pusulabet girişcasibomcasibomgrandpashabet girişgrandpashabet girişGrandPashaBet Şikayetcratosroyalbet kesintisiz giriştaraftarium24royalbetjustin tvrestbetdeneme bonusujustin tvdeneme bonusujustin tvtaraftarium24taraftarium24extrabetmatadorbetcasibommarsbahisimajbetmatbet girişbetgitcasibombetgitbetgitcasibombetciopusulabet girişbetplayholiganbetbetpuan girişbetpuansonbahis girişamgbahisjojobet girişcasinoroyalcashwin girişbetpuantambet girişcasinomilyonbetbey girişsuperbetingameofbet girişcratosroyalbetradissonbet girişholiganbetmarsbahis girişmatbet girişmarsbahisbettiltmatadorbetsekabet girişpusulabet girişbetplaycasinoroyalbetsalvadorpalacebet1winbetgitgameofbetradissonbetcratosroyalbetgrandpashabetimajbet girişromabetbetcioonwincasibomcasibom girişgrandpashabettipobetgates of olympusligobetsezarcasinosezarcasino girişsezarcasinosezarcasino girişcasibomcasinowonjojobetibizabetbahiscomjojobetcashwin girişhititbettambet güncel girişbetbey güncel girişgameofbet güncel girişradissonbet güncel girişgrandpashabet güncel girişcasibomcratosroyalbetbetplayjojobet girişPusulabetPusulabetHoliganbetgrandpashabet girişholiganbet girişjojobetjojobet girişjojobet girişgrandpashabetcasibom girişjojobetgrandpashabet girişkralbet
Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Kryesore

“Gafa dhe flirtet e turpshme të Kryemadhit me Veliajn, ngrenë dyshimin që…”

8 vjet ago
in Kryesore, Politikë, Shqipëria, Të Gjitha

“Flirtimi i turpshëm me Erion Velinë, i përsëritur nga Kryemadhi, është rasti më flagrant që ngre dyshime për sinqeritetin opozitar të partisë së saj”. Kështu shkruan në një analizë  të botuar në Lapsi.al, analisti Andi Bushati, teksa komenton qëndrimin dhe deklaratat me teë fundit të kryetares së LSI-se, për kreun e Bashkisë së Tiranës, Erjon Veliaj.

Andi BUSHATI

Monika Kryemadhi ka përsëritur brenda pak javëve të njëjtin qëndrim, të padenjë për një opozitare, kur i është dashur të përgjigjet për Erion Velinë. Në “5 pyetje nga Babaramo” ajo i ka qarë hallin kreut aktual të bashkisë se Rama po kërkon t’ia fusë, se ai nuk e duron dot suksesin e “lalit” në Tiranë, se ai nuk do e kandidojë më për postin aq të lakmuar në krye të bashkisë më të pasur të vendit.

Çdo dëgjues opozitar, që do të refuzonte t’i interpretonte këto deklarata si diversione banale të denja për politikën e fillim viteve ’90, me siguri që do t’i bënte pyetjen vetes: po çfarë e keqeje na gjen nëse Veliaj largohet?

A do të ishte një humbje e madhe për kryeqytetasit nëse njeriu që akuzohet se manipuloi dosjen e vdekjes së Ardit Gjoklajt, njeriu që ka dorë direkt në mbylljen e emisioneve investigative, njeriu që ka blerë pjesën më të madhe të mediave vendase, njeriu që ka dhënë 200 leje ndërtimi ndërkohë kur dihet se çfarë premtoi, njeriu që i ka vjedhur këshilltarët edhe vetë LSI-së, nuk do të kishte një mandat të dytë?

Së paku opozitarët nuk duhet të kishin dilema për këtë.

Por, Monika Kryemadhi e bëri, dhe kjo nuk është një rastësi. Fakti se ajo iu shmang pyetjes për mbajtjen me hatër që LSI po i bën Veliajt, nuk ka të bëjë as me amatorizëm politik, as me provokime të rëndomta brenda shumicës.

Sepse kjo nuk është “gafa” e parë e kryetares së partisë së Ilir Metës. Edhe në “Real Story” të Sokol Ballës, ajo u shpreh se kalemendej 50% me 50% për të mbështetur një kandidim të ri të Veliajt në Tiranë.

Menjëherë pas saj, në të njëjtin emision u shfaq dhe kryebashkiaku i cili s’gjeti përgjigje më të mirë për të dhënë sesa të thotë me të drejtë: “medoni sa vlerë ka puna ime, sa edhe opozita është e gatshme të më mbështesë”.

