E diel, 1 Gusht, 2021
36.5 C
Tirana

A u shkaktua artificialisht tërmeti i madh në vitin 2011 në Japoni

Më 11 mars 2011, Japonia u godit nga tërmeti më i fortë i regjistruar ndonjëherë. Tërmeti me magnitudë 9.1 të shkallës Rihter, e kishte epiqendrën 70 kilometra në lindje të Gadishullit Oshika dhe 29 km nën det. Ai shkaktoi brenda pak minutash dallgë të fuqishme cunami, që arritën në disa vende lartësinë 40.5 metra.

Cunami goditi më tepër zonën e Sendait, duke depërtuar deri në 10 km në brendësi të tokës. Edhe pse banorët patën 8-10 minuta kohë të largoheshin drejt një vendi më të sigurt, më shumë se 19.000 prej tyre vdiqën. Tërmeti e zhvendosi ishullin Honsju me 2.4 metra më në lindje, dhe e zhvendosi aksin e Tokës me 10 cm-25 cm.

Sipas një vlerësimi të mëvonshëm, tërmeti shkatërroi tërësisht mbi 120 mijë ndërtesa, ndërsa dëmtoi gati 1 milionë të tjera. Cunami përmbyti centralin bërthamor të Fukushimas, duke shkaktuar një avari të rëndë, që shkaktoi daljen jashtë të lëndëve radioaktive. Autoritet e trajtuan si një fatkeqësi natyrore. Por teoricienët e konspiracionit, akuzuan sërish projektin amerikan HAARP, se e shkaktoi qëllimisht tërmetin.

Vetëm disa ditë para tërmetit, të dhënat e NASA-s, treguan disa anomali të çuditshme atmosferike mbi Japoni. Sipas disa ekspertëve, ngrohja e shpejtë “në dukje e pashpjegueshme” e jonosferës mbi epiqendrën e tërmetit, tregoi se HAARP mund të ketë qenë përgjegjës për tërmetin e rëndë.

Uebsajti “Natural News”, citoi deklaratën e sekretarit amerikan të Mbrojtjes, Uilliam Kohen në vitin 1997, se “disa shkencëtarë po përfshihen në një terrorizëm ekologjik, me anë të së cilit ata mund të ndryshojnë klimën, të shkaktojnë tërmete, dhe të shpërthejnë vullkane nga distanca, përmes përdorimit të valëve elektromagnetike”./TIRANA TODAY

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

SHBA sanksionon më shumë zyrtarë kubanë për shtypjen e protestave

Administrata e Presidentit Biden ka vendosur sanksione ndaj forcave policore të Kubës dhe dy udhëheqësve të saj pas protestave të fundit në vendin ishull...

Maqedonia e Veriut mund të rekomandojë dozën e tretë të vaksinës

Maqedonia e Veriut nuk e përjashton mundësinë e aplikimit të dozës së tretë të vaksinës kundër koronavirusit pasi, siç tha ministri i Shëndetësisë, Venko...

Izraeli akuzon Iranin për sulmin vdekjeprurës në cisternat e naftës

Izraeli ka akuzuar Iranin se qëndron pas një sulmi ndaj një cisternë nafte në të cilën u vranë dy anëtarë të ekuipazhit, një shtetas...

Pranoi plagjiaturën, bie popullariteti i kandidatit për kancelar në Gjermani

Kandidati potencial për të zvendësuar Kancelaren Angela Merkel, në Gjermani Armin Laschet ka kërkuar falje pasi ka përdorur plagjaturë në librin e tij. Laschet, në...

Manaj i pafat, portieri i Shtutgartit i mohon golin e radhës me Barçën (Video)

Rei Manaj e nisi nga stoli miqësoren e sotme që Barcelona luajti në Gjermani kundër rivalëve të Shtutgartit. Sulmuesi shqiptar u aktivizuar vetëm në minutën...