimi i ashpër ndaj Ramës: O injorant, je trutharë si Enver Hoxha!

Kryeministri Edi Rama ka qenë sot shënjestër e sulmeve, kritikave dhe ofendimeve. Shkak është bërë vota dje në OKB kundër vendimit të presidentit Trump për njohjen e Jerusalemit si kryeqytet të Izraelit.

Të shumta kanë qenë reagimet, ndërsa nuk ka munguar as ai i avokatit të njohur Spartak Ngjela. Ky i fundit nuk është kursyer aspak ndaj kryeministrit Rama, të cilin e quan ‘injorant, të mjerë dhe trutharë si Enver Hoxha’.

Kreu i Partisë Ligj dhe Drejtësi shkruan se vota kundër Amerikës në OKB nuk mund të ketë justifikim tjetër veç kërkesës për shpëtim të Ramës dhe grupit të tij të korruptuar, ndërsa përmbyll se kryeministrit do i duhet një avokat në të ardhmen.

REAGIMI I NGJELËS:

Si mund të shpjegohet vota shqiptare kundër Shteteve të Bashkuara të Amerikës në OKB?
Nëse kjo ka qenë një skemë që t’i japë mundësi kundërshtarëve të presidentit Trump të krijojnë retorikë të re kundër presidentit amerikan brenda Amerikës, as që mund të mendohet që intelekti i vobektë i Edi Ramës të ketë hyrë në këtë lojë kaq të hollë.
Jo. Është një diçka krejt tjetër qëllimi Rama.
Le ta shohim.

l.
Zotërinj; keni në krye një kryeministër që nuk ka as gjykimin e një katërmbëdhjetë vjeçari.
Është i trembur nga forca që po tregon politika amerikane në Tiranë, dhe kërkon të nxisë politikën amerikane që ajo të mos angazhohet në çështjen e pastrimi të amoralitetit shqiptar.
Po ku dallon frika e Saliut dhe taborit të tij të korruptuar, nga frika e Ramës?

E keni parë Saliun që është kundër Amerikës dhe s’ thotë dot asnjë fjalë kundër saj po merret me ambasadorin amerikan në Tiranë? Është fëminore kjo, natyrisht.
Kurse Rama nuk mund të kundërshtojë, por me frikën a tij, pret tinëzisht që herë-herë të veprojë njëlloj si Saliu.

ll.
Në fakt Rama është një trutharë njëlloj si Enver Hoxha. Se metodat e tij po përdor.
Po ku mbush ky pafille! Pse Amerika është në aleancë me Tiranën politike për një akt human?
O injorant, që nuk kupton dot asgjë!
Amerika ka interesa jetike në Shqipëri, dhe as që pyet fare për ty, se ka 97 përqind të shqiptarëve me vete.

Gjithsesi, ul kokën, o i mjerë, dhe prite fatin tënd me qetësi se të vjen ashtu siç vetë e ke kërkuar.
Nuk mund të ketë asnjë justifikim tjetër vota kundër Amerikës në OKB, veç kërkesës për shpëtim të Ramës dhe grupit të tij, sa injorant aq dhe i korruptuar.

Por kot e ka. Asnjë tërheqje nuk do të ketë politika amerikane në Tiranë kundër korrupsionit malinj që sundon mbi djersën, varfërinë dhe ndershmërinë ë popullit shqiptar.

Fakti historik i palëkundur është ky: interesi amerikan për Ballkanin Perëndimor arrihet vetëm me një Shqipëri të fortë dhe një botë shqiptare këtu, në aleancë me Amerikën. Amerika kërkon një Shqipëri dhe Kosovë të fortë në këtë zonë: dhe do ta bëjë.

lll.
Pse nuk ia di politika amerikane hallin Edi Ramës?
Asgjë… vaji i kandilit korruptiv në Tiranë është në fund: shumë shpejt, të gjithë “pronarët e mëdhenj” politikanë, majtas e djathtas, do jenë në kllapat e rënda të ligjeve antikorrupsion.
Halli i Ramës dhe halli i Saliu dhe i ministrave të tij që bënin si të çakallisur të hënën, është i njëjtë. Por frika e secilit prej tyre, është veçmas e ndryshme, sipas psikikës individuale.

