Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Kryesore

Video/Biznesi ngre qepenin, tregtari: Mona, çizmen prapë Ramës kur flet për ‘rrushin’

7 vjet ago
in Kryesore, Politikë, Shqipëria, Të Gjitha
Video/Biznesi ngre qepenin, tregtari: Mona, çizmen prapë Ramës kur flet për ‘rrushin’

Update/ Me sa duket protesta nga bizneset për shkak të përfshirjes në skemën e TVSH-së , ditën e sotme ka qenë e ngarkuar me tension që e cila ka sjellë dhe incidentet e para. Pjesë e incidentit është bërë dhe deputeti i LSI-së Endri Braimllari i cili në fakt ky I fundit ka dalë në mbështetje të bizneseve të vogla.

E ndërsa ka qenë i pranishëm në ambientet e një nga tregjeve ku protestohet, Braimllari duket të jetë përfshirë në një konflikt. Në fotot e shpërndara nga LSA-ja deputeti i LSI-së duket të jetë përfshirë në një konflikt verbal, por edhe përplasje.

Ndërkohë në orën 12:00 tregtarët nisën të ngrenë qepenat, ndërsa njëri prej tyre iu përgjigj Ramës për fjalimin e mbajtur pak ditë më parë në Kuvend lidhur me ngritjen e popullit.

“Unë tani do ngre qepenin se vajti ora 12:00. Solidarizohem me protestën e Shoqatës së Biznesit të vogël. Kjo është kasa jonë, e Sali Berishës dhe Edi Ramës. Falemintuam o popull! Do më vinte mirë që ajo Monika ta merrte edhe njëherë çizmen kur tha ai për popullin aty. Se populli nuk është nga ai që thotë ai, e tha për rrushin e vet ai, nuk e tha për rrushin e popullit. Populli të ngre e të ul, ka të hypmet dhe të zbritmet e veta. Prandaj bëjini të fala atij se ka ik gjithë rinia nga Shqipëria”, tha tregtari.

 

11:40

Këto pamje që shikoni përcjellin situatën në Tregun Ushqimor në Kombinat. Të gjitha dyqanet janë mbyllur për 1 orë. Protesta e tyre është mbështetur edhe nga deputetë të Partisë Demokratike, të cilët kanë dalë në terren.

Deputetja demokrate Jorida Tabaku, thotë se do të qëndrojnë në krah të biznesit të vogël, dhe ka akuzuar Qeverinë se po rrit taksat.

“Një qeveri që dhunon sipërmarrjen përmes taksave të larta nuk është më një qeveri e shumicës së qytetarëve, por e një pakice që përpiqet të imponohet me dhunë. Sot jemi në krahun e atyre që vendosin lirinë e tyre dhe të sipërmarrjes së lirë mbi dhunën arbitrare të një pushteti gati diktatorial”, thotë deputetja Tabaku.

Bizneset të tjera janë mbyllur edhe tek tregu elektrik, tregu çam si dhe në qytete të tjera të vendit. Duke folur për mediat, tregtarët thonë se kostot shtesë që u janë vendosur, rrezikojnë t’i çojnë drejt falimentit.

Protestës i janë bashkuar tregtarët e të gjithë tregjeve në Tiranë si dhe në Elbasan, Fier, Berat e Shkodër.

“Shteti po e shtrëngon sa më shumë. Po ia pi gjakun tregtisë. Asgjë nuk po formalizohet, por po falimenton çdo gjë. Ne vetëm nxjerrim lek, derisa tani do të dorëzojmë çdo gjë. Se nuk mundemi. Që kur ka hyrë 15 janari, ne po e mbyllim dyqanin me minus”, deklaroi një protestues.

“Nuk mund të kalojë biznesi i vogël me TVSH. Njerëzit nuk kanë bukë të hanë. Ne na duhet tani një ekspert kontabël dhe në mënyrë shoqërore më tha do të të kërkoj 30 mijë lekë. por ekspertët e tjerë kërkojnë minimalisht 50 mijë lekë për deklarimin e TVSH-së”, deklaroi një tjetër tregtare.

11:15

Kryedemokrati Lulzim Basha i cili bashkë me deputetët e PD-së i janë bashkuar protestë së biznesit të vogël, ka postuar në video në “Facebook”, ku shkruan: Po ndodh: Biznesi i vogël në protestë!
Tregu ushqimor në Tiranë.

Ndërsa në video dëgjohet zëri i një qytetari ku thotë se: Do t’ia çoj xhaxhi Edi Ramës. Ja ta shikojë ministri Arben Ahmetaj se çfarë ndodh në tregun ushqimorë. Gjithçka është paralizuar.

11:11

Bizneset kanë nisur të ulin qepenat për 60 minuta siç edhe kishin premtuar në shenjë proteste kundër qeverisë për vendimin për të ulur pragun e deklarimit te TVSH-se nga 5 milionë në 2 milionë lekë.

Partia Demokratike është në krah të biznesit dhe deputetet demokrate janë shpërndare nëpër bizneset e vogla.

Mësohet se kreu i demokrateve Lulzim Basha do të jetë me biznesmenët e tregut të Medresesë gjatë protestës.