Dhe pas kësaj shfaqeje gjithësecili ka të drejtë të pyesë: pse po luhet ky teatër? Çfarë na intereson më shumë, kulisat që Rama apo Veliaj kurdisin ndaj njëri- tjetrit, apo një qëndrim konseguent dhe parimor ndaj të dyve? Çfarë i volit më tepër publikut, një diversion vulgar për të krijuar të çara mes tyre, apo denoncimi i të vërtetës lakuriq?

Si bëhet më e besueshme një opozitë: duke na treguar shembujt se Rama dhe Veliaj duhen ndëshkuar po njësoj (tek shkatërrimi i Tiranës, tek prishja e teatrit, tek stadiumi me kullë, tek lejet për grataçelat, tek lehtësimi fiskal për disa klientë të të dyve, tek inceneratorët e djegies së plehrave), apo duke i fryrë fabulës së shpikur të rivalitetit mes tyre?

Natyrisht edhe në LSI e kanë përgjigjen për këto dilema. Edhe aty e dinë se një opozitë reale, e besueshme dhe e vërtetë fiton më shumë pikë sesa ajo që përpiqet të luajë në kulisa.

Por, flirtimi i turpshëm me Erion Velinë, i përsëritur nga Kryemadhi, është rasti më flagrant që ngre dyshime për sinqeritetin opozitar të partisë së saj. Ky ambiguitet i turpshëm tregon dy gjëra: ose se pavarësisht çizmeve, fjalorit dhe përbetimeve për djegien e shtëpisë së Surrelit, ajo nuk beson tek një opozitë ballore, ose, në të kundërt, ajo ka ende nostalgji për kohën e tepsisë dhe për këtë arsye vazhdon të koketojë me segmente të rëndësishme të qeverisjes.

Tags: dyshimflirtetgafaKryemadhitngrenëturpshmeVeliajn

TË LIDHURA

Aktualitet

Mbahet seanca e radhës ndaj Veliajt

10:28 | 16/06/2026
Aktualitet

Koçiu: Shqipëria lidere rajonale për stabilitetin e çmimeve, inflacioni 2,8%

09:44 | 16/06/2026
Aktualitet

Zbulohet banesa e kthyer në qendër prostitucioni në Fier, arrestohen dy shtetase kolumbiane

09:27 | 16/06/2026
Next Post

Video/Fliste për zerim të taksës, si i mashtroi Rama tregtarët

Masakrat në kampin e Tepelenës, dëshmitarja: Vdekje fëmijësh, rënkime dhe lutje pa fund, por...

Aksident me vdekje në Kamëz, e moshuara humb jetën







JU REKOMANDOJMË

Tunisia's French head coach Sabri Lamouchi during the 2026 World Cup Group F football match between Sweden and Tunisia at the Monterrey Stadium in Guadalupe on June 14, 2026.  (Photo by Julio Cesar AGUILAR / AFP)

Humbja në ndeshjen e parë të Botërorit, shkarkohet trajneri

16:47 | 15/06/2026

E rëndë në Maliq! Ndërron jetë në banesë 14-vjeçari

14:51 | 12/06/2026

Në pritje të ëmbël për herë të dytë, Dafina zbulon gjininë e bebit përmes Daskanit

20:27 | 10/06/2026

Zhdukja misterioze e Eglant Koçit, zbardhet dëshmia a përkrahësit të autorit: Shakaj më tha ….

13:38 | 10/06/2026




TË FUNDIT

Aktualitet

Mbahet seanca e radhës ndaj Veliajt

by mirseda
10:28 | 16/06/2026
0

Këtë të martë, 16 qershor, mbahet seanca e radhës ndaj kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj. Avokati mbrojtës...

Koçiu: Shqipëria lidere rajonale për stabilitetin e çmimeve, inflacioni 2,8%

09:44 | 16/06/2026

Zbulohet banesa e kthyer në qendër prostitucioni në Fier, arrestohen dy shtetase kolumbiane

09:27 | 16/06/2026

Teori konspirative apo e vërtetë e hidhur? Dita kur u dyshua se Brazili “shiti” finalen e Botërorit!

09:23 | 16/06/2026

Kallas kërkon nga Komisioni opsione për ndalimin e produkteve nga vendbanimet në Bregun Perëndimor

09:18 | 16/06/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com