Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Kryesore

VIDEO/ Shqiptarët patriotë në Nëntor, “tradhtarë” gjatë vitit

8 vjet ago
in Kryesore, Shqipëria, Të Gjitha, TT, Video Galeri

Me flamuj në duar, bluzat kuq e zi, është kjo koha kur më shumë se çdo periudhë tjetër të vitit, shqiptarët ‘dynden’ në rrugë për të treguar dashurinë për atdheun. Edhe pse dita e sotme nisi me urimet e politikanëve dhe aktivitetet e ndryshme organizuar nga qeveria e Bashkia, në kryeqytet atmosfera për festat e Nëntorit linte pak për të dëshiruar. Këtë gjë e pohojnë qytetarët për Tirana Today.

“Do të doja të kishte më shumë flamuj nëpër Tiranë, apo edhe në ballkonet e shtëpive. Festat e Nëntorit janë të shenjta dhe të tilla duhen trajtuar. Ndërkohë kështu duket se e ngatërrojmë me Vitin e Ri.”

Një prononcim ky i thënë nga një patriot i “flakët”. Por, sa e duan realisht shqiptarët vendin e tyre? Tirana Today pyeti disa prej tyre dhe nëse do të largoheshin nga Shqipëria nëse do t’i jepej mundësia. Ku pjesa më e madhe ishin të bindur që do të iknin.

“Nëse do ta donim Shqipërinë, të gjithë do të ishin këtu. Ku janë?! Më shumë kanë ikur sesa jetojnë këtu.”

“Nuk e dua aq shumë Shqipërinë sa për të qëndruar. Nëse do të më jepej mundësia për të ikur, sigurisht që do të ikja.”

“Të gjithë e duan Shqipërinë. Por, nëse do më jepej mundësia që të largohesha, do të ikja pa asnjë mëdyshje.”

“Nuk mendoj që shqiptarët janë patriotë. Unë jam nga Kosova dhe ne ju duam më shumë juve, sesa ju neve.”

Ndërkohë, të tjerë qytetarë shtyrë edhe nga fryma e festave të Pavarësisë dhe Çlirimit, u shprehën të bindur se nuk do të iknin nga vendi. Madje ata që largohen janë tradhtarë.

“Shqiptari nuk duhet ta tradhtojë asnjëherë vendin e vetë. Nuk kanë pse të ikin se dhe këtu sigurisht që të ardhura ka sa të duash. Unë këtu kam jetuar gjithë jetën e ia kam dalë mbanë shumë mirë.”

“Unë e dua shumë Shqipërinë. Dhe nëse do të mundja të largohesha, do të ikja me qëllimin për të bërë sa më shumë lekë. Më pas të vija e t’i investoja këtu në Shqipëri. Unë jam e vendosur dhe do t’ia arrij këtij qëllimi.”

“Kur zgjohem në mëngjes dëgjoj himnin kombëtar, aq e dua këtë vend. Dhe nuk i kuptoj ata njerëz që duan të ikin. Apo ata të rinj të cilët nuk mundohen aspak për t’ia dalë mbanë në këtë vend.” TIRANA TODAY

Tags: Festat e NëntoritlargohenpatriotëPseudopatriotëtshqiperiashqiptaret

TË LIDHURA

Aktualitet

I akuzuar për vrasje në vitin 2020, ekstradohet nga Italia 44-vjeçari shqiptar

10:41 | 06/06/2026
Aktualitet

Rrëshqitja e dheut në Durrës/ Rriten masat e sigurisë, banorët s’lejohen të hyjnë në banesa

10:40 | 06/06/2026
Aktualitet

Me not nga Sazani drejt Nartës, mesazhi i Eva Buzos për ruajtjen e mjedisit

10:22 | 06/06/2026
Next Post

‘Çmendet’ Real Madrid, 500 milionë euro për dy yje

Protesta/ Klevis Balliu: Arrestimet me urdhër politik, për të trembur protestuesit

Greqi/ Ministri i Arsimit sulmon “Agimin e Artë”: Po injektoni nacionalizmin te fëmijët







JU REKOMANDOJMË

“Çmendet pas meje! Do të jemi shokë, unë s’dua!”, Noizy sqaron zanafillën e konfliktit me Cllevion

14:18 | 03/06/2026

Tragjedia në Shëngjin/ Ndërrojnë jetë dy të rinj pasi u morën nga dallgët, dy në gjendje të rëndë

17:37 | 03/06/2026

Djali i Biden: Kushner e Ivanka po ndërtojnë parajsë në Shqipëri, ju merreni me pikturat e mia

21:08 | 03/06/2026

Detaje nga sherri në Tiranë, zbardhet dëshmia e efektivit: Më vendosi thikën në qafë! E kapa dhe…

14:57 | 05/06/2026




TË FUNDIT

Aktualitet

I akuzuar për vrasje në vitin 2020, ekstradohet nga Italia 44-vjeçari shqiptar

by mirseda
10:41 | 06/06/2026
0

Ekstradohet nga Italia, pjesëtari i një grupi kriminal. Ai akuzohet nga GjKKO-ja, se ka bashkëpunuar me pjesëtarë...

Rrëshqitja e dheut në Durrës/ Rriten masat e sigurisë, banorët s’lejohen të hyjnë në banesa

10:40 | 06/06/2026

Teherani i përgjigjet presidentit libanez: Armiku i vërtetë është Izraeli, shpëtoni vendin tuaj

10:30 | 06/06/2026

Me not nga Sazani drejt Nartës, mesazhi i Eva Buzos për ruajtjen e mjedisit

10:22 | 06/06/2026

Mbyllet gara e pikëve për drejtorët e policisë në 4 qarqe

10:19 | 06/06/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com