Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Shqipëria Aktualitet

Tërmeti/ Voda bën bilancin: Ja sa banesa janë inspektuar deri më tani

7 vjet ago
in Aktualitet, Shqipëria, Të Gjitha, W-Instant

Zv.ministrja e Brendshme, Rovena Voda, ka përditësuar të dhënat në lidhje me bilancin e godinave të dëmtuara pas tërmetit të 26 nëntorit.

Përmes një deklarate për mediat, Voda deklaroi se janë inspektuar mbi 1000 banesa në Durrës dhe mbi 2000 në Krujë. Ajo shtoi se inspektimi i banesave po vijon akoma dhe se policia po punon për sistemimin e qytetarëve të pastrehë.

“Gjithashtu, po punohet intensivisht për të siguruar që rreth 4000 qytetarët e akomoduar në strukturat hoteliere, tu garantohen të gjitha shërbimet e nevojshme. Konkretisht, pranë hoteleve janë evidentuar 679 persona nën moshën 18, prej të cilëve 204 fëmije 0-5 vjeç. Gjithashtu janë 454 pensioniste, 620 që vuajnë nga sëmundje kronike dhe 177 persona me aftësi ndryshe”, thuhet ndër të tjera në deklaratë.

Deklarata e plotë:

E premte, 6 dhjetor 2019, ora 18:30 pm:

Përshëndetje, vijojmë me përditësimin e të dhënave dhe bilancin paraprak të punës, bashkitë Durrës, Krujë, Shijak, Kurbin, Tiranë, Kamëz, Vorë dhe Lezhë.

QENDRA DISPEÇER

Deri në orën 17:00 të ditës së sotshme, numri i thirrjeve të përpunuara deri tani nga gjashtë operatorët në dispozicion të qytetarëve për të tre numrat e gjelbër: 0694114100; 0694114101 dhe 0694114040 është aktualisht: 505 (Tiranë – 221; Durrës – 241; Lezhë – 41; Elbasan – 1; Shkodër – 1).

Sërish, sikurse edhe gjatë dy ditëve të fundit, shumica dërrmuese prej 434 thirrjesh ka qenë për verifikim dëmesh në banesë.

Ndërkohë, kërkoj vëmendjen tuaj për një sqarim lidhur me sinjalistikën për shkallët e Vlerësimit të Dëmit në Banesa nga grupet e inspektim-vlerësimit në terren:

NGJYRA E GJELBËR tregon se objekti ka dëmtime të lehta dhe është i banueshëm.

NGJYRA E VERDHË tregon se objekti ka dëmtime mesatare dhe nuk është i banueshëm derisa të riparohet.

NGJYRA E KUQE tregon se objekti është në rrezik dhe se banorët duhet të evakuohen.

Për të gjitha objektet e klasifikuara me ngjyrën e kuqe do të ndërmerret një vlerësim më i specializuar për të përcaktuar nëse këto objekte do të shemben apo riparohen.

PUNA NË TERREN

Bashkia Durrës – 1267 Objekte të inspektuara, 406 të pabanueshme, 70 për tu prishur;

Bashkia Krujë – 2267 Objekte të inspektuara, 819 të pabanueshme, 22 për t’u prishur;

Bashkia Shijak – 1637 Objekte të inspektuara, 901 të pabanueshme, 325 për t’u prishur;

Në rang qarku, 5171 objekte të inspektuara.

–        Të prishura gjithsej në Qarkun Durrës 33 objekte.

Lista e objekteve të prishura në Durrës, gjithsej 21 objekte:

1 objekt 2 katësh (lagjja Kënetë)

1 objekt 3 katësh (Rr. “Mujo Ulqinaku”)

3 ndërtesa 3-katësh (Lagjja “Kënetë”)

1 objekt 4-katësh (zona e plazhit, pas hotel “Koral”)

1 objekt 4-katës, në zonën e plazhit (Rrota e Kuqe)

1 objekt 4-katësh (Lagjja “Kënetë”)

1 objekt 5-katësh, hotel “Vila Verde” 1 objekt 6-katësh, në qytet Durrës

1 objekt 6-katësh hotel Gostivari, Durrës (me shpërthim të kontrolluar)

1 objekt në Durrës

1 objekt 5-katësh (Lagjja “Kënetë”)

1 objekt 5-katësh, (hotel “Lubjana”)

1 objekt 3-katësh në Shkozet (me shpërthim të kontrolluar)

1 objekt 2-katësh (ka qenë 5-katsh) në Lagjja “Kënetë”

1 objekt 5-katësh në Shkozet, (me shpërthim të kontrolluar)

1 objekt 4-katësh në Shkozet

1 objekt 3-katësh, Lagjja “Kënetë”

1 objekt 4-katësh, Lagjja “Kënetë”

1 objekt 4-katësh në “Ura e Dajlanit”

Lista e objekteve të prishura në Thumanë, gjithsej 10 objekte:

2 objekte 2-katëshe, qendër, Thumanë

7 objekte 5-katëshe, qendër Thumanë

1 objekt 2-katësh shkolla 9-vjecare “Ramazan Jangozi”

Lista e objekteve në fshat Bubq, Bashkia Krujë, gjithsej 2 objekte:

1 objekt 2 katësh, shkolla 9-vjecare;

1 objekt 3 katësh, në fshat Bubq.