Kreu i opozitës, Lulzim Basha, zhvilloi takime me përfaqësuesit e biznesit të vogël dhe më pas mblodhi kryesinë dhe Grupin Parlamentar të PD-së, ku edhe u vendos qëndrimi që PD do të mbaj në këto protesta.

08:44

Biznesi i vogël dhe i mesëm do të uli ditën e sotme qepenat në shenje proteste  kundër skemës së TVSH-së. Bëhet e ditur se bizneset do të protestojnë në disa zona, duke nisur nga tregu çam, medreseja, tregu elektrik, tregu elektrik, tregu ushqimorë, dyqanet tek rruga e Durrësit dhe e Kavajës.

Kjo ka qenë dhe tema e diskutimit në mbledhjen e djeshme të grupit parlamentar të PD-së.

“Qytetarët mendojnë se presioni duhet zgjeruar, sepse ka patur impakt të madh pas protestës së të enjtes.”, mësohet të jetë shprehur Basha në mbledhje. Ndërkohë, mësohet po ashtu se në vazhdën e protestave, është menduar që brenda kësaj jave të këtë bllokim rrugësh në kryeqytet. TIRANA TODAY

Tags: "pushtojnë"“kryeqytetin”biznesetbiznesideputetetmbyllinnisPD-sëprotestaprotestatqepenatsotterrentregjetvogëlzbarkojnë

TË LIDHURA

Një i vdekur dhe 3 të plagosur në aksidentin Milot-Thumanë; identifikohen personat
Aktualitet

Një i vdekur dhe 3 të plagosur në aksidentin Milot-Thumanë; identifikohen personat

22:59 | 12/06/2025
Rrëzohet në banesë 43-vjeçari në Pogradec, humb jetën në vend
Aktualitet

Rrëzohet në banesë 43-vjeçari në Pogradec, humb jetën në vend

22:57 | 12/06/2025
Apeli në Tiranë liron Jeton Dervishin, rrëzon ekstradimin në Serbi
Aktualitet

Apeli në Tiranë liron Jeton Dervishin, rrëzon ekstradimin në Serbi

22:54 | 12/06/2025
Next Post
“Gafa dhe flirtet e turpshme të Kryemadhit me Veliajn, ngrenë dyshimin që…”

“Gafa dhe flirtet e turpshme të Kryemadhit me Veliajn, ngrenë dyshimin që...”

Video/Fliste për zerim të taksës, si i mashtroi Rama tregtarët

Video/Fliste për zerim të taksës, si i mashtroi Rama tregtarët

Masakrat në kampin e Tepelenës, dëshmitarja: Vdekje fëmijësh, rënkime dhe lutje pa fund, por…

Masakrat në kampin e Tepelenës, dëshmitarja: Vdekje fëmijësh, rënkime dhe lutje pa fund, por...

JU REKOMANDOJMË

Tragjedi: Foshnje dhe grua të pajeta, trupa të braktisur në shkurre!

Tragjedi: Foshnje dhe grua të pajeta, trupa të braktisur në shkurre!

22:29 | 07/06/2025
Radari kapi rrugën e avionit para tragjedisë, piloti arriti të thoshte vetëm një gjë

Radari kapi rrugën e avionit para tragjedisë, piloti arriti të thoshte vetëm një gjë

13:54 | 12/06/2025
Përbërësi që largon gjarpërinjtë më shpejt se çdo gjë tjetër

Përbërësi që largon gjarpërinjtë më shpejt se çdo gjë tjetër

15:02 | 11/06/2025
Valeri i Big Brother vjen plot surpriza, firmos kontratë me spektaklin e njohur

Valeri i Big Brother vjen plot surpriza, firmos kontratë me spektaklin e njohur

15:27 | 21/06/2019




TË FUNDIT

Shpërthen një nga vullkanet më aktivë në botë në mbi 100 metra në lartësi
Bota

Shpërthen një nga vullkanet më aktivë në botë në mbi 100 metra në lartësi

by mirseda
23:03 | 12/06/2025
0

Një nga vullkanet më aktivë në botë, Kilauea, ka rifilluar me intensitet të lartë aktivitetin e tij...

Një i vdekur dhe 3 të plagosur në aksidentin Milot-Thumanë; identifikohen personat

Një i vdekur dhe 3 të plagosur në aksidentin Milot-Thumanë; identifikohen personat

22:59 | 12/06/2025
Rrëzohet në banesë 43-vjeçari në Pogradec, humb jetën në vend

Rrëzohet në banesë 43-vjeçari në Pogradec, humb jetën në vend

22:57 | 12/06/2025
Apeli në Tiranë liron Jeton Dervishin, rrëzon ekstradimin në Serbi

Apeli në Tiranë liron Jeton Dervishin, rrëzon ekstradimin në Serbi

22:54 | 12/06/2025
Gjesti nuk i reziston Kaderit, “shpërthejnë” fansat!

Gjesti nuk i reziston Kaderit, “shpërthejnë” fansat!

22:17 | 12/06/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : redaksia@tiranatoday.com

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : redaksia@tiranatoday.com

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com