Një sherr masiv ka ndodhur ditën e sotme në një restorant në Jalë.
Në videon e siguruar nga Gazeta Express, shihet sesi disa të rinj janë duke u përleshur me karrige. Mësohet se sigurimi i restorantit ka ndërhyrë për të qetësuar situatën, edhe pse duket qartazi se nuk munden ta mbajnë situatën nën kontroll.
Ndërkohë, lidhur me këtë ngjarje nuk ka pasur ende një reagim nga Policia e Shtetit.