Koronavirusi shënoi viktimën e parë sot në Shqipëri.
73-vjeçarja kishte shtatë ditë që ishte shtruar në spital, ndërkohë që vetëm ditën e djeshme ajo rezultoi pozitive me koronavirus.
Gjatë kësaj kohe e moshuara ka pasur kontakt me shume mjekë, infermierë e pacientë tjerë në spital, të cilët nuk e dinin se ajo ishte e infektuar.
Sipas Neës24, pacientja ka qëndruar për disa ditë e paizoluar në spital duke qenë e ekspozuar ndaj shumë njerëzve.
Bëhet me dije se deri më tani janë marrë mostrat e 30 mjekëve dhe infermierëve të Spitalit të Durrësit. Mostrat e tyre do të dërgohen pranë Institutit të Shëndetit Publik për t’u testuar nëse dalin pozitive me koronavirus.