Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Editorial - Opinione

Viktimat nuk mund të kthehen në pikë sondazhesh për Ramën

6 vjet ago
in Editorial - Opinione, Shqipëria, Të Gjitha, W-Instant
Bilanci i tërmetit/ Voda: 1183 shtëpi të shembura, 558 pallate të dëmtuara rëndë

Nga: Andi Bushati

Edi Rama po e shfrytëzon tërmetin njësoj si Erdogani grushtin e shtetit: si një “dhuratë nga Allahu”. Kjo jo për faktin se kryeministri ka filluar të shfaqet me tespie në dorë dhe të citojë në Facebook vargje nga Kurani, por se ai po përpiqet me çdo kusht të rrisë pushtetin e tij personal.

Të mërkurën në mbrëmje ai u shfaq në “Porta a Pora”, në Rai Uno, për të thënë se ku do të ndërtoheshin lagjet e reja për të pastrehët, që nga Kombinati e deri tek Autotraktorët, se si do të qe përbërja socio- ekonomike e banorëve të ardhshëm e madje edhe se cilët do të qenë emrat e projektuesve që do t’i konceptonin ato.

Pak a shumë në të njëjtën kohë, ai refuzoi me neveri një propozim të opozitës dhe të ekspertëve të ekonomisë që shihnin si një nga rrugët për të përballuar koston e rindërtimit, pas katastrofës, anullimin apo shtyrjen në kohë të një pjese të koncesioneve të dhëna për oligarkët pranë pushtetit.

Po t’i shohësh veç e veç, këto vendime dëshmojnë për një delir të pamatë autokratik. Ato tregojnë për mospërfillje të asnjë mendimi apo propozimi alternativ, apo të asnjë vendimarrjeje kolegjiale.

Përshembull, përpara se të flitet për lagje që do të jenë avangardë edhe për një shekull, për projekte nga ato me të cilat kryeministri u mburret darkave miqve të tij oligarkë, për habitate të përziera, ku do të bashkjetojnë të prekurit nga dridhjet e 26 nëntorit me tinejxhërat e start Up-eve që do të ngrihen, a nuk do të qe mirë të merrej në konsideratë një propozim i shoqatës së ndërtuesve?

A nuk do të ishte më racionale që shteti të blente fillimisht rreth 2500 apartamentet e pashitura deri më tani për të strehuar aty të mbeturit pa shtëpi? A nuk do të qe më ekonomike që banorët të strehoheshim menjëherë, pa kosto hotelerie, ushqimi, shërbimi, në pritje të projekteve grandomane që do duhen më së paku dy- tre vite që të përfundojnë? Pse Rama vendos vetë personalisht me Boerin apo Casamontin, pa marrë asnjë mendim alternativ?

Të njëjtat dilema mund të ngrihen edhe ndaj refuzimit për të prekur PPP apo koncesionet. Duke lënë për një çast mënjënë debatin për korrupsionin apo mbajtjen e pushtetit përmes tyre, ajo që nuk kuptohet është se si një njeri i vetëm vendos se çfarë do të preket dhe çfarë jo, ende pa ditur koston përfundimtare të dëmeve dhe paratë e mbledhura për t’i përballuar ato? Ndërsa në janar qeveria shqiptare pret një konferencë të madhe donatorësh, a nuk do të qe përshembull atëherë momenti kur Rama të shpallte se i kishte siguaruar të gjitha paratë që i duheshin dhe nuk kishte nevojë të ngacmonte as rrugën 300 milionëshe të Milotit, as sterilizimin dhe as Check Up-in?

Por, jo, ai flet që tani me arrogancën dhe vetbesimin idiot të atij që merr vendime pa njohur të dhënat.

Pikërisht ky lloj voluntarizmi autokratik, ishte ai që rezultoi i dështuar në 26 nëntor. Pas gjashtë vitesh shpenzimesh maramendëse për të bërë makiazhin e qendrave të qyteteve, për të thelluar borxhin në emër të mbajtjes me punë të oligarkëve, në ditën e tragjedisë rezultuam të ishim shteti ku xhenjerët gërmonin me duar në gërmadha, ku qentë duhet të vinin nga Kosova, ku s’ekzistonin mjetet e kërkim shpëtimit, ku Durrësi nuk kishte as pajisje për të matur amplitudën e tërmetit dhe ku munguan aq para sa për të zhvendosur nga pallatet e Thumanës 24 viktimat e ardhshme, që i braktisëm mbi një varr të hapur.

Dhe në vend që kjo katastrofë të shërbente për të zënë mend nga dështimi i shtetit piramidë, që i nënshtrohet vullnetit të njëshit, ajo, në të kundërt, po përdoret për ta shumfishuar pushtetin e tij.

