Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Kryesore

Vjedhja e votave të PDIU/Manjani: Punonjësi i hipotekës i dha një dorë Rilindjes. Berisha: Ka video të tjera

8 vjet ago
in Kryesore, Shqipëria, Të Gjitha
Vjedhja e votave të PDIU/Manjani: Punonjësi i hipotekës i dha një dorë Rilindjes. Berisha: Ka video të tjera

 

Ish-kryeministri Sali Berisha dhe ish-ministri i Drejtësisë Ylli Manjani kanë publikuar në profilet e tyre në ‘Facebook’ një video që po qarkullon në internet lidhur me vjedhjen e votave të PDIU-së në një qendër numërimi. 

Berisha i ka bërë thirrje KQZ-së që të rinumërojë votat në qarkun e Tiranës, por edhe në ato qendra që ka denoncime për manipulime. Ai ka publikuar një mesazh të qytetarit dixhital, i cili akuzon PS-në për tjetërsim të votave të PDIU-së. Berisha i ka bërë thirrje Prokurorisë së shtetit të ndëshkojë me forcën e ligjit kriminelet e votës së shqiptarëve.

Ndërsa Manjani ka bërë identifikim e personit që bën ndryshimin e destinacionit të fletës së votimit duke e kaluar në favor të Partisë Socialiste. Ai thotë se i duhet kjo dorë, rilindjes për të marrë në një dorë çdo gjë! Një dorë nga ata të Hipotekës që Kryeministri i quajti “tepsi”…

Manjani shton se Prokuroria ka material të bollshëm. Ka shumë episode të kësaj natyre të kryera jo thjesht nga numërues, por nga mbajtës detyrash publike gjithashtu!

Kujtojmë se kreu i PDIU-së Shpëtim Idrizi, i cili kandidonte për këtë qark nuk ka siguruar dot votat për të marrë mandatin. Për këtë arsye kjo forcë politike konteston duke theksuar se i janë vjedhur votat.

Postimi i plotë i Sali Berishës në Facebook

Ja si ia vodhi mandatin Noriega PDIU-se!

Qytetari dixhital denoncon:

Vjedhjen e mandatit te PDIU nga Noriega ne qarkun e Tiranes. Ai thote se disponon 19 video per vjedhjen skandaloze te mandateve nga kanibalet e votave te Edvin Kristaq Rames.

I bej thirrje KQZ te rinumeroje nga e para votat per qarkun e Tiranes dhe per cdo qark tjeter ku ekzistojne te dhena per vjedhje te votave. I bej thirrje Prokurorise se shtetit te ndeshkoje me forcen e ligjit kriminelet e votes se shqiptareve.

Lexoni ju lutem mesazhin dhe shikoni videon skandaloze qe ka derguar qytetari dixhital! sb

“Pershendetje doktor, kjo eshte vetem nje prej shume videove qe kemi gjetur nga rregjistrimet e kamerave ku shihet se si PS ka tjetersuar voten e PDIU gjate numerimit. Kemi gjetur skandale te tjeta dhe me te medha se kaq, jane plot 19 video te tjera me akte te dhunimit te votes gjate procesit te numerimit.”

Postimi i plotë i Manjanit në Facebook

Kjo është dora hajdute e një numëruesi Rilindas. Punon në Hipotekë dhe hyri ti japë “një dorë” partisë në zgjedhje!

I duhej kjo dorë, rilindjes për të marrë në një dorë çdo gjë! Një dorë nga ata të Hipotekës që Kryeministri i quajti “tepsi”…

ja ku e ka tepsinë!

Pamjet e videos janë shkëputur nga regjistrimi zyrtar i kamerave të KQZ. Duket qartë se si nga tufa e votave të PDIU, që janë në anën e majtë të numëruesit, hiqet fleta e votimit dhe i bashkohet tufës së votave të PS, që gjenden në anën e djathtë të tij! Flagrante! Ka ndodhur në disa raste kështu.

Tani është radha e KQZ. Kjo lloj hajnie ka ndodhur në shumë raste duke i vjedhur mandatin PDIU për tja dhënë rilindjes së Govatës!

Prokuroria ka material të bollshëm. Ka shumë episode të kësaj natyre të kryera jo thjesht nga numërues, por nga mbajtës detyrash publike gjithashtu!