IV.
Mos u mërzisni, o të mjerë! se nuk do t’ju ndodhë ndonjë gjë e madhe: jeni të varfër me para e me prona që nuk janë tuajat, dhe do ktheheni në një gjendje normale, siç keni qenë – të varfër pa para.
Për dënimin penal pastaj, ju duhet avokat dhe jo politikë.

Tags: edi ramaenver hoxhainjorantOKBreagonSpartak Ngjelatrutharevota

TË LIDHURA

Ndoqën dhe vranë shqiptarin në stacionin e metrosë në Londër, dënohen dy autorët
Aktualitet

Ndoqën dhe vranë shqiptarin në stacionin e metrosë në Londër, dënohen dy autorët

21:26 | 13/06/2025
Vranë 33-vjeçarin shqiptar në stacionin e metrosë, shpallen fajtorë dy të rinjtë
Aktualitet

Vranë 33-vjeçarin shqiptar në stacionin e metrosë, shpallen fajtorë dy të rinjtë

19:31 | 13/06/2025
Policia shqiptare trajnohet nga SHBA – forcim kundër krimit
Aktualitet

Policia shqiptare trajnohet nga SHBA – forcim kundër krimit

19:29 | 13/06/2025
Next Post
Vota në OKB/Reagon Bushati, u përgjigjet kritikëve: Nuk është kundër SHBA

Vota në OKB/Reagon Bushati, u përgjigjet kritikëve: Nuk është kundër SHBA

Kursi i këmbimit/Euro vijon rënien, dollari ende në nivele të ulëta

Kursi i këmbimit/Euro vijon rënien, dollari ende në nivele të ulëta

Video/Aksioni blic zë në befasi dy vëllezërit shqiptarë banditë (emrat)

Video/Aksioni blic zë në befasi dy vëllezërit shqiptarë banditë (emrat)

JU REKOMANDOJMË

Tragjedi: Foshnje dhe grua të pajeta, trupa të braktisur në shkurre!

Tragjedi: Foshnje dhe grua të pajeta, trupa të braktisur në shkurre!

22:29 | 07/06/2025
Radari kapi rrugën e avionit para tragjedisë, piloti arriti të thoshte vetëm një gjë

Radari kapi rrugën e avionit para tragjedisë, piloti arriti të thoshte vetëm një gjë

13:54 | 12/06/2025
Përbërësi që largon gjarpërinjtë më shpejt se çdo gjë tjetër

Përbërësi që largon gjarpërinjtë më shpejt se çdo gjë tjetër

15:02 | 11/06/2025
FOTO/ I mbijetuari i vetëm: “Dëgjova zhurma të mëdha, trupa rreth meje”

FOTO/ I mbijetuari i vetëm: “Dëgjova zhurma të mëdha, trupa rreth meje”

18:31 | 12/06/2025




TË FUNDIT

Mediat: Si ndihma e ushtrisë amerikane bllokoi raketat iraniane drejt Izraelit!
Bota

Mediat: Si ndihma e ushtrisë amerikane bllokoi raketat iraniane drejt Izraelit!

by mirseda
22:50 | 13/06/2025
0

Ushtria amerikane ka ndihmuar në rrëzimin e raketave iraniane që po shkonin drejt Izraelit, thanë dy zyrtarë...

Alba shuan çdo dyshim ne lidhje me Limi Hotin në Ferma VIP

Alba shuan çdo dyshim ne lidhje me Limi Hotin në Ferma VIP

22:46 | 13/06/2025
Këto ushqime do të ndryshojnë verën tuaj – ja çfarë të konsumoni!

Këto ushqime do të ndryshojnë verën tuaj – ja çfarë të konsumoni!

22:08 | 13/06/2025
Kriza në Ferma VIP! Big Basta dhe Ylli thyejnë miqësinë

Kriza në Ferma VIP! Big Basta dhe Ylli thyejnë miqësinë

22:01 | 13/06/2025
49 aksidente ajrore këtë vit – ish-piloti zbulon arsyet

49 aksidente ajrore këtë vit – ish-piloti zbulon arsyet

21:44 | 13/06/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com