E enjte, 21 Janar, 2021
12 C
Tirana

Përplasje e paprecedentë në Kategorinë e Parë, skuadra mike ngujohet në dhomat e zhveshjes

Një incident është shënuar në fundin e ndeshjes mes Tërbunit dhe Egnatias, në qytetin e Pukës.

Sfida ka përfunduar me rezultatin 1-1, gjë që ka çuar në pakënaqësi tek fansat e skuadrës së Tërbunit. Sipas “Panorama Sport”, në momentin e vërshëllimit të gjyqtarit, për përfundimin e sfidës futbollistët dhe drejtuesit e skuadrës së Egnatias janë sulmuar nga një tifoz dhe një polic privat. Këta të fundit janë shoqëruar në komisariat.

Rrogozhinasit janë ngujuar në dhomat e zhveshjes, ndërsa është dashur ndërhyrja e policisë për të shmangur precipitimin e dhunës. Situata ka qenë aq e agravuar sa është kërkuar edhe ndërhyrja e Forca të Ndërhyrjes së Shpejtë, nga qyteti i Shkodrës.

Ndërkohë, raportohet se ka pasur edhe përplasje mes lojtarëve dhe drejtuesve, të cilët kanë shkuar drejt dhomave të zhveshjes së skuadrës mike.

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Video/ Ronaldo shkruan historinë, Juventus fiton Superkupën e Italisë

Cristiano Ronaldo ka shkruar sonte historinë e futbollit botëror pasi u bë golashënuesi më i mirë i të gjitha kohërave pasi shënoi për Juventusin...

Bajernit i mjafton një penallti për të mbajtur kreun, Lajpcig bën detyrën

Mjaftoi një penallti në minutën e 13-të për t’i dhënë Bajernit fitoren e dytë radhazi. Robert Levandovski nuk gaboi nga pika e bardhë e...

Vetëvendosja garon në zgjedhjet e 25 prillit, nesër prezanton kandidatët e parë

Lëvizja Vetëvendosje në Tiranë do të marrë pjesë në zgjedhjet parlamentare të 25 prillit. Ditën e nesërme, më 21 janar kjo forcë politike do të...

I përqafuar me bashkëshorten, Joe Biden mbërrin në Shtëpinë e Bardhë

Joe Biden ka mbërritur në Shtëpinë e Bardhë, ku do të fillojë orët e para të punës si President i SHBA, me firmosjen e...

Çfarë duhet të dini mbi historinë e Ditës së Përurimit të presidentit amerikan

E para Ditë e Përurimit në detyrë e presidentit të Shteteve të Bashkuara, ishte 30 prilli i vitit 1789, gjatë betimit të presidentit Xhorxh...