E hënë, 18 Janar, 2021
3 C
Tirana

Viktimat dhe rastet e reja po rriten/ Pipero udhëzon qytetarët

Mjeku infeksionist Pëllumb Pipero në “ABC-ja e mëngjesit” komentoi situatën e koronavirusit në vend, rritjen e numrit të viktimave si rasteve të reja me COVID-19.

Pipero udhëzoi qytetarët që të tregohen të kujdesshëm dhe të mos heqin dorë nga mbajtja e maskës dhe ruajtja e distancës:

“Në mjedise të mbyllura duhet domosdoshmërisht edhe mbajtja e maskave. Ndoshta nuk mund të mbahet gjatë gjithë kohës, por e këshilloj.

Situata ka qenë, është dhe do të jetë shqetësuese, por jo për të vendosur alarmin.

Shqetësuese, them sepse numrat janë në rritje, rastet në spitale dhe rastet e rënda janë shtuar dhe për fat të keq duket sikur ka dy realitete.

Institucionet duke filluar nga spitalet duhet të tregojnë përgjegjësitë e tyre. Po ashtu të merren masa në raport me maskën. Ka ardhur koha që të kontrollojmë tregun e maskave apo edhe çmimin e tyre. Dhe jo çdo lloj maske duhet vendosur në fytyrë sepse ka një rol të rëndësishëm edhe për thithjen e oksigjenit. Duhet t’i dëgjojnë këshillat për të vendosur maskën dhe jo për ta mbajtur si stoli.

Rruga kryesore e transmetimit është respiratore pra hunda, dhe në shumicën e rasteve e mbajmë zbuluar.

Maska e thjeshtë kirurgjikale mund të përdoret deri në katër orë dhe më pas duhet ta ndërrosh. Maska ka një protokoll si vendoset dhe se si hiqet, duhet të kemi kujdes sepse pjesën e jashtme nuk duhet ta prekim ose nëse e prekim duhet ta heqim dhe duart të lahen. Të gjithë kemi përgjegjësitë tona pa përjashtim.

Ky virus vijon të ketë shumë të panjohura, merret me rrugë respiratore, por nuk po sillet si i tillë. Ende mund të kemi shumë të papritura, ka një problem tjetër po kaq madhor.
Në fund të vjeshtës dhe dimrit fillojnë viruset stinore që janë po kaq të rrezikshme.

Duhet të mundësojmë së paku parandalimin e dëmeve, për fat të mirë për to kemi vaksinë, por në këtë situatë secili nga ne ka detyrë të mundësojë kufizimin për përhapjen e pandemisë. Maskat duhet të plotësojnë disa standarde të cilat i kontrollojnë institucionet”.

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Bayern-in e nderon senatori Muller, por sa vuajtje me Freiburg

Fitore me vuajtje. Bayern Munich mposht Freiburg 2-1 dhe në fund duhet të falënderojë fatin pasi miqtë goditën tranversën që mund të sillte golin...

Koronavirusi i ri në Kosovë? Dërgohen 30 mostra për verifikim në Berlin

Kosova ka dërguar 30 mostra në Berlin për të parë nëse koronavirusi i ri ka mbërritur edhe në vendin e tyre. S30 mostra të zgjedhura...

Vaksinimi kundër koronavirusit, Italia vendos rregulla të reja

Italia vendos rregulla të reja për procesin e vaksinimit kundër koronavirusit. Personat mbi moshën 80 vjeç do të rezervojnë një vend me mjekët e...

Karakaçanov: Maqedonia e Veriut, pjesa më tragjike e historisë bullgare

Zëvendëskryeministri i Bullgarisë, Krasimir Karakaçanov ka përjashtuar çdo mundësi që Sofja të heqë dorë nga kërkesat e saj në raport me Maqedoninë e Veriut,...

Foto/ Kërkesa e Rugovës për të hyrë në Shqipëri gjatë kohës së Enver Hoxhës

Ish-presidenti i Kosovës, Ibrahim Rugova kishte bërë kërkesë në prill të vitit 1980 për të hyrë në Shqipëri, ku kishte treguar se qëllimi i...