AKOMODIMI

Në vijim të takimit të kryeministrit Edi Rama me përfaqësuesit e sipërmarrësve të ndërtimit në Durrës, ku u bë thirrje për investitorët, pallatet e të cilëve kanë pësuar dëmtime, që të marrin përsipër gjithë kontributin e tyre në mënyrë që qytetarëve t’u riparohen banesat dhe të futen sa më shpejt në shtëpi, deri ditën e djeshme janë 14 biznese, firma  private që kanë shprehur gatishmërinë për të filluar me riparimin e godinave që janë ndërtuar prej tyre.

Gjithashtu, po punohet intensivisht për të siguruar që rreth 4000 qytetarët e akomoduar në strukturat hoteliere, tu garantohen të gjitha shërbimet e nevojshme. Konkretisht, pranë hoteleve jane evidentuar 679 persona nën moshen 18, prej të cilëve 204 fëmije 0-5 vjeç. Gjithashtu janë 454 pensioniste, 620 që vuajnë nga sëmundje kronike dhe 177 persona me aftësi ndryshe.

VULLNETARËT

Vullnetarët e regjistruar deri tani në e-albania kanë dhënë ndihmën e tyre në çdo sektor që ka pasur nevojë.

Në bashkinë Durrës:

–        Në qendrën Dispeçer qëndrojnë në dispozicion të telefonatave të qytetarëve vullnetarë që punojnë turni parë 3 veta, turni dytë 3 veta dhe turni tretë 2 veta.

–        Në sportelet e hapura në bashkinë Durrës, në pritje të qytetarëve qëndrojnë 12 vullnetarë turni parë dhe 5-6 turni dytë.

–        Hedhja e të dhënave që mblidhen nga akt-konstatimet bëhet nga 4 vullnetarë.

Kampi Manzës:

–        10 vullnetarë që shërbejnë në kampin e Manzës me dy turne ( turni parë 5 veta dhe turni dytë 5 veta )

–        Sot erdhën 20 vullnetarë nga Belshi, të cilët shpërndanë ndihma në ushqime dhe veshje kryesisht për fëmijë.

Në strukturat hoteliere :

–        Vullnetarët ofrojnë mbështetje psiko-sociale dhe argëtim për fëmijët që janë akomoduar në 5 hotele (Kolaveri, Bonita, AS, Pameba, Pishat e Buta)

Duke ju falënderuar edhe njëherë për bashkëpunimin dhe vëmendjen, ju uroj një natë të mirë e të qetë!

Faleminderit!

Tags: bilancdeklarateDemeinspektimeRovena Vodatermeti

TË LIDHURA

Aktualitet

Aksident në Sarandë/ Përplasen dy automjete, njëra përfundon e përmbysur anës rrugës

16:19 | 05/06/2026
Aktualitet

“Veç gënjeshtrave të përsëritura, dëgjova një gjë shokuese”/ Dëshmia e Metës në GJKKO

16:12 | 05/06/2026
Aktualitet

I vendosi thikën në fyt policit, 38-vjeçari tentoi t’i marrë armën e shërbimit

16:09 | 05/06/2026
Next Post

Negociatat për Shqipërinë/ Presidenti i Francës sfidon BE-në

Basha emëron një gjeneral si këshilltar për Sigurinë Kombëtare

“Ishte mbreti i Durrësit”, Ndocaj: Dako është përgjegjës për viktimat e tërmetit







JU REKOMANDOJMË

“Çmendet pas meje! Do të jemi shokë, unë s’dua!”, Noizy sqaron zanafillën e konfliktit me Cllevion

14:18 | 03/06/2026

Tragjedia në Shëngjin/ Ndërrojnë jetë dy të rinj pasi u morën nga dallgët, dy në gjendje të rëndë

17:37 | 03/06/2026

Djali i Biden: Kushner e Ivanka po ndërtojnë parajsë në Shqipëri, ju merreni me pikturat e mia

21:08 | 03/06/2026

Berisha “spastron” Këshillin Kombëtar të PD-së, jashtë listës mbeten dhjetëra emra të njohur

17:16 | 30/05/2026




TË FUNDIT

Aktualitet

Aksident në Sarandë/ Përplasen dy automjete, njëra përfundon e përmbysur anës rrugës

by mirseda
16:19 | 05/06/2026
0

Një aksident ka ndodhur në Sarandë në rrugën “Gjergj Araniti”, ku dy automjete janë përplasur me njëra-tjetrën...

“Veç gënjeshtrave të përsëritura, dëgjova një gjë shokuese”/ Dëshmia e Metës në GJKKO

16:12 | 05/06/2026

I vendosi thikën në fyt policit, 38-vjeçari tentoi t’i marrë armën e shërbimit

16:09 | 05/06/2026

Besiktas me trajner të ri, do vendosë edhe për Asllanin

15:18 | 05/06/2026

Biznesmeni Pandeli Carapuli zyrtarisht nën hetim për pastrim parash. SPAK i komunikon akuzën

15:16 | 05/06/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com