Ashtu sikurse ka pushtuar ekranet, ashtu sikurse po kërcënon mediat e pavarura, ashtu sikurse po përdhos publikisht Erion Veliajn, ashtu sikurse po xhiron video ku shfaqet si aktor, ashtu si po fryn në mënyrë makabre historinë e trishtë të të birit, po me të njëjtën mënyrë delirante dhe autoritare Edi Rama po sillet edhe me vendimet që i përkasin së ardhmes.

Ai ka vetëm një obsesion. Ta shfrytëzojë tragjedinë me 51 të vdekur vetëm për të kontrolluar gjithçka dhe për të rritur pikët personale në sondazhe. Në emër të këtij deliri, sot s’po konsultohet me njeri, sot po flet për projekte grandomane, sot po forcon mitin e paprekshmërisë së nja dhjetë oligarkëve. Dhe pikërisht për këtë ai është tani dyfish më i rrezikshëm. Pasi 26 nëntori na tregoi se piktori nuk e bën dot edhe zjarrfiksin, se shteti estetik prej letre që ngriti në gjashtë vite, rezultoi një kështjellë rëre në ditën që na duhej. Ndaj dhe po vazhduam në të njëjtën rrugë, do të jemi edhe më zbuluar nëse natyra vendos të “hakmerret” sërisht.

Tags: ANDI BUSHATIedi ramakomenttermetiviktimat

TË LIDHURA

Protesta e 20 shkurtit/ Këlliçi: Do të jetë…
Politikë

Protesta e 20 shkurtit/ Këlliçi: Do të jetë…

22:37 | 14/02/2026
ARRSH: Reshje të dendura bore në Qafë Thore, po punohet me dy borëpastruese
Aktualitet

ARRSH: Reshje të dendura bore në Qafë Thore, po punohet me dy borëpastruese

21:57 | 14/02/2026
EMRI/ Po arratisej pas një grabitje të shkuar keq, vdes shqiptari në Itali
Aktualitet

EMRI/ Po arratisej pas një grabitje të shkuar keq, vdes shqiptari në Itali

20:46 | 14/02/2026
Next Post
Tërmeti/ Voda bën bilancin: Ja sa banesa janë inspektuar deri më tani

Tërmeti/ Voda bën bilancin: Ja sa banesa janë inspektuar deri më tani

Negociatat për Shqipërinë/ Presidenti i Francës sfidon BE-në

Negociatat për Shqipërinë/ Presidenti i Francës sfidon BE-në

Basha emëron një gjeneral si këshilltar për Sigurinë Kombëtare

Basha emëron një gjeneral si këshilltar për Sigurinë Kombëtare







JU REKOMANDOJMË

Qëllohet pas sherrit në klub nate, publikohet fotoja e 25-vjeçarit të vrarë në Itali

Qëllohet pas sherrit në klub nate, publikohet fotoja e 25-vjeçarit të vrarë në Itali

16:22 | 14/02/2026
Dokumenti që do tronditë financat globale, Rusia shqyrton rikthimin e pagesave në dollarë

Dokumenti që do tronditë financat globale, Rusia shqyrton rikthimin e pagesave në dollarë

21:34 | 13/02/2026
Ndryshime në Kryeministri: Engjëll Agaçi largohet, ja zëvendësuesi

Ndryshime në Kryeministri: Engjëll Agaçi largohet, ja zëvendësuesi

18:23 | 13/02/2026
Përgjaket” Shën Valentini/ Plagosje me armë zjarri në Tiranë, një vajzë paraqitet në spital

Përgjaket” Shën Valentini/ Plagosje me armë zjarri në Tiranë, një vajzë paraqitet në spital

08:19 | 14/02/2026




TË FUNDIT

Protesta e 20 shkurtit/ Këlliçi: Do të jetë…
Politikë

Protesta e 20 shkurtit/ Këlliçi: Do të jetë…

by mirseda
22:37 | 14/02/2026
0

Deputeti i Partisë Demokratike Belind Këlliçi tregoi në emisionin “Terminal” në A2CNN disa detaje lidhur me skenarin...

ARRSH: Reshje të dendura bore në Qafë Thore, po punohet me dy borëpastruese

ARRSH: Reshje të dendura bore në Qafë Thore, po punohet me dy borëpastruese

21:57 | 14/02/2026
EMRI/ Po arratisej pas një grabitje të shkuar keq, vdes shqiptari në Itali

EMRI/ Po arratisej pas një grabitje të shkuar keq, vdes shqiptari në Itali

20:46 | 14/02/2026
Pas 12 vitesh në Siri, Eva Dumani rikthehet në Tiranë — reagon Ministria e Jashtme

Pas 12 vitesh në Siri, Eva Dumani rikthehet në Tiranë — reagon Ministria e Jashtme

20:07 | 14/02/2026
Paralajmëron Rutte: NATO mund të fitojë çdo luftë, edhe nëse Rusia vendos të sulmojë!

Paralajmëron Rutte: NATO mund të fitojë çdo luftë, edhe nëse Rusia vendos të sulmojë!

20:03 | 14/02/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com