E shtunë, 12 Qershor, 2021
27.5 C
Tirana

“Vlora s’mund të kthehet në delen e zezë të turizmit”, vijon përplasja PS-Leli

Duket se gjakrat nuk janë qetësuar mes Dritan Lelit dhe Edi Ramës, ndërsa vijon përplasja në distancë mes tyre. Gjithçka mori drejtim para zgjedhjeve të 25 prillit, ku pati pakënaqësi mes kryeministrit Rama dhe kryebashkiakut Leli, pasi ky i fundit nuk pranoi të ishte pjesë e listave të kandidatëve për deputet në qarkun e Vlorës.

Rama nuk e la me kaq. Pas këtij vendimi, Leli u përjashtua nga Partia Socialiste, edhe pse ai do e përfundojë mandatin e kryebashkiakut deri në korrik të vitit 2023.

45 anëtarë të Këshillit Bashkiak të Vlorës kërkojnë një mbledhje urgjente jashtë radhe, për t’u përballur me kryebashkiakun Dritan Leli, lidhur me shqetësimet e vlonjatëve për gjendjen e shërbimeve vendore. Ata e cilësojnë si situatë alarmante gjendjen e shërbimeve bazike të pastrimit, mirëmbajtjes, ndriçimit dhe me trajtimin e ankesave dhe të problemeve të qytetarëve.

Çfarë ndodhi mes Ramës e Lelit?

Dritan Leli nuk pranoi që të hiqte dorë nga mandati si kryetar Bashkie, për tu angazhuar në fushatë si kandidat për deputet. Duke marrë shkas nga ky akt, Rama i dërgoi letër Asamblesë së PS në Vlorë, duke shkruar që të mos e pranonin Lelin në fushatë. Pasi Leli refuzoi dorëheqjen, kryesocialisti i dërgoi një mesazh në celular ku shkruhej: “Zhduku nga Bashkia, mos të të shoh më!”. Ky ultimatum nuk mori një përgjigje nga Leli, i cili zgjodhi të fikte telefonin, dhe të mos i përgjigjej Ramës.

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Përmbyset autoboti me naftë në Elbasan, bllokohet shoferi

Një autobot me karburant është përmbysur mesditën e sotme në aksin rrugor Elbasan-Librazhd, pranë fshatit Xibrakë. Sipas informacioneve paraprake, mësohet se shoferin e ka zëne...

Shpërthimi i kontrolluar i ‘gjobës’ Becchetti

Nga: Agim Baçi Dikur qarkullonte në internet një letër që një vajzë i dërgonte së ëmës, e cila në thelbin e saj lidhej me gjetjen...

Uells-Zvicër/ Pjesa e parë pa gola, portierët vendimtarë me pritjet e tyre

Ka përfunduar me rrjeta të paprekura, pjesa e parë e ndjeshjes midis Zvicrës dhe Uellsit. Një 45 minutësh ku spektakël dhuruan portierët e skuadrave...

Vrasja e 20-vjeçares në Greqi, zbulohet makina me të cilën janë larguar autorët

Zbardhen detaje të reja në lidhje me vrasjen e 20-vjeçare britanike Caroline, e ndodhur pak javë më parë në Greqi. Në emisionin e gazetarit grek...

Fati i kryetarit të PD-së, 3 kandidatët që do të sfidojnë Lulzim Bashën

Nga: Marsela Sinani Lulzim Basha 47 vjeç, Fatbardh Kadilli 55 vjeç, Edith Harxhi 48 vjeçe dhe Agron Shehaj 44 vjeç, aderojnë në të njëjtën parti,...