Nuk ju mjaftoi blerja e votuesve, por edhe jua vodhën votën!

Krim shumë i rëndë ndaj demokracisë!

Tags: KQZPDIUsali berishavjedhjevotaylli manjani

TË LIDHURA

Zgjedhjet lokale, pjesëmarrja në 5 bashkitë deri në orën 14:00
Politikë

Zgjedhjet lokale, pjesëmarrja në 5 bashkitë deri në orën 14:00

14:36 | 09/11/2025
Nesër zgjedhjet e pjesshme në 5 bashki, 308 mijë votojnë; shpërndahet baza materiale në KZAZ
Politikë

Nesër zgjedhjet e pjesshme në 5 bashki, 308 mijë votojnë; shpërndahet baza materiale në KZAZ

22:11 | 08/11/2025
AKU: Pikat e grumbullimit kanë dokumentacion të plotë për përdorimin e pesticideve.
Aktualitet

AKU: Pikat e grumbullimit kanë dokumentacion të plotë për përdorimin e pesticideve.

21:16 | 08/11/2025
Next Post
Këlliçi: Brenda PD-së është një grup që kërkon të na përçajë, i shërbejnë Ramës

Këlliçi: Brenda PD-së është një grup që kërkon të na përçajë, i shërbejnë Ramës

Haradinaj: SHBA të ndërhyjë, situata në Ballkan e paqëndrueshme

Haradinaj i fton të bisedojnë, Vetëvendosje dhe LDK refuzojnë

Ndërhyrjet në zgjedhje/ Djali i Trump ndryshon deklaratën: Rusja nuk më dha asgjë

Ndërhyrjet në zgjedhje/ Djali i Trump ndryshon deklaratën: Rusja nuk më dha asgjë







JU REKOMANDOJMË

Kamioni përplas të moshuarin në Cërrik, humb jetën 70-vjeçari, e pëson shoferi

Kamioni përplas të moshuarin në Cërrik, humb jetën 70-vjeçari, e pëson shoferi

16:19 | 05/11/2025
E rëndë në Berat! Ndërron jetë 43-vjeçari, ra nga pema ku po mblidhte ullinj

E rëndë në Berat! Ndërron jetë 43-vjeçari, ra nga pema ku po mblidhte ullinj

20:37 | 07/11/2025
Humbi ndjenjat gjatë punës në fabrikë, ndërron jetë 21-vjeçari

Humbi ndjenjat gjatë punës në fabrikë, ndërron jetë 21-vjeçari

11:59 | 06/11/2025
Aksident i pazakontë në Lushnjë! “Ford”-i merr para tufën me bagëti

Aksident i pazakontë në Lushnjë! “Ford”-i merr para tufën me bagëti

19:07 | 03/11/2025




TË FUNDIT

Zgjedhjet lokale, pjesëmarrja në 5 bashkitë deri në orën 14:00
Politikë

Zgjedhjet lokale, pjesëmarrja në 5 bashkitë deri në orën 14:00

by mirseda
14:36 | 09/11/2025
0

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka publikuar të dhënat e fundit sa i përket pjesëmarrjes në zgjedhjet për...

Capital T dhe Adrola Dushi kapën MAT gjatë një dasme

Capital T dhe Adrola Dushi kapën MAT gjatë një dasme

22:55 | 08/11/2025
SHBA/ Të shtëna me armë zjarri ndaj agjentëve të emigracionit në Çikago, autori në kërkim

SHBA/ Të shtëna me armë zjarri ndaj agjentëve të emigracionit në Çikago, autori në kërkim

22:48 | 08/11/2025
Gjenerali gjerman: Moska mund të sulmojë nesër; NATO mund të dërgojë 800,000 trupa

Gjenerali gjerman: Moska mund të sulmojë nesër; NATO mund të dërgojë 800,000 trupa

22:41 | 08/11/2025
Nesër zgjedhjet e pjesshme në 5 bashki, 308 mijë votojnë; shpërndahet baza materiale në KZAZ

Nesër zgjedhjet e pjesshme në 5 bashki, 308 mijë votojnë; shpërndahet baza materiale në KZAZ

22:11 | 08/11/2025
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com